Autor: Elle Kennedy
Rreth autorit
Elle Kennedy është një nga autoret më të njohura bashkëkohore të romancës dhe dhe të zhanrit të ri të rrëfimit për të rinj që sapo kanë kaluar adoleshencën. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me serinë bestseller off-campus, e cila ka fituar miliona lexues falë kombinimit të humorit, romancës dhe personazheve të paharrueshëm.
E lindur më 19 janar 1982 në Kanada, Elle Kennedy është diplomuar në gjuhën angleze dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar rrëfimit. Librat e saj kanë qenë vazhdimisht në listat e bestsellerëve të The New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Njëherësh, ajo është e fituese e shumë çmimeve letrare.
Seria Off-Campus, me tituj si Marëveshja, Gabimi, Joshja, Qëllimi dhe Trashëgimia, e ka bërë atë një emër të dashur për lexuesit e romancës moderne, veçanërisht për të rinjtë që pëlqejnë historitë e vendosura në ambientet universitare.
Stili i saj karakterizohet nga dialogë të gjallë, personazhe autentikë, marrëdhënie emocionale dhe tema që trajtojnë miqësinë, dashurinë, sfidat personale dhe rritjen individuale.
Sot, Elle Kennedy konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të romancës bashkëkohore dhe vazhdon të jetë ndër autoret më të lexuara në zhanrin New Adult Romance.
Librat e saj kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese Dritan dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 5 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Synimi
“Synimi” është libri i katërt i serisë sensationale Off-Campus të Elle Kennedy, me mbi 400 milionë shikime në TikTok. Pas librave bestseller Marrëveshja, Gabimi dhe Joshja, ky roman vjen me një histori plot shkëndija mes Sabrina Xhejmsit — një studenteje ambicioze me plane të hekurta për të ardhmen — dhe Xhon Takërit, lojtarit të pashëm të hokejit që beson te dashuria me shikim të parë. Zbuloni këtë bestseller romantik, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Joshja
Libri i tretë i serisë fenomenale OFF CAMPUS, me mbi 400 milionë vizualizime në TikTok, vjen më në fund për lexuesit shqiptarë! “Joshja” sjell historinë e zjarrtë mes Elli Hejs dhe yllit të hokejit Din Di Laurentis. Kur një natë pasioni kthehet në diçka më shumë, a do të mjaftojë vetëm joshja për të fituar zemrën e një vajze që nuk dëshiron lidhje? Zbulojeni këtë romancë të paharrueshme, tashmë ekskluzivisht në Leximtari. (Mos humbisni edhe dy librat e parë të serisë: “Marrëveshja” dhe “Gabimi”).
Gabimi – Dritan
Gabimi eshte romani i dyte i serise Off Campus, nje romance bashkekohore e shkruar nga Elle Kenedy dhe e shnderruar ne nje bestseller absolut, por edhe i ekranizuar tashme edhe ne Amazon Prime si nje nga filmat me te pelqyer nga te rinjte
Marreveshja
Autorja e romanit Marrëveshja, Elle Kennedy është një autore shumë e shitur e New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. E rritur në rrethinat e Torontos, Ontario, është autore e mbi 40 romaneve e romancave bashkëkohore, tituj që të lënë pa frymë, përfshirë këtu edhe serinë jashtëzakonisht të suksessshme, Jashtë-Kampusit. Marrëveshja është romani i parë i kësaj serie befasuese