Autor: Rudina Cupi
Rreth autorit
Rudina Çupi është shkrimtare, redaktore, përkthyese e mësuese, me një veprimtari të pasur profesionale e krijuese. Ajo ka përvojë të gjatë në redaktim në bashkëpunimet me disa prej shtëpive botuese kryesore, si “Albas”, “Botart”, “Ideart”, “Dudaj”, “Argeta”, “Agstudio”, “Magjia e librit” etj. Botime të shumta mbajnë emrin e saj si autore e disa librave metodikë, poetikë dhe e librave didaktiko-letrarë për fëmijë, si dhe si përkthyese.
Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, si për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë. Ajo është autore dhe bashkëautore e më shumë se 20 librave për dëmijë.
Aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistën “Mehr Licht”, “Poeteka”, në gazetat “Shqiptarja.com”, “Mapo”, “Exlibris” etj., dhe po ashtu edhe në medien vizive.
Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, shkolla, parqe apo qendra të studimit pashkolle në disa qytete të Shqipërisë dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë. Themelimi dhe mbarëvajtja e shtëpisë së botimit PUPËZ është ëndrra e saj e re.
Po shfaqen 1–24 nga 35 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Ragi dhe muzika e pyllit
“Ragi dhe muzika e pyllit”, një histori për pasionin, miqësinë dhe harmoninë. Ky është libri i dytë i Andreit, pas rrëfenjës “Përbindëshi misterioz i Havait”, paçka se ai sot është veçse 9 vjeç. I pasionuar pas leximit, me natyrë kureshtare dhe imagjinatë të zhvilluar, i pëlqen të shkruajë rrëfime bazuar te dashuria për kafshët, natyra dhe shkenca. Suksese, Andrei!
Macoku dhe Blloku
“Maçoku dhe Blloku” (të sjellë edhe në gjuhën angleze si “Sir Meowsalot and the Block”) është një histori argëtuese, rimore dhe plot humor për Maçokun Çoku — një mustaqemadh simpatik nga Blloku, i cili nis një luftë të çmendur ushqimore me pronarin e tij, zotin Genc, pasi gjen një qime në gjellë. Një përrallë e mrekullueshme për fëmijë që tregon se nga luftërat dhe grindjet nuk vjen kurrë asgjë e mirë. Zbuloni këtë libër plot ngjyra dhe mësime, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Loja ne kohen e lire 4 – Shkronja dhe fjale
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Loja ne kohen e lire 3 – Numra dhe veprime
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Loja ne kohen e lire 2 – Vija dhe forma
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Lojera per kohen e lire 1– Prerje e ngjitje
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Doemos
Libri Doemos eshte nje rikthim tek poezia per Rudina Cupin e cila tashme eshte nje nga emrat me te spikatur te letersise per femije. Me nje pervoje te gjate ne fushen e perkthimit, redaktimit, por edhe si autore, ne permbledhjen poetike Rudina sjell nje reflektim te thelle per boten, permes nje gjuhe te spikatur, nje nivel te larte te teknikave poetike, por edhe te ideve dhe reflektimeve per boten qe na rrethon
Bukuroshja e fjetur – Pupez
Ky libër i serisë “Shkrimi Krijues” është i pajisur me shpjegime udhëzuese për të ushtruar mendimin kritik, për të zhvilluar këndvështrimin krijues dhe për të nxitur kureshtjen. Mendimi kritik të bën unik. Sa më shumë ushtrohesh, aq më shumë zgjuarsohesh.