Mrekullia e madhe – Viola Ardone
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.Proza intensive, origjinale, plot muzikalitet e Viola Ardones na tregon se dashuria e të tjerëve nuk varet kurrë vetëm nga ne. Ky është misteri, por edhe mrekullia e dashurisë. Ky libër vjen me përkthimin e Agim Doksanit dhe hidhet në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria
Receta per 5 minuta nga Arbana Osmani
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.22 Lojera – vellimi 2
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Fëmijët janë e ardhmja e botës sonë, ndaj edukimi që herët është vendimtar për ta. Rëndësia e edukimit nëpërmjet lojës, shkon përtej asaj që ata mund të lexojnë në një libër shkollor. Ato u mundësojnë fëmijëve aftësi të nevojshme, të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies fizike e mendore. Ato japin gëzim, kënaqësi dhe përjetim të përvojave pozitive në grupe gjithëpërfshirëse. Lojërat tona popullore tradicionale janë një thesar që duhet trashëguar. Duke njohur rëndësinë e tyre, ju ftoj t’i luani ato familjarisht e të përfitoni maksimalisht prej tyre.
Kopshti i luleve sekrete
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.
Permbytja – Granit Zela
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.I sprovuari Granit Zela me përkthime tejet të vështira nga autorët më të shquar të letërsisë botërore, ai e mpreh lapsin për të shkruar romanin e tij, i cili është vlerësuar nga kritika dhe lexuesit si një nga prurjet romanore më të mira të shkruara pas viteve ’90 në Shqipëri.
Granti – Dhurata Kasa
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.Dhurata Kasa vjen me nje roman te ri per lexuesit, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena
Me telefono nese ke nevoje per mua
Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.1, 360.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.Një përmbledhje ku mund të zbulosh prozën e Carver-it dhe të gjesh kënaqesinë e leximit. Përmes një thjeshtësie të jashtëzakonshme, Carver-i di të prekë ne thellesinë e secilit prej nesh emocionet më të gjalla.
Loje dritash
Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.1, 360.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.Daniel Kehlmann eshte nje nga autoret me te njohur te letersise bashkekohore gjermane, fitues i disa çmimeve nderkombetare, – i sjelle ne shqip nga Anna Kove dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena
Faktori Cercill , Si nje burre beri historine
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.Në këtë libër do të gjeni të dhëna dhe kuriozitete politike dhe personale që do t’ju thellojnë më tepër në karrierën politike, jetën intime dhe karakterin e Winston Churchill, një kampioni të demokracisë liberale dhe luftës kundër fashizmit dhe një nga politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1923 – 1968 : Idealisti
Çmimi origjinal qe: 3, 000.00 L.2, 550.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 550.00 L.“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.
Udherrefyes per te humburit – Zhan d’Ormeson
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Libri “Udhërrëfyes për të humburit” nga autori i mirënjohur dhe filozofi Jean D’Ormesson, anëtar i Akademisë Franceze, është një guidë për të gjithë ata kureshtarë që pyesin veten dhe duan të dinë mbi misteret e botës.
Mbi liberalizmin ne mbrojtje te lirise
Çmimi origjinal qe: 1, 700.00 L.1, 445.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 445.00 L.Libri kaq i shumëpritur dhe i nevojshëm për kohën aktuale “On Liberalism” (Mbi Liberalizmin) e çon debatin shumë përtej parullave politike reduktuese dhe nxitëse të momentit tonë dhe paraqet një argument bindës në emër të liberalizmit si themeli i lirisë dhe i vetëqeverisjes.
Ishulli i kafsheve – Malusa Kosgran
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Artur Paçe është 14 vjeç, fëmijë i vetëm, tip i mbyllur dhe numëron gjithçka: shkallët, yjet, hapat e tij. Arturi është autori i “Ishullit të kafshëve”, një libër komik, në të cilin rrëfen çfarë ndodh me të dhe familjen e tij, me banorët e ishullit ku jeton dhe me Stella Errerën, për të cilën dëshiron shumë që të bëhet shoqja e tij. Në librin e tij ai është Bianko, një ari polar, dhe çdo banor i vërtetë i ishullit është një kafshë. Gjithçka shkon mirë deri në natën e yjeve që bien, kur Arturi dhe Bianko shprehin të njëjtën dëshirë dhe ajo merr formë. Në të dy ishujt.
Gol 8 Mberriti kapiteni i ri
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin! Është ora pesë e pasdites së një dite tetori. Kampionati fillon së shpejti dhe tashmë ka ardhur çasti për të marrë një vendim: ta pranojnë Lorisin në skuadër apo jo? Qendërsulmuesi i Akademisë Blu, në të vërtetë, dëshiron të veshë fanellën e Qeposhave, por djemtë e Shampinjonit nuk mendojnë të gjithë njësoj…
Menaxhimi i vetvetes – Drucker
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.510.00 LÇmimi i tanishëm është: 510.00 L.Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Libri përmban dy artikuj klasikë nga Harvard Business Review të cilët na tregojnë çelësin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët.
Si te qeverisesh nje vend – Markus Tulius Ciceron
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.“Si të qeverisësh një vend” është një përzgjedhje e shkrimeve të Ciceronit, oratorit dhe politikanit të shquar të Romës së Lashtë. Këshillat dhe reflektimet e tij mbi mënyrën e udhëheqjes së një shteti, jehojnë ende në ditët e sotme dhe pasqyrojnë problemet dhe sfidat e politikës moderne, si korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti dhe abuzimi me pushtetin, që duket se nuk kanë ndryshuar shumë përgjatë dy mijëvjeçarëve.
Kesulekuqja – Ag Apolloni
Çmimi origjinal qe: 750.00 L.637.50 LÇmimi i tanishëm është: 637.50 L.Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky roman është përkthyer edhe në anglisht.
Pasqyra e dhimbjeve tona – Pierre Lemaitre
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.Pas Mirupafshim atje lart, që fitoi Goncourt më 2013 dhe qëndroi në krye të klasifikimeve letrare për një kohë të gjatë, dhe romanit të dytë po aq të suksesshëm, Ngjyrat e zjarrit, Pierre Lemaitre e mbyll trilogjinë e tij të shkëlqyer kushtuar periudhës ndërmjet dy luftërave me Pasqyra e dhimbjeve tona, një roman epik për madhështitë dhe mjerimet e një shoqërie të shtypur nga Historia, që tingëllon po aq aktual edhe sot.
Tregime te tranzicionit – Fishta
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndërrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz, dhe lumturisht i gënjyer.
Nje prani ne ikje-Fishta
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Me librat e tij Durim Taçi dëshmohet si një prej krijuesve europianizues të letërsisë sonë, që e kthen atë në kohërat e arta, kur ishte duke ecur paralel dhe me dinjitet përkrah asaj që shkruhej në Përëndim. “Një prani në ikje” është një vepër bashkëkohore jo vetëm nisur nga përmbajtja, por edhe nga mënyra e strukturimit dhe rrëfimit. Vepra na dëshmon se përmbajtjet e reja të çojnë natyrshëm drejt formave të reja. Edhe “Një prani në ikje”, është i shkruar gjithashtu në dy gjuhë, italisht e shqip, siç janë shkruar edhe disa nga veprat e tjera të tij.
Mbyllur per pushime-Fishta
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Në këtë roman ngjarjet ndodhin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia rrëfehet me sytë e humbësve, jo të fitimtarëve po ashtu na shpalos dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.
Ura e psheretimave – Michel Zevaco
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.Romani “Ura e psherëtimave” të zhyt në një Venecia plot intriga, tradhëti dhe pasione të fshehta. Historia ndjek fatin dramatik të Rolandit, një i ri i rrënuar nga komplotet e pushtetit, që rikthehet për të zbuluar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi. Një rrëfim i fuqishëm ku dashuria dhe hakmarrja përplasen në një sfond historik magjepsës.
Shtepia e dritave – Donato Carrisi
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.“Shtëpia e Dritave” është një roman thriller psikologjik që të tërheq menjëherë në një atmosferë misterioze dhe të errët, tipike për stilin e Carrisit. Libri ndërthur hetimin kriminal me elementë të thellë psikologjikë, duke eksploruar kufirin mes reales dhe së pashpjegueshmes.