At Donat Kurti

At Donat Kurtit ( 3 shtator 1902 - 10 nëntor 1983 ) është mësues, etnolog, folklorist, studiues i shquar, përkthyes shqiptar dhe françeskani i Visareve të Kombit. Ai vuri në shërbim të Fesë e të Atdheut gjithë energjinë e tij dhe ia dhuroi Zotit e kulturës së popullit të vet shqiptar. Mbledhës i “ciklit të kreshnikëve”, i “Prrallave”, i “zakoneve e dokeve shqiptare”, i “historisë së Provincës françeskane” e asaj “kombëtare” hyn nder dijetarët ma të mëdhaj të kombit dhe të françeskanizmit shqiptar. Át Donat Kurti ka qenë rektor i Kolegjit Serafik, drejtor i Gjimnazit të shkollës fretnore “Illyricum”. Në vjetin 1937 nga Universiteti “Sant’Antonio” i Romës, i jepet titulli “Doktor i Shkencave”. Qe profesor gjuhësie, dhe gjatë aktivitetit të tij shkroi në revistat “Hylli i Dritës” dhe “Zani i Shna Ndout”. Për shkrimet e tij të bukura e me vlerë dhe për kerkimet e tij në malet e Veriut mbi folklorë kje quejt “Anderseni Shqiptar”. Botoi “Prrallat Kombëtare” dhe “Kangë Kreshnikësh dhe Legjenda” në bashkëpunim me Át Bernardin Palaj.  Për nevojat e shkollës përktheu ose punoi mjaft libra me vlerë, si: "Gramatika latine", pjesa I, Morfologji ( nga Dr. A. Shcheindler, 1933); "Sintaksi i gjuhës latine", I 1939, (po nga nga Dr. A. Shcheindler); "Vepra kulturore e elementit katolik në Shqipëri", botim i së përkohshmes "Hylli i Dritës", duke filluar nga nr. 3, 1933 etj., si dhe mjaft studime për probleme folklorike, gjuhësore, historike, fetare etj. U arrestue me 12 Maj 1946 dhe kje denue me 5 vjet burg. Gjatë seancës gjyqsore pati deklarue: “Prej jush un nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam ba kurrkuj keq. Mue nuk më ban pershtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna përgjysë. Të gjithë jeten time, të gjithë talentin tim e kam shkri vetem per t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet”. Krijimtaria e ketij françeskani nuk u ndal vetem në lamen letrare, por edhe në ate pedagogjike e fetare. Tue rrëmue nder dorëshkrimet e tij ndeshemi në disa perkthime të Shkrimit Shêjtë, pregaditje katekizmi, perkthime, etj. Të gjitha këto punime janë bâ në momentet mâ të vështira të popullit shqiptar. Prandej, me plot bindje mund të themi se Át Donat Kurti ishte edhe nji profet që me punen e palodhshme të tij paralajmeronte ramjen e komunizmit, rikthimin e lirisë njerezore e fetare.   Mandej, e arrestuen e u denue me 25 vjet burg të cilat i bani të gjitha. Kje nder të gjitha kampet e shfarosjes komuniste. Në fund u dergue në burgun e Burrelit prej kah dhe u lirue. Jetoi nji ksollë të vorfen e në nji vorfni të skajme, i braktisun pothuejse prej të gjithëve. Gjatë kohes kur kje lirue prej burgut rrugës ku kalonte, shahej, perbuzej e fyhej prej njerezve, por kishte edhe asish që e thirrnin “Át” e “Profesor”. Ky kje fati i këtij dijetari e françeskani. Gjatë jetës së tij u dallue në tê shpirti i pervujtë françeskan, dashnia per të gjithë, edhe per ata që e torturuen dhe e bánë me vuejtë, por kurrsesi nuk i mohoi idelatet e tij. Vdiq më 10 nëntor 1983, në Shkodër në nji kasolle të varfër në moshën 80 vjeçare, prej të cilës 62 si rregulltar dhe 56 si meshtar. U varroz në varrezën e Stom Golemit. Mbas ramjes së komunizmit eshtnat e tij i suellen në vorrezat fretenve në Kishen Françeskane të Gjuhadolit. Pas vitit 2003 nisi ribotimi i veprës së tij e cila së fundi ka dalë në një seri me disa vëllime.  

Perralla kombetare – FRA

500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789995697303
SKU: FRA135
0

Përshkrimi

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Perralla kombetare – FRA”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.