Te fshehtat e qytetit
1, 400.00 LNë këtë romancë plot humor nga jeta e një qyteti të vogël, një agjent i pasurive të paluajtshme bëhet befas ëndrra më e madhe e të gjitha nënave beqare – përveç asaj që ai vetë dëshiron.
Amaneti – Vigdis Hjorth
1, 400.00 LKy roman emocionalisht i fuqishëm dhe prekës është njëkohësisht një vështrim rrëqethës mbi një familje të copëtuar nga plagët e së kaluarës dhe një meditim i thellë mbi natyrën e traumës, të kujtesës dhe të mënyrës se si e shkuara vazhdon të ndikojë në të tashmen.
Porta e krisur
1, 200.00 LMe një atmosferë plot mister, emocione të fuqishme dhe personazhe që mbeten gjatë në kujtesë, “Porta e Krisur” është një roman që flet për kujtesën, fajin, faljen dhe guximin për t’u përballur me të shkuarën. Sepse disa sekrete mund të fshihen për vite me radhë… por asnjë portë nuk mbetet e mbyllur përgjithmonë.
Mundesia e fundit
1, 600.00 LVjen me nje fund edhe libri i tretë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”, Mundesia e fundit e shkruar nga Laurent Asher, perkthyer nga Eni Lasku dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Muza
E dashur Denise
1, 000.00 L“E dashur Denise” është një roman i ndjerë me 31 kapituj që fillojnë njëlloj — përmes një letre, një rrëfimi dhe një plage të hapur. Ky libër flet për humbjen, dashurinë dhe vetminë, duke sjellë një pështjellim ndjesish tek i cili feks dashuria, madje edhe kur ajo shfaqet përmes dhimbjes. Një udhëtim shpirtëror që të mëson se si të duash, edhe kur gjithçka duket e humbur. Zbuloni këtë vepër prekëse, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Une nuk shitem
800.00 L“Isha i tejngopur me trishtim, i kthyer në një anoreksik lumturie”. Përse trishtimi rritet si tumor bashkë me protagonistin? Vinçenco niset nga një pavetëdije fëmijërore, në përpjekjen e përhershme për të ikur nga ferri i shtëpisë së tij, dhe përfundon duke u ndeshur me një botë të korruptuar të rriturish dhe me një rini të kalbur, të cilën e shikon nga brenda me sy të lidhur. Tashmë i gjendur në kufijtë e banalitetit intelektual, pa asnjë pikë referimi, ndërkohë që ndien shijen më të fortë të vetmisë, takohet me dikë që i ndryshon rrjedhën e jetës…