Kiti dhe aventura nen driten e henes
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.425.00 LÇmimi i tanishëm është: 425.00 L.Familja e Kitit është vërtet e veçantë – mamaja është një superheroinë dhe Kiti e di që një ditë edhe ajo do të përdorë fuqitë e saj speciale për t’u bërë heroinë. Ajo ditë erdhi më herët nga ç’e priste, kur macja Figaro u shfaq në dritaren e dhomës së saj të gjumit për të kërkuar ndihmë. Por natën, bota është e frikshme – a është vallë Kiti aq e guximshme sa të dalë në errësirë për një aventurë emocionuese nën dritën e hënës?
Kiti dhe tigri i arte
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.425.00 LÇmimi i tanishëm është: 425.00 L.Kiti mezi pret të vizitojë muzeun dhe ta shohë me sytë e saj statujën e çmuar të Tigrit të Artë. Legjenda thotë se kush e zotëron statujën, mund të bëjë realitet dëshirën më të madhe që ka.
Une i dua klasiket – Liza ne boten e cudirave
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Aventurat e Lizës në botën e mrekullueshme të ëndrrave, kësaj radhe vijnë në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe të këndshme.
Une i dua klasiket – Princi i vogel
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.E vërteta e padukshme dhe ndjenja e të qenit “i ndryshëm”. Marrëdhënia me të rriturit dhe mënyrat e tyre për të kuptuar botën. Historia, e ritreguar në një version më të thjeshtë për të gjithë fëmijët, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin, pasurohet me lojëra dhe veprimtari zbavitëse.
Une i dua klasiket – Piter Pani
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Kjo histori vjen e rrëfyer në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe poetike dhe aktivitete kreative, si pikturim i skenave, ndërtim hartash të ishullit, ose shkrime të reja me titull “Çfarë do të bëja në Kurrkund?”
Une i dua klasiket – Ditari i Ana Frankut
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.I ardhur tashmë në një version më të thjeshtë, me mjete lehtësuese për leximin dhe ilustrime të mrekullueshme, do t’i bëjë të mendojnë të gjithë fëmijët që do ta lexojnë.
Une i dua klasiket – Pinoku
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Libri përfshin edhe lojëra dhe aktivitete argëtuese që ndihmojnë në përforcimin e kuptimit të tekstit. Një klasik i letërsisë për fëmijë, me ilustrime të mrekullueshme, që do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët.
Une i dua klasiket – Libri i xhungles
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Për të gjithë ata që i duan aventurat, “Libri i xhunglës” i shkrimtarit Rudyard Kipling është një vepër magjepsëse, që duhet lexuar të paktën një herë në jetë.
Stilton 47 – Eksploratore me mauntain bike
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.425.00 LÇmimi i tanishëm është: 425.00 L.Nisem te hetonim dhe te zbuluam se behej fjale per nje keshtjelle legjendeare. Furcepaster Perteqoshja, themeluesi i Miusherise, ia kishte dhuruar nuses se tij bukuroshe. Deshironi t’i njihni te fshehtat e kesaj keshtjelle? Pas meje, do te jete nje aventure e paharrueshme! Histori miushore!
Stilistja – Pushimet
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Ky libër përmban 25 faqe plot me aktivitete zbavitëse dhe figura për ngjyrosje, një kukull magnetike dhe pjesë të tjera magnetike (veshje, këpucë dhe aksesorë). Falë tyre, vajzat mund të krijojnë një mori veshjesh, si stiliste të vërteta! Mund të ndihen kështu si krijuese të modës dhe të ushtrojnë njëherësh aftësitë motorike. Për më tepër, ushtrimet dhe lojërat enigmë ndihmojnë në zhvillimin e të menduarit logjik. Atëherë, çfarë prisni? Le ta veshim kukullën sa më bukur!
Stilistja – Shoqet e ngushta
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Ky libër përmban 25 faqe plot me aktivitete zbavitëse dhe figura për ngjyrosje, një kukull magnetike dhe pjesë të tjera magnetike (veshje, këpucë dhe aksesorë). Falë tyre, vajzat mund të krijojnë një mori veshjesh, si stiliste të vërteta! Mund të ndihen kështu si krijuese të modës dhe të ushtrojnë njëherësh aftësitë motorike. Për më tepër, ushtrimet dhe lojërat enigmë ndihmojnë në zhvillimin e të menduarit logjik. Atëherë, çfarë prisni? Le ta veshim kukullën sa më bukur!
Historia e nje gruaje ; Ngjarja ; Turpi – 3 romane
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.Fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi, Annie Ernaux, përmbledh në këtë vëllim tre rrëfime të fuqishme—“Historia e një gruaje”, “Ngjarja” dhe “Turpi”—që eksplorojnë jetën, kujtesën dhe identitetin përmes përvojave të saj më intime. Me një stil të thjeshtë, por goditës e të drejtpërdrejtë, Ernaux e kthen jetën e saj në një reflektim të thellë social dhe emocional që prek çdo lexues. Zbuloni këtë triptik të jashtëzakonshëm autobiografik, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Drita e muzgut
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.Romani “Drita e muzgut” ngre pyetje të mëdha mbi psikologjinë e një shoqërie të detyruar t’i mbajë të mbyllura historitë personale deri në fund të jetës. E rrëfyer me sytë e Fridës, sot një grua tetëdhjetëvjeçare në një azil, ngjarja na kthen pas në vitet ’60, ku një dashuri e ndaluar me një burrë të martuar kthehet në një dramë ekzistenciale nën hijen e rreptë të Kishës. Zbuloni pengun e saj të fundit në këtë histori prekëse, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Arti i te thenit JO – Zeus
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Të mësosh të thuash “JO” është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të zhvilloni për të mbrojtur kohën dhe mirëqenien tuaj. Libri “Arti i të thënit JO” është udhëzuesi i përsosur që do t’ju ndihmojë të ndiqni interesat tuaja profesionale dhe personale, duke rritur produktivitetin dhe përmirësuar marrëdhëniet ndërpersonale. Rifitoni qetësinë dhe besimin e brendshëm që ju mungon, duke mësuar si të vendosni kufij të shëndetshëm, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Zonjeza me pirpiri
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.935.00 LÇmimi i tanishëm është: 935.00 L.Romani “Zonjëza me pirpiri” nga Odise Kote është një vepër mahnitëse që ndërthur mjeshtërisht traditën e pasur popullore shqiptare me universalitetin e qenies njerëzore. Përmes një virtuoziteti të spikatur artistik, autori sublimon të bukurën e ardhur nga gjenezat e hershme të kombit tonë, duke e kthyer atë në një eliksir tërheqës estetik. Një apologji e qartë e shpirtit human dhe një thesar i letërsisë sonë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Atje ku dielli lind dy here
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Shkrimtari i njohur Namik Dokle ka permbledhur ne nje tre romanet e tij qe i jane kushtuar vendlindjes dhe lidhen drejtperdrejt me te. Permes fuqise se fjales, me forcen e gjuhes lokale, ku realiteti dhe fantazia shkrihen ne nje, – a thua sikur te kemi te bejme nje nje realizem magjik, autori ka percjelle aftesite e tij narrative, duke kulmuar si romancier.
Strategjia Ushtarake e Kines
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Në ditët e sotme Republika Popullore e Kinës paraqet një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Këtë e përforcon edhe fakti se ekonomia e saj po rritet dita ditës në koordinim të vazhdueshëm edhe me Federatën Ruse. Fuqia e madhe ekonomike, i mundëson Kinës të alokojë sasi të mëdha financiare në drejtim të forcimit të mbrojtjes kombëtare, për të cilat do të flasim në detajet më të vogla në këtë libër modest i cili botohet për herë të parë në hapësirën Ballkanike. Kina ka objektiv për të kundërshtuar me çdo mjet interesat e SHBA-ve dhe të aleatëve të saj në rajonin e Detit të Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe në rajonin e Indo-Paqësorit….
Sherbimet sekrete te Kines
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.“Shërbimet sekrete të Kinës, Struktura, misionet, metodat dhe kapacitetet e tyre”, së bashku me dy librat e botuar përpara tij “Gjeopolitika e Republikës Popullore të Kinës” dhe “Strategjia Ushtarake e Kinës, forcat e armatosura dhe fuqia luftarake”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë aktiviteteve kineze në fushën e diplomacisë aktive, kulturës, ekonomisë, teknologjisë, investimeve kineze në të gjithë botën, forcave të armatosura të PLA-së dhe në fushën e shërbimeve inteligjente, libra të cilët njëlloj si në rastin e tetë librave të botuara për Federatën Ruse, Republikën Islamike të Iranit dhe Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) botohen për herë të parë në hapësirën Ballkanike dhe më gjerë.
Forcat Al-Quds
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Ky libër së bashku me dy librat e tjerë: “Gjeopolitika e Republikës Islamike të Iranit” dhe “Strategjia Ushtarake e Iranit, forcat e armatosura dhe fuqia luftarake”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë strukturave politike, diplomatike, forcave të armatosura, të inteligjencës, sigurisë dhe aktiviteteve të paligjshme e destruktive të Iranit në fushën e diplomacisë aktive, ekonomisë, teknologjisë, të sigurisë dhe të terrorit në të gjithë rajonin dhe botën, nëpërmjet financimit të shumë grupeve militante kryesisht Shia por edhe Suni nga Korpusi i Gardës Islamike Revolucionare (IRGC) dhe Forcat al-Quds nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei. Edhe ky libër njëlloj si botimet e tjera, botohen për herë të parë në hapësirën Ballkanike dhe më gjerë.
Gjeopolitika e Kines
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Libri “Gjeopolitika e Kinës: Politika e jashtme dhe rendi i ri botëror” i Dritan Demiraj është një analizë e zgjeruar mbi fuqizimin e Kinës si superfuqi globale dhe rolin e saj në formësimin e rendit të ri botëror.
Gjeopolitika e Federates Ruse
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Libri “Gjeopolitika e Federatës Ruse: Politika e jashtme dhe rendi i ri botëror” i Dritan Demiraj është një analizë e thelluar mbi rolin e Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe mënyrën se si politika e saj e jashtme ndikon në ekuilibrat globalë.
Strategjia ushtarake e Federates Ruse
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Ky libër është një studim i detajuar mbi strukturën, doktrinën dhe evolucionin e fuqisë ushtarake ruse në periudhën moderne. Ka një karakter më teknik dhe strategjik, shumë i vlefshëm për ata që duan të kuptojnë jo vetëm politikën, por edhe mekanizmat realë të fuqisë ushtarake të Rusisë.
Sherbimet sekrete te Federates Ruse
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.“Shërbimet Sekrete të Federatës Ruse” nga Dritan Demiraj është një vepër analitike dhe studimore që ofron një pasqyrë të thelluar mbi arkitekturën, funksionimin dhe strategjitë e aparatit të inteligjencës ruse. Libri ndërton një narrativë të plotë që nga rrënjët historike në Bashkimin Sovjetik, duke ndjekur transformimin e strukturave të sigurisë pas shpërbërjes së tij, deri në konsolidimin e fuqisë së tyre në Federatën Ruse moderne.
Strategjia Ushtarake e Iranit
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Libri “Strategjia ushtarake e Republikës Islamike të Iranit”, së bashku me dy librat e tjerë: “Gjeopolitika e Republikës Islamike të Iranit” dhe “Forcat Al-Quds, Struktura, misionet, operacionet dhe kapacitetet e tyre”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë strukturave politike, diplomatike, forcave të armatosura, të inteligjencës, sigurisë dhe të aktiviteteve të paligjshme dhe destruktive të Iranit në fushën e diplomacisë aktive, ekonomisë, teknologjisë, të sigurisë dhe të terrorit në të gjithë rajonin dhe botën, nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.