Libraria

Po shfaqen krejt 15 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Persosmerite – Vincenzo Latronico

(0)
1, 000.00 L

Vincenzo Latronico rikthehet me një histori të kthjellët dhe të hidhur mbi ëndrrat dhe zhgënjimet, një parabolë mbi jetët tona të rrethuara nga imazhet e rrjeteve sociale dhe kërkimin e një origjinaliteti gjithnjë e më të brishtë dhe të rrallë.

Ditët në librarinë Morisaki

(0)
1, 000.00 L

Zbuloni magjinë e një fillimi të ri me “Ditët në librarinë Morisaki”! Një rrëfim i ngrohtë dhe thellësisht njerëzor mbi familjen, dashurinë dhe fuqinë shëruese të librave. Një histori emocionuese për një vend të çmuar dhe të paharrueshëm që i shpëtoi jetën një vajze të re, duke e nxjerrë nga vetmia. Gjeni këtë perlë të letërsisë bashkëkohore, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Matematika per maturantet dhe nxenesit e shkolles se mesme

(0)
1, 000.00 L

Matematika për maturantët dhe nxënësit e shkollës së mesme është një material ndihmës i ndërtuar me situata dhe ushtrime për klasat X; XI; XII të shkollës së mesme. Libri ju vjen në ndihmë si nxënësve, ashtu dhe mësuesve të rinj.

Ne kerkim te Adelines

(0)
1, 600.00 L

Vjen më në fund vëllimi i dytë i shumëpritur i fenomenit botëror “Përndjekja e Adelinës”. Ky bestseller absolut i zhanrit dark romance, i sjellë mjeshtërisht në gjuhën shqipe nga përkthyesja Xhoina Salaj dhe shtëpia botuese Living, thellon historinë e errët dhe pasionante mes “Diamantit” dhe “Gjahtarit”. Një vazhdim i mbushur me rrezik, hakmarrje dhe një dashuri të ashpër që sfidon çdo kufi moral. Siguroni këtë libër shqip drithërues ekskluzivisht në Leximtari.

Plaku dhe deti – Pegi

(0)
600.00 L

“Plaku dhe deti” është një nga veprat më të fuqishme dhe më të thjeshta të letërsisë moderne; është rrëfimi i paharrueshëm i një njeriu të vetëm dhe luftës së tij heroike me natyrën. Ky roman është fitues i Çmimit Pulitzer (1953), si dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1954.

Anatomia e nje casti

(0)
1, 500.00 L

Javier Cercas dëshiron të rrëfejë, në formën e një romani, përpjekjen e dështuar për grusht shteti të 23 shkurtit 1981 në Spanjë. Por gjatë këtij rrugëtimi krijues, ai zbulon se për një herë të vetme, historia ka qenë thellësisht koherente, simetrike dhe e rregullt, jo e çrregullt apo e paparashikueshme. Duke hequr dorë nga trillimi, autori gjen në atë realitet të zhveshur tërë forcën dramatike dhe potencialin simbolik që kërkojmë zakonisht nga letërsia. Zbuloni këtë dëshmi mjeshtërore të historisë dhe guximit njerëzor, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Zahiri – hard cover

(0)
1, 500.00 L

Zahiri eksploron potencialin për të përmbushur ëndrrat tona, por njëkohësisht edhe për t’i shkatërruar ato. “Zahir” do të thotë i dukshëm, i pranishëm; diçka ose dikush që fillon të na interesojë ose të na shqetësojë, dhe që arrin të bëhet e vetmja gjë për të cilën ne mendojmë. “Zahiri”, me format dhe dizajn të ri, dhurata që gëzon gjithkënd!

Çelesi i letersise per shkollat e mesme

(0)
800.00 L

Ky libër vjen si një udhërrëfyes i domosdoshëm për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në prag të sezonit të provimeve. Ndonëse asnjë tekst nuk mund të përfshijë çdo detaj, ky material i përgatitur nga një grup autorësh ju ofron çelësin e njohurive bazë për të përballuar me sukses Maturën Shtetërore. Me mbështetjen e mësuesve dhe përmes ushtrimeve praktike për të fiksuar konceptet thelbësore letrare dhe gjuhësore, ky libër ju ndihmon të arrini rezultate mjaft pozitive. Gjeni këtë mjet thelbësor studimi, tashmë në Leximtari.