Sipas Kategorisë
Filtro
Po shfaqen 25–34 nga 34 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Syri i ujkut
Libri “Syri i ujkut” i shkruar nga Daniel Pennac, autor francez i bestsellerëve ndërkombëtar, sjell një botë brilante të pikëtakimit mes njeriut dhe ujkut. Ky libër rekomandohet për lexuesit e vegjël mbi moshën 8 vjeç
Vdekja e kukulles
Vdekja e kukulles eshte nje permbledhje me tregime e shkruar nga Liza Brozi, e cila eshte vleresuar paraprakisht nga nje juri e ngritur nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit mes prurjeve me te mira per tu financuar nga krijimtaria e te rinjeve. Permes ketij vellimi autorja sjell kendveshtrimin dhe brishtesine per te rrefyer boten permes teknikave kinematografike, zellshmerise ne levrimin e shqipes dhe aftesive narrative per te sendertuar lenden
Griva – Petro Marko
Griva mbetet nje nder veprat me te ndjera te Petro Markos ne raport me boten, nderveprimin e qenies njerezore me boten e kafsheve dhe si i tille eshte nje roman qe mund ta lexojne femijet dhe te rriturit.
Nje emer ne kater rruge
Romani “Një emër në katër rrugë” është cilësuar si një nga veprat më të realizuara të Petro Markos.
Cuka e shtegtarit
Në vitin 1980 Petro Markos iu kërkua të shkruante një roman me frymë autokritike për veprimet e deriatëhershme si shkrimtar dhe si prind, që mund të shërbente si masë për rehabilitimin e tij. Dhe ai shkroi romanin “Çuka e shtegtarit” në formën e një traktati politik mbi totalitarizmin komunist, që është edhe vetë drama e shkrimtarit Petro Marko…
Rruge pa rruge
“Rrugë pa rrugë” është një përmbledhje e çmuar e disa prej tregimeve dhe skicave të hershme të Petro Markos, të botuara në gazetat më të njohura të kohës gjatë viteve 1931–1937. Këto shkrime përfaqësojnë zërin autentik dhe rebel të një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm shqiptarë, duke pasqyruar frymën e kohës dhe karakterin e pathyeshëm të popullit tonë. Një udhëtim letrar në fillesat e mjeshtërisë së Markos, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Hero i planetit tim
Një libër me përralla, që na mëson si të sillemi me natyrën, si të mbrojmë mjedisin dhe si mund të ndryshojmë diçka së bashku.
Ankthi i Abrahamit
Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Murgu i malit te shenjte
Odisea Mihalis ka përballuar gjithçka: nga tmerret e luftës e deri te qelitë e burgut që ngjasojnë me shpellën e Polifemit. Pas një odiseje të gjatë dhe të dhimbshme, ai kthehet më në fund në “Itakën” e tij, ashtu si heroi i Homerit, për të gjetur një realitet të transformuar. Por, a do të mundet ky Odise i shekullit XX të triumfojë mbi sfidën e tij të fundit në një botë që ka ndryshuar rrënjësisht? Një rrëfim mjeshtëror nga Luan Rama mbi kujtesën, luftën dhe kërkimin e paqes, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
E shkuar e pakryer
Një reflektim i thellë dhe i ndjerë mbi të shkuarën, që ndjek fatet e familjes së madhe Hasimja në udhëkryqet e historisë. Ky libër eksploron raportet e ndërlikuara mes ideologjive dhe gjithçka që na bashkon apo na ndan si shqiptarë, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Përmes një rrëfimi plot dhimbje e sinqeritet, Ermal Hasimja na fton në një mision moral: të respektojmë të shkuarën për të kuptuar veten. Një dëshmi e nevojshme mbi kujtesën kolektive, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.