Ag apolloni
AG APOLLONI (1982) është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, ku edhe ka doktoruar. Ka qenë kryeredaktor i dy revistave letrare, Jeta e Re (2010–2012) dhe Symbol (2013–2023). Gjatë vitit 2024, ka ligjëruar në Universitetin e Pragës, ndërsa nga shtatori i vitit 2025 është vendosur në Massachusetts, i ftuar për një projekt njëvjeçar në Universitetin e Harvardit. Ka shkruar rreth njëzet vepra në zhanre të ndryshme, si: "Ulurima e ujkut", "Zazen" ,"Sandalet e Senekës" , "Një fije shprese, një fije shkrepëse" , "Kësulëkuqja, përrallë për të rritur" , "Shënime nga shpella" , "Predikimet e Pragës" etj. Është përfshirë nëpër antologji evropiane, është botuar dhe prezantuar në shtete të ndryshme evropiane dhe amerikane, është shpërblyer me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është përkthyer në shumë gjuhë, si: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, rumanisht, sllovenisht etj. Ag Apolloni është Zv. President i Forumit të Shkrimtarëve Shqiptarë Forum 26. Disa nga librat e tij i gjeni online tek Leximtari.al
Kesulekuqja – Ag Apolloni
- Autori: Ag apolloni
- Shtëpia botuese: Albas
- Redaktori: Dorina Basha
Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky roman është përkthyer edhe në anglisht.
Përshkrimi
Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një perballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
Ky është një rrëfim që përdor cartoon logic brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda.
I vendosur në një vend të vogël të kontinentit që e ka marrë emrin nga një femër e përdhunuar, ai flet edhe për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë, dhe për pasojat e tyre në paqe.
Romani është ndërtuar si një shetitje filozofike nëpër një botë sa reale, aq edhe përrallore. Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 180 Faqe
- Data e publikimit: 10/03/2022
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.