Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 47 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Mati: shenime udhetimesh ne luginen e mbreterve

(0)
1, 000.00 L

Një përmbledhje e shkrimeve të udhëtarëve dhe vizitorëve të huaj e vendas, që kaluan nëpër Luginën e Matit përgjatë shekujve XIX-XX  Ky libër është një përmbledhje unike e dëshmive historike dhe përshkrimeve të udhëtarëve të huaj dhe vendas që kanë kaluar nëpër Luginën e Matit gjatë shekujve XIX–XX. Ai ndërton një tablo të gjallë të kësaj krahine, duke ndërthurur historinë, gjeografinë, kulturën dhe jetën shoqërore të banorëve.

Letra Lottes 1934-1940

(0)
1, 200.00 L

Vëllimi “Letra Lottes 1934-1940” sjell për herë të parë të gjitha letrat e njohura të dërguara nga gjeniu i letërsisë Stefan Zweig për sekretaren dhe gruan e tij të ardhshme, Lotte Altmann. Ky libër vjen si një plotësim thelbësor i serisë së botimeve të rëndësishme të letërkëmbimit të Zweig-ut, duke hedhur dritë mbi anën më intime dhe të panjohur të biografisë së tij, përtej asaj që njihej deri më sot. Zbuloni këtë dëshmi magjepsëse dashurie dhe historie, tashmë në Leximtari

Love – Selected Quotations

(0)
1, 500.00 L

Një koleksion i bukur dhe që të nxit mendimin me citate mbi temën e përjetshme të dashurisë, të përzgjedhura nga veprat e njërit prej autorëve më të njohur në botë.

Ditari i nje te burgosuri – Nicolas Sarkozy

(0)
1, 200.00 L

Nicolas Sarkozy ka ardhur në gjuhën shqipe nga Botimet Dudaj me dy libra: Pasione dhe Koha e stuhive, që trajton sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Franca. Ditari i një të burgosuri, botuar në vitin 2025, është një dëshmi introspektive mbi 21 ditët e kaluara në burgun La Santé, ku përshkruan vetminë dhe forcën e brendshme që ka nxjerrë nga kjo përvojë. Sarkozy njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe aftësinë për të nxitur debat. Shkrimet, ashtu si edhe karriera e tij, vazhdojnë të ushqejnë diskutime mbi të ardhmen e Francës.