Libraria

Po shfaqen 1105–1128 nga 4600 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Vera e zhytjeve

(0)
600.00 L

Babai i Zoes nuk është në shtëpi. Ajo e sheh në fotografi, duke qeshur dhe luajtur tenis, por tani për tani mund ta vizitojë vetëm në një ndërtesë, me muret e lyera me një ngjyrë rozë të shëmtuar. Nganjëherë, babai i Zoes është aq i trishtuar, sa nuk do që ta takojë, por ajo shkon prapëseprapë. Ndërsa pret, Zoe takon Sabinën, e cila e fton të notojnë nëpër botë. Zoe mendon se është e pamundur, por Sabina i thotë: “Një vajzë mund të bëjë gjithçka që dëshiron”. Dhe të dyja zhyten në botë shumë herë atë verë, derisa, më në fund, babai i Zoes kthehet në shtëpi.

Vajza në pikturë

(0)
1, 500.00 L

Një sagë e bukur që luan me kujtesën dhe raportet mes vëllait dhe motrës, “Vajza në pikturë” është një roman psikologjik i pazakontë që do t’ju mbajë të mbërthyer deri në faqen e fundit. Një pikturë e zbuluar së fundmi mban një mister që fle prej dekadash, të cilin lexuesi pret ta zbulojë hap pas hapi përmes këtij rrëfimi magjepsës. Zbuloni këtë vepër të mrekullueshme, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Akorduesi i pianos

(0)
1, 000.00 L

Ky roman ezoterik, nuk është vetëm për lexuesit që kanë njohuri dhe e duan muzikën, veçanërisht pianon. Ai zhytet në tema të rëndësishme sociale dhe thelbësore, si janë dhimbja e shkaktuar nga humbja e një njeriu të dashur, ëndrrat e vrara, vetmia… ndërsa pianoja nuk është thjesht instrument muzikor, por ka një prani pothuajse njerëzore, është si një qenie që frymon dhe ruan kujtesën.

E fshehta e syve te tu

(0)
1, 200.00 L

Romancieri i njohur Klajdi Thaçi vjen me një projekt të ri narrativ intrigues, duke sjellë si personazh frymëzimi figurën e ekranit, Enxhi Nasufi. Një histori emocionuese ku dashuria, trauma dhe kërkimi për drejtësi ndërthuren në një rrëfim që sfidon arsyen. Çfarë ndodh kur një takim i rastësishëm kthehet në një pasqyrë të shpirtit tënd? Një libër shqip që do t’ju mbajë mbërthyer deri në rreshtin e fundit.

Gjejeni këtë botim të ri dhe tërheqës në Leximtari.

Merru me veten

(0)
1, 500.00 L

“Merru me veten” është një libër i fokusuar tek vetëpërmirësimi, shëndeti mendor dhe zhvillimi personal, i shkruar në një gjuhë të qartë dhe të aksesueshme. Libri kombinon psikologjinë klinike, përvojën praktike dhe ushtrime reflektimi që i ndihmojnë lexuesit në disa drejtime të shëndetit mendor, duke kombinuar terapi por edhe informacione bashkëkohore në këtë fushë.