Autor: Khaled Hosseini

Autori i bestsellerit absolit, Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini ka lindur më Kabul 1965 në Afganistan. Më 1970 familja Hosseini u zhvendos në Iran ku i ati punoi për ambasadën afgane në Teheran. Më 1973 familja Hosseini u kthye në Kabul.

Në vitin 1980, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, familja kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në San Hose të Kalifornisë.

Hosseini kreu shkollën e mesme të San Hose më 1984 dhe u regjistrua në Universitetin Santa Clara ku mori diplomë në biologji më 1988. Një vit më vonë ai hyri në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ku u diplomua si mjek në vitin 1993. Ai ushtroi profesionin e mjekut për dhjetë vjet, deri një vit e gjysmë pas publikimit të librit Gjuetari i balonave.

Vepra e këtij autori ka ardhur në gjuhën shqipe edhe përmes përkthimeve të Oriana Tamburit, me veprat: Gjuetari i balonave, Një mijë diej vezullues, Dhe malet oshëtinë dhe Lutje detit.

Hosseini shërben aktualisht si i Dërguar i Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ai ka punuar për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin që nga viti 2007. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me bashkëshorten e tij Roya dhe dy fëmijët e tyre, (Haris dhe Farah).

Librat e Khaled Hosseinit janë botuar nga OMSCA-1 dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Gjuetari i balonave

(1)
1, 000.00 L

Një histori e paharrueshme për miqësinë, tradhtinë dhe çmimin e lartë të shpagimit. Autori na transporton nga Kabuli i viteve ’70 drejt Amerikës së sotme, përmes rrëfimit të Amirit dhe Hassanit. Një libër shqip që ka prekur zemrat e miliona njerëzve, tashmë i disponueshëm online.

Dhe malet oshtine

(1)
1, 000.00 L

Pas suksesit global me “Gjuetari i balonave” dhe “Një mijë diej vezullues“, Khaled Hosseini rikthehet me një rrëfim edhe më ambicioz. Një baba detyrohet të marrë një vendim zemërthyes që ndan dy fëmijë dhe jehon përmes brezave, nga Kabuli në Paris e San Francisko.

Një mijë diej vezullues

(1)
1, 000.00 L

Një kronikë e jashtëzakonshme e tridhjetë viteve histori afgane, parë përmes syve të dy grave të paharrueshme: Mariamit dhe Lailës. Khaled Hosseini thur një rrëfim për dhunën, frikën, por mbi të gjitha për forcën e pashtershme të dashurisë dhe shpresës.