libra per femije

Po shfaqen krejt 5 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Kiti dhe aventura nen driten e henes

(0)
500.00 L

Familja e Kitit është vërtet e veçantë – mamaja është një superheroinë dhe Kiti e di që një ditë edhe ajo do të përdorë fuqitë e saj speciale për t’u bërë heroinë. Ajo ditë erdhi më herët nga ç’e priste, kur macja Figaro u shfaq në dritaren e dhomës së saj të gjumit për të kërkuar ndihmë. Por natën, bota është e frikshme – a është vallë Kiti aq e guximshme sa të dalë në errësirë për një aventurë emocionuese nën dritën e hënës?

Vera e zhytjeve

(0)
600.00 L

Babai i Zoes nuk është në shtëpi. Ajo e sheh në fotografi, duke qeshur dhe luajtur tenis, por tani për tani mund ta vizitojë vetëm në një ndërtesë, me muret e lyera me një ngjyrë rozë të shëmtuar. Nganjëherë, babai i Zoes është aq i trishtuar, sa nuk do që ta takojë, por ajo shkon prapëseprapë. Ndërsa pret, Zoe takon Sabinën, e cila e fton të notojnë nëpër botë. Zoe mendon se është e pamundur, por Sabina i thotë: “Një vajzë mund të bëjë gjithçka që dëshiron”. Dhe të dyja zhyten në botë shumë herë atë verë, derisa, më në fund, babai i Zoes kthehet në shtëpi.

Kush e hengri akulloren

(0)
600.00 L

Përmbledhje me vjersha, vjersha humoristike, përralla në vargje, poema, poema humoristike të zgjedhura. Krijimet e autorit janë bërë pronë e disa brezave dhe shumë prej tyre kanë hyrë në mendjet dhe në zemrat e fëmijëve.

Aventurat e Pinokut Toena

(1)
1, 300.00 L

“Aventurat e Pinokut” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë.

Princi i vogel – T-TN

(0)
600.00 L

Një klasik i përjetshëm dhe nga më të lexuarit në mbarë botën.  Antoine de Saint-Exupéry krijon një vepër që i flet njëkohësisht fëmijës dhe të rriturit brenda nesh, duke na kujtuar të mos harrojmë thjeshtësinë, imagjinatën dhe ndjenjat e pastra.