Autor: Fjodor Dostojevski
Rreth autorit
Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”.
Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti.
Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”.
Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.
Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist.
Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj.
Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014).
Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al
Po shfaqen 1–24 nga 35 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Net te bardha – Pema
Një nga novelat më të bukura dhe emocionale të Fjodor Dostojevskit. Rrëfimi ndjek një ëndërrimtar të vetmuar që endet nëpër rrugët e Shën Petërburgut gjatë netëve të ndritshme të verës. Një takim i rastësishëm me Nastinkën sjell një dashuri të shkurtër, por thellësisht transformuese. Një libër shqip i përjetshëm për melankolinë, shpresën dhe iluzionet vjen tashmë dhe nga shtëpia botuese Pema.
Krim dhe ndeshkim – Pema
“Krim dhe Ndëshkim” është një nga kryeveprat më të fuqishme të Dostojevskit. I shkruar në një periudhë vështirësish financiare dhe personale për autorin, romani shënon kulmin e aftësisë së tij për të depërtuar në psikologjinë njerëzore.Kjo vepër e vendosi përfundimisht Dostojevskin ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë botërore. tashmë vjen dhe nga botimet Pema.
Idioti – Pema
Botuar në vitin 1869, kjo vepër është një nga përpjekjet më të guximshme të Dostojevskit, të vendosë një njeri thellësisht të mirë, të pastër në zemër, në një shoqëri të korruptuar, krenare dhe të etur për pushtet. Vjen tashmë dhe nga shtëpia botuese Pema.
Net te bardha – Living
Novela më e lexuar e Fjodor Dostojevskit dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore vjen me një tjetër botim nën shqipërimin e Astrit Hykës dhe hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Living.
Vellezerit Karamazove 2 – Uegen
Vëllezërit Karamazov është një nga kryeveprat e letërsisë botërore në të cilën Fjodor Dostojevski analizon në mënyrë të thelluar tipologji dhe karaktere njerëzore. Personazhet e tij janë njerëz që secili prej nesh mund t’i takojë në jetën e përditshme. Ky roman ka dy vëllime dhe është sjellë në shqip nga Jorgji Doksani. Ky është vëllimi i dytë.
Shenime nga shtepia e te vdekurve – Fjodor Dostojevski
Shënime nga shtëpia e të vdekurve është një roman gjysmë-autobiografik e njëkohësisht një nga më tronditësit të Dostojevskit, i krijuar nga përvoja e tij personale në burgun e Siberisë, në të cilin vetë autori kaloi katër vjet, por librin arriti ta përfundonte gjashtë vjet pas lirimit dhe u botua në vitin 1861–1862.
Vjen i përkthyer në shqip nga Jorgji Doksani.
Novela te zgjedhura – Fjodor Dostojevski
“Novela të zgjedhura” përmbledh disa nga krijimet e prozës së shkurtër të Dostojevskit të cilat kanë në qendër njeriun e vetmuar që përballet me luftën e brendshme shpirtërore duke na ndërtuar një tablo të fuqishme të shpirtit njerëzor. Novelat janë sjellë në shqip nga përkthimi mjeshtëror i Jorgjo Doksani.
Njerez te varfer
Romani i parë dhe debutimi i jashtëzakonshëm letrar i gjeniut rus, Fjodor Dostojevski, që tronditi kritikën e kohës dhe e ngriti atë menjëherë në panteonin e letërsisë botërore. E ndërtuar në formën e një letërkëmbimi intim, kjo vepër prekëse zbulon jetën, vuajtjet dhe dinjitetin e pamasë të atyre që mbijetojnë në skajet e shoqërisë. Një portretizim thellësisht human dhe një histori dashurie e sakrifice të heshtur që nuk do t’ju lërë indiferentë. Zbuloni fillimet e një prej mendjeve më të ndritura të njerëzimit, ekskluzivisht në Leximtari.
Net te bardha – HC -Uegen
“Net të bardha” është një novelë thellësisht emocionale, ku Dostojevski rrëfen historinë e një të riu ëndërrimtar që endet i vetmuar në netët e ndritshme të Shën Petersburgut dhe përjeton një dashuri të shkurtër, por transformuese.
Botuar nga Uegen dhe përkthyer nga Jorgji Doksani, ky botim ruan thellësinë psikologjike të autorit.
Kumarxhiu – HC – Uegen
“Kumarxhiu” është një nga përshkrimet më të sakta letrare të varësisë, duke e paraqitur atë si një proces të thellë psikologjik, ku tensioni i pritjes, iluzioni i kontrollit, euforia e fitimit dhe dëshpërimi i humbjes krijojnë një cikël të rrezikshëm që e shtyn personazhin të luajë jo thjesht për para, por për ndjesinë e fuqisë dhe për të mbushur boshllëkun e tij të brendshëm.
Endrra e xhaxhait
Një nga veprat më satirike dhe komike të gjeniut rus, Fjodor Dostojevski, që shkëputet nga tragjeditë e tij të thella psikologjike për të na sjellë një pamje brilante të jetës provinciale. Kjo novelë klasike portretizon me mjeshtëri ambicien, thashethemet dhe manipulimet e një nëne të etur për status, e cila thur një plan absurd për të martuar vajzën e saj me një princ të moshuar e të pasur. Një kritikë e mprehtë shoqërore, plot humor dhe ironi therëse. Zbuloni këtë anë krejt të panjohur të mjeshtrit rus ekskluzivisht në Leximtari.
Djajte
I konsideruar si një nga veprat më thellësisht politike dhe profetike të Fjodor Dostojevskit, ky roman klasik i vitit 1872 trajton rrezikun e frikshëm të fanatizmit ideologjik. I frymëzuar nga ngjarje të vërteta tronditëse në Rusi, ku radikalizmi çoi në gjakderdhje të pakuptimtë, autori zbërthen me mjeshtëri anatominë e terrorit dhe manipulimit masiv. Një libër shqip thelbësor që analizon se si idetë revolucionare, kur humbasin busullën morale, mund të kthehen në një forcë shkatërruese për mbarë shoqërinë. Zbuloni këtë paralajmërim të përjetshëm ekskluzivisht në Leximtari.
Adoleshenti
I botuar në vitin 1875, ky është një nga romanet më të rëndësishme për të kuptuar zhvillimin psikologjik dhe filozofik të Fjodor Dostojevskit. Kjo vepër përfaqëson rrëfimin më të drejtpërdrejtë dhe intim të mjeshtrit rus mbi formimin e vetes, krizën e identitetit dhe kalimin e vështirë drejt moshës madhore. Një libër shqip thelbësor për çdo lexues që kërkon të eksplorojë labirintet e rritjes, zhgënjimet e rinisë dhe përplasjen e gjeneratave. Zbuloni këtë klasik të letërsisë botërore ekskluzivisht në Leximtari.
Krim dhe ndeshkim – HC-Uegen
Botuar në vitin 1866, “Krim dhe Ndëshkim” është një nga kryeveprat më të fuqishme të Dostojevskit. I shkruar në një periudhë vështirësish financiare dhe personale për autorin, romani shënon kulmin e aftësisë së tij për të depërtuar në psikologjinë njerëzore.Kjo vepër e vendosi përfundimisht Dostojevskin ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë botërore.
Idioti – UEGEN
Botuar në vitin 1869, kjo vepër është një nga përpjekjet më të guximshme të Dostojevskit, të vendosë një njeri thellësisht të mirë, të pastër në zemër, në një shoqëri të korruptuar, krenare dhe të etur për pushtet. Këtë kryevepër e sjell në shqip Jorgji Doksani.
Jete ne vetmi
E njohur gjithashtu me titullin “Kujtime nga Nëndheu”, kjo është një nga veprat më të njohura të shkrimtarit rus, e cila shquhet për pasqyrimin e thellë të natyrës njerëzore. Fjodor Dostojevski analizon me pamëshirshmëri përballjet e brendshme të individit me botën dhe vetveten. Ky libër shqip, i publikuar nga shtëpia botuese Uegen, përbën një histori të mbushur me thellësi psikologjike dhe dilema morale që nuk mund t’i shpëtoni. Zbuloni këtë monolog gjenial ekskluzivisht në Leximtari.
Netocka Nezvanova – Uegen
“Netoçka Nezvanova” është një nga veprat më të veçanta të Dostojevskit, e botuar fillimisht në vitin 1849. Romani mbeti i papërfunduar për shkak të arrestimit dhe internimit të autorit në Siberi. Pikërisht kjo e bën tekstin edhe më intriguese është një vepër që ndalet në mes të rrugës, por që megjithatë përmban thellësi të jashtëzakonshme psikologjike.