Autor: Soraya Lane

Soraya Lane eshte autorja e njohur ne te gjithe boten, por edhe nga lexuesit ne Shqiperi me serine Bija e humbur, ose Bijat e Shtepise Houp.

Si fëmijë, Soraya ëndërronte të bëhej autore, duke rikrijuar llojin e historive që i lexonte me etje ditë e natë. Kaluan shumë vite dhe sot Soraya po jeton ëndrrën e saj. Ajo punon si autore me kohë të plotë dhe shkruan çdo ditë, krahas “punës” tjetër si nënë. Soraya e përshkruan të qenët autore si “karriera më e bukur në botë” dhe shpreson të vazhdojë të shkruajë për shumë vite të tjera.

Soraya e pëlqen të kalojë ditët duke krijuar personazhe për romanet e saj, ndërsa shtëpia e saj është një burim i vazhdueshëm frymëzimi. Ajo jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në një fermë të vogël në Zelandën e Re, e rrethuar nga kafshë, me një zyrë që sheh nga një fushë ku kuajt e tyre kullosin.

Romanet historike të Sorayës mbi Luftën e Dytë Botërore, të botuara nga Lake Union, janë shitur në mbi 1 milion kopje në mbarë botën, ndërsa seria e saj ndërkombëtare bestseller “Bijat e humbura” është përkthyer në 22 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, dhe ka debutuar në listën gjermane të bestsellerëve Spiegel, në Dutch Bestseller dhe në listën norvegjeze të librave paperback. Tre romanet e para të serisë janë shitur tashmë në mbi 500,000 kopje në mbarë botën. Librat Bija italiane, Bija kubane dhe Bija e ishullit jane botuar nga Dituria ne shqip dhe gjenden edhe tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 4 përfundimetRenditur sipas më të rejave