Autor: Lars Kepler

Lars Kepler është pseudonimi i çiftit bashkëshortor të vlerësuar nga kritika për romanet e tyre të zhanrit mister dhe thriller, Alexandra Coelho Ahndoril dhe Alexander Ahndoril. Seria e tyre Joona Linna, bestseller ndërkombëtar numër Një, është shitur në mbi njëzet milionë kopje dhe është përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme të botës.

Ahndorilët ishin të dy shkrimtarë të njohur përpara se të merrnin pseudonimin Lars Kepler, dhe secili prej tyre ka botuar disa romane të vlerësuara nga kritika.

Emri i Lars Kepler vjen nga kombinimi i një shkrimtari si Stieg Larson dhe shkenctari gjerman si Johannes Kepler. Ata jetojnë në Stokholm, Suedi.

Romanet e Lars Kepler janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave