Libraria
Sipas Kategorisë
- Libri shqip 2947
- ROMANI 999
- POEZI 115
- BIOGRAFI 45
- HISTORI 150
- TREGIME & NOVELA 86
- BIZNES & PARA 46
- ZHVILLIM PERSONAL 167
- ESE & PUBLICISTIKE 87
- SHENDET & JETE 28
- DITAR & KUJTIME 34
- KONSPIRACION 6
- DRAME & TEATER 35
- FILOZOFI 52
- PSIKOLOGJI 18
- EDUKIM & PRINDERIM 34
- SPIRITUALIZEM 8
- KUZHINA 6
- GUIDA & UDHETIME 2
- Libri per femijë 1069
- LUAJ & MESO 106
- PREK & NDJEJ 33
- RREFENJA 70
- PERRALLA 62
- AVENTURAT E PARA 253
- SHKRONJA & FJALE 33
- NGJYRAT & FORMAT 66
- DASHURI & MIQESI 10
- LIBRAT DIDAKTIKE 133
- ENCIKLOPEDI 67
- GRAFIKE & KOMIKE 76
- AVENTURE & MISTER 40
- FANTA - SHKENCE 23
- ROMANET E RRITJES 34
- KLASIKET PER FEMIJE 107
- LEXIME NE SHKOLLE 3
- THRILLER & DRAME 1
- Tekste 125
- Sherbime 2
- Foreign books 304
- GUIDE & TRAVEL 2
- EDUCATION & PARENTING 2
- LITERARY FICTION 139
- CHILDREN BOOKS 14
- ESSE 5
- DIARY & MEMORIES 2
- Business & Money 38
- SELF - DEVELOPMENT 52
- HISTORY 9
- SPIRITUALISM 1
- TEXTBOOKS 12
- BIOGRAPHY 3
- Gifts & Kancelari 158
Filtro
Po shfaqen 913–936 nga 4600 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Crime and punishment
Crime and Punishment is one of the greatest and most readable novels ever written. From the beginning we are locked into the frenzied consciousness of Raskolnikov who, against his better instincts, is inexorably drawn to commit a brutal double murder.
Libri i inteligjences , per femije 3-6 vjec
Zhytuni në një botë zbavitëse. Një libër i projektuar që të nxisë gëzim dhe kureshtje në mendjet e vogla. Nga numërimi, te ngjyrosja dhe loja me format, bashkimi i pikave e plotësimi i vargjeve, mënyra e përkryer për ta kthyer të nxënit në një aventurë! Për fëmijë 3-6 vjeç
22 Lojera – vellimi 2
Fëmijët janë e ardhmja e botës sonë, ndaj edukimi që herët është vendimtar për ta. Rëndësia e edukimit nëpërmjet lojës, shkon përtej asaj që ata mund të lexojnë në një libër shkollor. Ato u mundësojnë fëmijëve aftësi të nevojshme, të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies fizike e mendore. Ato japin gëzim, kënaqësi dhe përjetim të përvojave pozitive në grupe gjithëpërfshirëse. Lojërat tona popullore tradicionale janë një thesar që duhet trashëguar. Duke njohur rëndësinë e tyre, ju ftoj t’i luani ato familjarisht e të përfitoni maksimalisht prej tyre.
Kopshti i luleve sekrete
Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.
Permbytja – Granit Zela
I sprovuari Granit Zela me përkthime tejet të vështira nga autorët më të shquar të letërsisë botërore, ai e mpreh lapsin për të shkruar romanin e tij, i cili është vlerësuar nga kritika dhe lexuesit si një nga prurjet romanore më të mira të shkruara pas viteve ’90 në Shqipëri.
Granti – Dhurata Kasa
Dhurata Kasa vjen me nje roman te ri per lexuesit, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena
Me telefono nese ke nevoje per mua
Një përmbledhje ku mund të zbulosh prozën e Carver-it dhe të gjesh kënaqesinë e leximit. Përmes një thjeshtësie të jashtëzakonshme, Carver-i di të prekë ne thellesinë e secilit prej nesh emocionet më të gjalla.
Love – Selected Quotations
Një koleksion i bukur dhe që të nxit mendimin me citate mbi temën e përjetshme të dashurisë, të përzgjedhura nga veprat e njërit prej autorëve më të njohur në botë.
Loje dritash
Daniel Kehlmann eshte nje nga autoret me te njohur te letersise bashkekohore gjermane, fitues i disa çmimeve nderkombetare, – i sjelle ne shqip nga Anna Kove dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena
Faktori Cercill , Si nje burre beri historine
Në këtë libër do të gjeni të dhëna dhe kuriozitete politike dhe personale që do t’ju thellojnë më tepër në karrierën politike, jetën intime dhe karakterin e Winston Churchill, një kampioni të demokracisë liberale dhe luftës kundër fashizmit dhe një nga politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1923 – 1968 : Idealisti
“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.
Udherrefyes per te humburit – Zhan d’Ormeson
Libri “Udhërrëfyes për të humburit” nga autori i mirënjohur dhe filozofi Jean D’Ormesson, anëtar i Akademisë Franceze, është një guidë për të gjithë ata kureshtarë që pyesin veten dhe duan të dinë mbi misteret e botës.
Mbi liberalizmin ne mbrojtje te lirise
Libri kaq i shumëpritur dhe i nevojshëm për kohën aktuale “On Liberalism” (Mbi Liberalizmin) e çon debatin shumë përtej parullave politike reduktuese dhe nxitëse të momentit tonë dhe paraqet një argument bindës në emër të liberalizmit si themeli i lirisë dhe i vetëqeverisjes.
Ishulli i kafsheve – Malusa Kosgran
Artur Paçe është 14 vjeç, fëmijë i vetëm, tip i mbyllur dhe numëron gjithçka: shkallët, yjet, hapat e tij. Arturi është autori i “Ishullit të kafshëve”, një libër komik, në të cilin rrëfen çfarë ndodh me të dhe familjen e tij, me banorët e ishullit ku jeton dhe me Stella Errerën, për të cilën dëshiron shumë që të bëhet shoqja e tij. Në librin e tij ai është Bianko, një ari polar, dhe çdo banor i vërtetë i ishullit është një kafshë. Gjithçka shkon mirë deri në natën e yjeve që bien, kur Arturi dhe Bianko shprehin të njëjtën dëshirë dhe ajo merr formë. Në të dy ishujt.
Gol 8 Mberriti kapiteni i ri
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin! Është ora pesë e pasdites së një dite tetori. Kampionati fillon së shpejti dhe tashmë ka ardhur çasti për të marrë një vendim: ta pranojnë Lorisin në skuadër apo jo? Qendërsulmuesi i Akademisë Blu, në të vërtetë, dëshiron të veshë fanellën e Qeposhave, por djemtë e Shampinjonit nuk mendojnë të gjithë njësoj…
Menaxhimi i vetvetes – Drucker
Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Libri përmban dy artikuj klasikë nga Harvard Business Review të cilët na tregojnë çelësin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët.
Si te qeverisesh nje vend – Markus Tulius Ciceron
“Si të qeverisësh një vend” është një përzgjedhje e shkrimeve të Ciceronit, oratorit dhe politikanit të shquar të Romës së Lashtë. Këshillat dhe reflektimet e tij mbi mënyrën e udhëheqjes së një shteti, jehojnë ende në ditët e sotme dhe pasqyrojnë problemet dhe sfidat e politikës moderne, si korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti dhe abuzimi me pushtetin, që duket se nuk kanë ndryshuar shumë përgjatë dy mijëvjeçarëve.
Kesulekuqja – Ag Apolloni
Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky roman është përkthyer edhe në anglisht.
Pasqyra e dhimbjeve tona – Pierre Lemaitre
Pas Mirupafshim atje lart, që fitoi Goncourt më 2013 dhe qëndroi në krye të klasifikimeve letrare për një kohë të gjatë, dhe romanit të dytë po aq të suksesshëm, Ngjyrat e zjarrit, Pierre Lemaitre e mbyll trilogjinë e tij të shkëlqyer kushtuar periudhës ndërmjet dy luftërave me Pasqyra e dhimbjeve tona, një roman epik për madhështitë dhe mjerimet e një shoqërie të shtypur nga Historia, që tingëllon po aq aktual edhe sot.
Beloved – E shtrenjta
Shtëpia botuese “Dudaj” ka sjellë në shqip nga shkrimtarja nobeliste Toni Morrison “Beloved – E shtrenjta”, është një roman i fuqishëm që trajton plagët e skllavërisë, kujtesën dhe dashurinë më të thellë njerëzore. Një rrëfim emocional dhe tronditës, që ndërthur realitetin me elemente mistike, duke sjellë një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore.
Simboli i humbur
Pas dukurisë globale që ndryshoi botën e letërsisë, mjeshtri i trillerit rikthehet për të na sfiduar sërish. Një rrëfim i zgjuar, me një ritëm marramendës dhe befasi të papritura në çdo kthesë. Kjo është pikërisht vepra drithëruese që kanë pritur admiruesit e zhanrit: një garë e rrezikshme për jetë a vdekje, e mbushur me kode të padukshme dhe sekrete antike. Zbuloni çfarë ka humbur dhe lëreni veten të tërhiqet në një labirint të vërtetë, ekskluzivisht në Leximtari.
Tregime te tranzicionit – Fishta
Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndërrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz, dhe lumturisht i gënjyer.