Leximtari prezanton platformen online tek Future2Tech

Risitë në integrime dhe automatizime të platformës online dhe në sistemin e pagesave prezantohen në datat 2-3 tetor në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Për të gjithë ata që bëjnë për herë të parë porosi online, do të ketë një ofertë speciale -15%
Libraria “Leximtari” lançon për herë të parë platformën e tij të shitjes online në panairin “Future2Tech 2025″ që po zhvillohet në Tiranë, në datat 2-3 tetor 2025. Ne vijmë në këtë event duke prezantuar të rejat e Leximtarit online, realizuar nga partnerët tanë: Devpos dhe Pago si dhe “Trusted Business Partners”, i cili ka bërë zhvillimin e uebit.
Risia e kësaj platforme është se për herë të parë janë bërë integrime dhe automatizime të dyqanit online, duke reduktuar kostot dhe lehtësuar rrugëtimin e librit tek lexuesi; që nga hedhja e të dhënave, gjenerimi i faturës së fiskalizuar, zhvillimi i SEO-s, integrimi me shërbimet postare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e komuniteteve dhe tregtimin e librit në formatin e-book.
Leximtari online e nis rrugëtimin e tij online me rreth 3700 libra të kategorive të ndryshme, për grupmosha të ndryshme, në gjuhën shqip dhe në anglisht, revista, dhe me produkte të tjera për dhurata dhe kancelari. Ne kemi partneritet me rreth 60 botues në Shqipëri dhe Kosovë për tregtimin dhe promovimin e librave të tyre.

Po ashtu, Leximtari u ofron mundësi lexuesve që të paguajnë jo vetëm CASH në momentin e dorëzimit të pakos nga partnerët tanë si Ultra, Posta Shqiptare, apo EMS, por edhe në forma të tjera pagesash online.
Industria e librit po përballet me shumë sfida dhe kërcënime, prandaj është tej mase e rëndësishme që të zgjerohet ekosistemi i operatorëve që punojnë në tregtimin e tij dhe të modernizohet mënyra sesi libri shkon tek lexuesit.
Future2Tech 2025 është një mundësi shumë e mirë për të takuar biznese inovative në fushën e e-commerce, dhe që mund të kontribuojnë në zhvillimin e tregtisë së librit online, njëherësh edhe biznese që duan të përzgjedhin njohuri cilësore përmes librit dhe të rriten në sipërmarrjet e tyre përmes librit. Këtu Leximtari ofron ekspertizën e tij me informacione dhe rekomandime të dedikuara sipas natyrës së biznesit.
Ne kemi përzgjedhur edhe një stendë me libra të dedikuara biznesit, teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe fushave të tjera, të cilët janë të pranishëm tek stenda e Leximtari.
Për të gjithë personat që duan të bëjnë porosi Leximtari online ka dhënë një ofertë -15% për blerjen e parë.
Leximtari.al është pjesë e kompanisë Alfabet shpk dhe ka një pikë fizike të tregtimit të librit në mjediset e Tirana Ring Center. Po ashtu, Aflabet ka partneritete edhe me koorporata dhe organizata për organizimin e panaireve dhe eventeve për tregtimin e librit dhe promovimin e leximit në Shqipëri.

Foto nga stenda e panairit Future2TECH që po zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve në datat 2-3 tetor 2025