Autor: Alberto Moravia

Alberto Pincherle, apo i njohur ndryshe me emrin e artit Alberto Moravia është një nga shkrimtarët më të shquar të Italisë dhe Europës në shekullin e XX. Ai ka lindur më 28 nëntort 1907 në Romë dhe u nda nga jeta më 27 shtator 1990, në moshën 82 vjeçare. Profesioni i tij ka qenë novelist, gazetar, dramaturg, esseist, kritik i filmit.

Romanet e tij eksploruan çështje të seksualitetit modern, tjetërsimit shoqëror dhe ekzistencializmit. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm Indiferentët, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike.

Ndër veprat e tij me të njohura përmenden, Çoçarja, Romana, Agostino, Burri qe këqyr, Mosbindja, Dashuria bashkëshortore, Përçmimi, Mërzia, Porojsa, Unë dhe ai, Jeta shpirtërore, etj.

Moravia ishte një ateist. Shkrimi i tij u shënua nga stili i tij faktik, i ftohtë, i saktë, duke përshkruar shpesh dashakeqësinë e borgjezisë. Ishte rrënjosur në traditën e narracionit të shekullit XIX, mbështetur nga vetëdija e lartë sociale dhe kulturore. Moravia besonte se shkrimtarët duhet, nëse ata do të përfaqësonin realitetin, “të marrin një pozicion moral, një qëndrim të konceptuar qartë politik, shoqëror dhe filozofik”, por edhe se, në fund të fundit, “Një shkrimtar mbijeton përkundër bindjeve të tij”. Në vitet 1959 dhe 1962 Moravia ishte president i, shoqata e shkrimtarëve në të gjithë botën “PEN International”.

Librat e Alberto Moravia janë sjellë në shqip nga disa ente botuese. Shumicën prej tyre të shqipëruara i gjeni online edhe tek Leximtari.al.

Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Indiferentet – Alberto Moravia

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 260.00 L.

Në këtë vepër të parë, Alberto Moravia na prezanton me një botë ku emocionet janë të plogëta dhe morali e ka humbur kuptimin. Përmes historisë së familjes Ardengo; Mariagracias, Karlës, Mikeles dhe Leos, Moravia eksploron boshllëkun shpirtëror, hipokrizinë dhe indiferencën e klasës së mesme italiane të viteve ’30. Një vepër e fuqishme dhe e drejtpërdrejtë që, edhe sot. vazhdon të sfidojë lexuesin me pyetje për ndërgjegjen, zgjedhjet dhe qëllimin e jetës.

Faqja tjeter e henes

(0)
1, 000.00 L

Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë.

Burri qe keqyr

(0)
800.00 L

Nje roman i jashtezakonshem, i shkruar mjeshtrisht nga Alberto Moravia qe prek temat tabu te shoqerise ne shekullin e XX qe nga ideja nese ka nje evolucion te instikteve njerezore, deri tek raportet mes brezave. Ky roman eshte shqiperuar nga Diana Kastrati dhe eshte hedhur ne qarkullim nga Shtepia Botuese Dituria

Agostino

(0)
600.00 L

Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.