Autor: Ismail Kadare

Ismail Kadare ka lindur më 28 janar 1938 në Gjirokastër. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë dhe një nga figurat më të mëdha të letërsisë bashkëkohore. Me romanet, tregimet dhe poezinë e tij, ai ka bërë që historia, mitet dhe realiteti shqiptar të njihen gjerësisht përmes artit të fjalës. Kadare është i njohur për stilin e fuqishëm, gjuhën e pasur dhe aftësinë për të përzier të shkuarën me të tashmen, duke shndërruar përvojën shqiptare në një univers letrar me vlerë botërore.
Vepra të tilla si Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur apo Prilli i thyer kanë hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe lexohen sot në dhjetëra gjuhë. Përmes tyre, Kadare na fton të reflektojmë mbi historinë, pushtetin, lirinë dhe fatin e njeriut.
I nderuar me çmime ndërkombëtare si Booker Prize, Servantes, dhe i përmendur shpesh si kandidat për Nobelin në Letërsi, ai mbetet një autor që i jep lexuesit kënaqësi estetike dhe mendim të thellë.
Librat e tij janë një thesar i domosdoshëm për këdo që kërkon të njohë më mirë Shqipërinë dhe universin njerëzor në tërësi.
Kadare u nda nga jeta në vitin 2024, duke na lënë pas një trashëgimi të madhe letrare, gjuhesore dhe kulturore.
Veprat e Kadaresë i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Po shfaqen 1–24 nga 26 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave