Autor: Milan Kundera

Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria.

Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al

Po shfaqen krejt 9 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Dashuri qesharake

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 080.00 L.

Në këtë përmbledhje magjepsëse tregimesh, Milan Kundera shfaqet edhe një herë si mjeshtër i pamohueshëm i iluzioneve dhe surprizave më elegante të rrëfimtarisë. Të shkruara gjatë asaj që autori e përshkruan si periudhën më të lumtur të jetës së tij, këto tregime eksplorojnë dashurinë, lojërat e joshjes dhe mistifikimin me një humor të rafinuar, djallëzor e të mençur. Një vepër që e kthen lojën e ndjenjave në një spektakël të vërtetë letrar, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Ngadalesia

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 720.00 L.

Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes. Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.

Valsi i lamtumires-BDI

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 900.00 L.

Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht, ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.

Festa e kotesise

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 810.00 L.

Dhe, në vend që të ketë kujdes, Kundera më në fund e realizon ëndrrën e tij të vjetër estetike – dhe Festa e kotësisë mund të konsiderohet si sintezë e gjithë veprës së tij. Një sintezë e çuditshme. Një epilog i çuditshëm. Një e qeshur e çuditshme, e frymëzuar nga epoka jonë, që është komike, sepse ka humbur çdo sens humori. Çfarë mund të themi më shumë? Asgjë. Vetëm lexojeni.

Shakaja

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 125.00 L.

Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës, sjell nje kendveshtrim tejet domethenes edhe per lexuesin shqiptar, sidomos per ata qe kane jetuar sistemin komunist.

Nje takim – Milan Kundera

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 900.00 L.

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Lehtësia e padurueshme e qenies
-10% Në fokus

Lehtësia e padurueshme e qenies

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 125.00 L.

“Lehtësia e padurueshme e qenies” është një hulumtim me stil nga Milan Kundera, i cili na çon drejt e te vetja, te të tjerët, te jeta e dhunshme dhe te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit prej shkrimtarëve më të shquar të kohës, kjo romancë madhështore përfshin pasionet dhe politikën, pabesinë dhe idetë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore nën hijen e historisë. Zbuloni këtë kryevepër të letërsisë botërore, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Mosdija – Milan Kundera

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 810.00 L.

Në këtë roman, Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.

Identiteti – Milan Kundera

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 810.00 L.

Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman – një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.