Autor: Carlos Ruiz Zafon
Rreth autorit
Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ka lindur në Barcelonë më 25 shtator 1964 dhe është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, më 19 qershor 2020.
Zafon e filloi karrierën si shkrimtar në vitin 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj.
Në vitin 1998, botoi romanin Marina. Tre vite më pas, konkretisht në vitin 2001 u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i qiellit dhe Labirinti i shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet.
Të gjithë romanet e Carlos Ruiz Zafon janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA. Këto libra i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Trilogjia e mjegulles
Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t’i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ta.
Marina
Marina është një roman për të rinjtë nga autori spanjoll Carlos Ruiz Zafón. Ai u botua në vitin 1999 nga shtëpia botuese Edebé dhe u ribotua në shkurt 2017 me një total prej rreth trembëdhjetë botimesh dhe me sukses të madh edhe në tregjet botërore të librit.
Loja e engjellit
Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafóni kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme. Loja e engjellit eshte libri qe pason romanin Hija e eres, shkruar mjeshtrisht nga Carlos Ruiz Zafon dhe botuar nga Dituria.
I burgosuri i qiellit
Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që u bë i famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fortë të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. “I burgosuri i Qiellit” lidh sërish dramat e “Hijes së erës” dhe “Lojës së Engjëllit” dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi të plot me tension dhe të papritura, duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.
Hija e eres
Hija e eres eshte nje nga romanet me te spikatura te letersise spanjolle dhe europiane, i shkruar mjeshtrisht nga Carlos Ruiz Zafon, qe eshte perkthyer ne mbi 30 gjuhe te ndryshme, duke arritur rekorde shitjesh ne te gjithe Europen. Ky liber shenon fillimin e serise Varreza e librave te harruar, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria
Labirinti i shpirtrave-BDI
Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës Varreza e librave te harruar, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letersise dhe jetes.
Qyteti i avullit
Qyteti i avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.