Po shfaqen 409–432 nga 921 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i ulëti tek i larti
Fati i njeriut – Nasi Lera
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Fati i njeriut është një roman për dashurinë familjare, fëmijërinë, gjurmët që lë koha dhe pashmangshmërinë e ndarjes. Një meditim prekës për atë që njeriu humb gjatë jetës, por që vazhdon ta mbajë brenda vetes, sepse njerëzit që kemi dashur nuk largohen kurrë plotësisht: ata mbeten në kujtesën tonë.
Dyqani i helmeve – Stefan Capaliku
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Duke ndërthurur rrëfimin autobiografik, groteskun, humorin dhe fabulën fantastike, Dyqani i helmeve ndërton një pasqyrë të shoqërisë shqiptare bashkëkohore, ku kujtesa dhe harresa, jeta dhe vdekja, liria dhe kontrolli përplasen në mënyrë të vazhdueshme.
Fuqia e psikologjise pozitive
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Nuk ke pse të jesh armiku më i madh i vetes. Duke ndryshuar mënyrën se si mendon, si i interpreton përvojat dhe si reagon ndaj sfidave, mund të krijosh një marrëdhënie më të mirë me veten dhe të përballesh me jetën me më shumë siguri. Besimi te vetja fillon me mënyrën se si zgjedh t’i flasësh vetes.
Kryekuvendaret – Aristofani
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Kryekuvendaret është, kronologjikisht, e parafundit ndër veprat e shpëtuara të Aristofanit.
Autori e mori nxitjen, me sa duket, nga kriza e demokracisë athinase, e cila, pas lulëzimit në shek. V p.K., kishte marrë rrokullimën që nga fillimi i Luftës së Peloponezit.
Trilli i gjetjes utopike të Aristofanit te kjo pjesë është vetiu komik: falë një rrengu të fshehtë, pushteti i qytetit të Athinës kalon tërësisht në duart e Praksagorës – një grua kjo mjaft e zgjuar, çapkëne dhe e zellshme – dhe të disa të besuarave të saj.
Asgjë nuk është më si më parë. Nëpërmjet një ligji të votuar shpejt e shpejt, çdo pasuri, vetjake qoftë apo familjare, shndërrohet në pronë të përbashkët.
Njëra prej rrjedhojave të natyrshme të këtij ligji është edhe shfuqizimi i martesës. Sidoqoftë, nëse në disa vepra të tjera Aristofani i këshillonte seriozisht përmbysjet rrënjësore të gjendjes së shoqërisë, duket se rrethanat e pabesueshme të kësaj komedie i krijon vetëm e vetëm për hir të humorit e të zbavitjes.
Me trego o gjysh
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Kuq e zi – Rovena Rrozhani
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Flete nga ditari i stacionit F
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Fantzama e operes – kapak i holle
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Me atmosferën e saj gotike, misterin dhe dramën njerëzore, “Fantazma e Operës” është një nga romanet më të famshme të letërsisë botërore, një histori magjepsëse që zbulon kufirin e brishtë mes dashurisë dhe çmendurisë, bukurisë dhe errësirës. Ky klasik vjen nga Botimet Univers, përmes përkthimit të Elvis Hysenit.
Zhdukja e cmimit Nobel
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Duke përdorur këtë linjë narrative në romanin e tij të ri, autori Namik Dokle na përshfaq groteskun provincial të zyrtarëve burokratë, të cilët gërdufen e grinden për një “grimë lavdi”, për një “radhë në librin e historisë”, pa pasur asnjë meritë, pa bërë asnjë sakrificë për të mirën e njerëzve. Romani ngërthen plot situata tragjike dhe lirike, dashuri të sinqerta e tradhti bashkëshortore, ndershmëri sublime dhe hipokrizi të pështirë. Dhe vetëm në faqen e fundit të romanit, marrim vesh se ku shkuan dy fëmijët dhe ku u zhduk “Çmimi Nobel”…
Lavanderia e Diellit
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Tregimet autobiografike të një piktori që kthehet në Tiranën e fëmijërisë së tij nën diktaturë, për të kuptuar se çfarë mbetet pas frikës: plagët, heshtja dhe ëndrrat që askush nuk mundi t’ia marrë.
Duke pritur Margone
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Duke pritur Margonë e Florenc Zerellarit është një përmbledhje me proza të shkurtra, që në vitin 2026 u përzgjodh si fituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Autorët e Rinj”.
Zemer ne ekzil
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Në thelb, romani është rrëfimi i një zemre që ka mbetur peng i kujtimeve dhe që, edhe kur jeta i ofron mundësinë për të dashuruar përsëri, e ka të vështirë të çlirohet nga ajo që ka humbur. Dashuria dhe hakmarrja, pasioni dhe gënjeshtra, faji dhe kujtesa ndërthuren në një histori ku ndjenjat e reja përballen vazhdimisht me plagët e së shkuarës. “Zemër në Ekzil” ngre kështu një pyetje që përshkon gjithë romanin: a mund të gjejë strehë një zemër që prej kohësh jeton në ekzilin e vet?
E vuvosura – Chahdortt Djavann
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.E Vuvosura, romani i autores Chahdortt Djavann, vjen në shqip përmes përkthimit nga origjinali frëngjisht prej Aristidh Shqevit, duke iu bashkuar titujve të Botimeve Jozef. Një vepër që na fton të shohim përtej asaj që duket, të përballemi me të vërteta të vështira dhe të reflektojmë mbi njeriun, shoqërinë dhe plagët që koha nuk i shëron gjithmonë.
Por perse jemi ende fashiste ? – Dituria
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Sekreti i fshehur ne libra
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.“Sekreti i fshehur në libra” nga Rovena Rrozhani është një përmbledhje tregimesh të shkurtra, të mbushura me fantazi, humor dhe aventura që nxisin kureshtjen dhe dashurinë për leximin tek fëmijët. Çdo faqe është një ftesë për të zbuluar një botë të re — një përjetim i këndshëm për lexuesit e vegjël që sapo nisin rrugëtimin e tyre në universin magjik të librave. Zbuloni këtë botim të bukur me kapak të trashë, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Dritan – Mimoza Hafizi
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Pas nje pervoje te gjate ne shkrimin e romanit fantastiko – shkencore, me vepra te tilla si Pika trendafil apo Infiniti blu, astrofizikantja Mimoza Hafizi vjen me nje vepren te re kushtuar Dritës dhe titulluar Drita
Dhimbja kerkon shenjteri
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Zonjeza me pirpiri
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Romani “Zonjëza me pirpiri” nga Odise Kote është një vepër mahnitëse që ndërthur mjeshtërisht traditën e pasur popullore shqiptare me universalitetin e qenies njerëzore. Përmes një virtuoziteti të spikatur artistik, autori sublimon të bukurën e ardhur nga gjenezat e hershme të kombit tonë, duke e kthyer atë në një eliksir tërheqës estetik. Një apologji e qartë e shpirtit human dhe një thesar i letërsisë sonë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Meshkujt vijne nga Marsi femrat nga Aferdita – Pema
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo ku është lexuar.
Burri im – Rumena Buzarovska
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Çdo tregim është një pasqyrë e vogël e shoqërisë bashkëkohore ballkanike – por temat që trajtojen janë universale. “Burri im” është një libër provokues, i shkruar me një mjeshtëri të rrallë, që e ka shndërruar autoren Rumena Bužarovska në një nga shkrimtaret më të rëndësishme në letërsinë bashkëkohore evropiane. Libri është përkthyer në 11 gjuhë dhe është dramatizuar në teatrot e Shkupit, Ljubjanës, Beogradit dhe Budapestit.
Belle epoque
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Gazmend Krasniqi, emri më i spikatur i letërsisë postmoderniste shqiptare, rikthehet me një roman të ri thellësisht tronditës. “Belle Epoque” është një roman historik që shërben si një akt i fuqishëm kujtese ndaj atyre shkrimtarëve dhe intelektualëve që u zhdukën pa gjyq e pa gjurmë. Një rrëfim ku një pyetje nuk resht kurrë së rënduari: Kush e vrau Qemal Draçinin dhe çfarë u zhduk bashkë me të? Zbuloni këtë vepër thelbësore të letrave shqipe, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Histori gazmore
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Përmes prapësive, keqkuptimeve dhe situatave të papritura, Collodi rrëfen botën e fëmijërisë me humor të hollë dhe një ironi që nuk kursen as të vegjlit e as të rriturit. Personazhet e tij gabojnë, mburren, mashtrojnë, ëndërrojnë dhe bien në telashe, por pikërisht përmes këtyre përvojave mësojnë diçka për veten dhe për botën. Me këtë botim, Histori gazmore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në edicionin e saj të plotë.
E shtrenjta jete
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Vjen ne shqip edhe nje tjeter permbledhje me tregime e nobelistes kanadeze Alice Munro, perkthyer nga Pranvera Xhelo dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dudaj.
Kodi i Da Vincit
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.Ky është fenomeni letrar i Dan Brown që theu çdo rekord me mbi 80 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Një triller intelektual i jashtëzakonshëm që luan me idenë se e vërteta historike mund të jetë fshehur qëllimisht dhe se arti është një gjuhë sekrete që vetëm pak veta dinë ta lexojnë. Një aventurë që rishkruan historinë e njerëzimit dhe e mban lexuesin me frymë të ndalur nga faqja e parë deri në fund. Zbuloni këtë kryevepër të suspansit ekskluzivisht në Leximtari.