Autor: Stefan Cvajg
Rreth autorit
Stefan Cvajg ( Stefan Zwig ) është rrëfimtar dhe biograf i shquar i shekullit të XX, ku spikati me fuqinë e tij për të sonduar psikikën njerëzore, sidomos përmes zhanrit të novelës.
Stefan Cvajg lindi në Vjenë, në vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letërsie, ndërsa në vitin 1904 mbaroi doktoratën per filozofi dhe arte te bukura ne Universitetin e Vjenës. Shkroi novela dhe tregime, si edhe shume biografi te figurave te njohura te historise boterore, nder te cilat me e famshmja eshte biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshes Mari Antuanete. Ato qe e bene te famshem ne mbare boten ishin novelat, te cilat me psikologjine e tyre depertojne vazhdimisht ne karaktere te shumta lexuesish.
Krijimtaria e Stefan Cvajgut është e larmishme, plot ngjyresa dhe trajtesa të njëmendta, përplot ndjesi dhe mëtim joshëse. Në galerinë e kumteve, novelat dhe tregimet, kjo narrativ e mëshimit nëpër ëndjet dhe pasionet e kohës, zënë një vend të konsiderueshëm dhe mbartin një vlerë, ndoshta vetmitare në kryerendjen për nga naltësitë etiko-estetike, botëkuptimore dhe kunguese.
Në një plan tërësisht historik “Bota e djeshme” (libri i tij i fundit, një lloj autobiografi) është Vjena dhe Europa më 1914-n, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset fillimore, atje ku ai endi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i shpërthimeve të përhershme dhe të përgjithmonshme deri në të mbyllë të syve. Pati miqësi me personalitete të shquara të letrave dhe mendimit europian të Shekullit të XX, si Frojdi, Rilke dhe Valeri, të cilët lanë gjurmë dhe plazmuan më me ngulm në brendinë e tij atë vetvete që hallakatej mes dyshimesh.
Jeta e Cvajgut nuk është ajo e një bohemi andrallash dhe qëmtesash gëluese, dritash dhe vezullimesh; përkundrazi, në mes dhe brenda dy luftërave botërore, ai u përndoq nga fantazma e terratisjeve që ngërthyen lirinë, për të cilën vetëm sa dëshiroi. Fati nuk luan vetëm në anën e tij. Ironia pothuaj sa ceket në ngadhënjimin mbi veten dhe të atypëratyshmen. Drama nuk përdoret kurrë deri në fund dhe psikologjia, me të gjitha rravgimet zemërthyerjet e pamëshirshme që gërmojnë në tabanin e çartun të botës së tij personale. Ai është mjeshtri i impulseve të fshehura, i eksesve të pasionit, i dashurisë së çmendur, i dëshirave të shfrenuara, dhe i konfuzionit të ndjenjave, i thellësive të paimagjinueshme të emocionit njerëzor. Cvajgu, si biograf, u mor shumë me Dostojevskin, Verlenin, Niçen dhe sigurisht Frojdin. Kjo ka lënë gjurmë në universin e tij letrar dhe shpjegon dëshirën e tij pothuaj libidinale për të depërtuar zonat më të errëta të shpirtit. Disa gjendje psikologjike kanë pushtet shqetësues mbi mua; më duket shumë intriguese të kërkoj shkaqet e tyre dhe thjesht, prania e personazheve të jashtëzakonshme ndez tek unë dëshirën e zjarrtë për të ditur më shumë për ta, një dëshirë pothuaj aq e fortë sa dëshira për zotërim që gjendet te një grua, mendonte ai.
Cvajg i dha fund jetës bashkë me gruan e tij të dytë, më 22 shkurt të vitit 1942, në Brazil, ku dhe kishte emigruar, pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në pushtet dhe nga fitoret e Hitlerit i cili më pas solli pasoja katastrofike për Gjermaninë dhe Europën.
Librat e Stefan Zvajg janë përkthyer dhe botuar në shqip gjerësisht dhe ato i gjeni online tek libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 13 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Letra Lottes 1934-1940
Vëllimi “Letra Lottes 1934-1940” sjell për herë të parë të gjitha letrat e njohura të dërguara nga gjeniu i letërsisë Stefan Zweig për sekretaren dhe gruan e tij të ardhshme, Lotte Altmann. Ky libër vjen si një plotësim thelbësor i serisë së botimeve të rëndësishme të letërkëmbimit të Zweig-ut, duke hedhur dritë mbi anën më intime dhe të panjohur të biografisë së tij, përtej asaj që njihej deri më sot. Zbuloni këtë dëshmi magjepsëse dashurie dhe historie, tashmë në Leximtari
Letra e nje te panjohure – Stefan Zweig
Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.
Novela e shahut – Pema
“Novela e shahut” është arritja e fundit e mjeshtrit austriak Stefan Zweig, e përfunduar gjatë mërgimit të tij në Brazil dhe e dërguar te botuesi i tij amerikan vetëm disa ditë para vetëvrasjes së tij në vitin 1942. Është e vetmja vepër ku Zweig trajton nazizmin, dhe këtë e bën me theksin e tij karakteristik mbi aspektin psikologjik.
Bota e se djeshmes
“Bota e së Djeshmes” është një autobiografi magjepsëse ku Stefan Zweig sjell me elegancë dhe thellësi shpirtërore portretin e një Europe në lulëzim, e cila më pas u përmbys nga dy luftërat botërore. Zweig rrëfen fëmijërinë, rininë, botën artistike dhe kulturore të Vjenës së dikurshme, duke e kthyer librin në një testament të humbjes së një epoke të artë. Një vepër e fuqishme dhe nostalgjike, që fton lexuesin të reflektojë mbi paqen, humanizmin dhe fatin e kontinentit evropian.
Joseph Fouche
Kjo është biografia e njeriut që Stefan Cvajg e cilëson si “Makiavelin e ditëve moderne”. Autori në këtë vepër ka dhënë portretin e qartë të ministrit të atëhershëm të policisë, qëllimi i vetëm i të cilit ishte mbijetesa politike dhe ushtrimi i pushtetit.
Novela Stefan Zweig – Dituria
Fakti që novelat e Cvajgut lexohen nga brezat e sotëm (ribotohen pareshtur në shumë gjuhë të botës), është dëshmia më e fortë se ai është një shkrimtar që i flet shpirtit, i cili nuk ndryshon kurrë.