12 librat me te mire per adoleshtente

Drejtuesi i librarise Leximtari, Dr. Albert Gjoka rekomandon librat qe frymezojne te rinjte sot, qe i ndihmojne per te sfiduar dhunen dhe per te kuptuar me mire vlerat universale njerezore

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, nxënësit e shkollës “Don Bosko” në Tiranë zhvilluan një projekt – takim me temë “Libri dhe paqja”, ku kishin të ftuar drejtuesin e librarisë Leximtari, Dr. Albert Gjoka. Në fokus të këtij diskutimi ishin të gjithë librat që apelojnë për një shoqëri të paqtë dhe për ndikimin që ka libri për të ta bërë bashkësinë tonë më të mirë. Pikërisht për këtë arsye, Gjoka bëri një ndalesë tek të gjithë librat nga letërsia klasike dhe moderne që kanë fuqinë për të krijuar empatinë, për ta kuptuar më mirë Tjetrin dhe për të ndihmuar të rinjtë që të njohin më mirë mjedisin që i rrethon. Një tjetër ndalesë ishte edhe leximi si “terapi” përballë efekteve negative që po jep teknologjia tek fëmijët dhe të rinjtë.
Albert Gjoka u rekomandoi adoleshentëve që të lexojnë libra që frymëzojnë, libra që kanë fuqinë për të ndryshuar jetën e secilit prej nesh. Ai ndau me nxënësit e klasave të VIII-ta dhe IX-ta disa rekomandime, bazuar edhe nga përvoja e lexuesve dhe përzgjedhjet e botuesve, me fokus distancimin nga dhuna, bullizmi dhe promovimi i vlerave njerëzore.

LISTA ME 12 REKOMANDIME PËR ADOLESHENTËT
- Mrekullia – R. J. Palacio
- Të huajt – S. H. Hinton
- Ne ishim gënjeshtarët – Emily Lockhart
- 13 arsye pse – Jay Asher
- Zemer – Bota Shqiptare — Leximtari
- Thuaj zemrës po – Suzanna Tamaro
- Mishel Strogov – Zhyl Vern
- Hajdutja e librave – Markus Zusak
- Alkimisti – Paulo Coelho
- Rojë në thekrishten buzë greminës – J. D. Salinger
- Martin Iden – Jack London
- Jeta e Pi-së – Yann Martel
Shumicën e këtyre librave lexuesit e rinj i gjejnë edhe tek Libraria Leximtari.

Bashkëngjitur gjeni momente nga takimi i organizuar në ambientet e shkollës “Don Bosko”, Tiranë.