Nje kufome ne biblioteke
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe autorja që themeloi një traditë të paarritshme të misterit klasik, sjell te “Një kufomë në bibliotekë” një nga çështjet më intriguese të zonjushës Marpëll. Një trup i panjohur, një bibliotekë e qetë dhe një vrasës i pamëshirshëm vënë në provë zgjuarsinë e detektives së famshme në një mister plot të papritura.
Zonja e krimit
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet. Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë: Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar. Personazh tjetër, po aq i njohur, është Hektor Puaro, të cilit nuk ka arritur t’i shpëtojë asnjë kriminel nga duart dhe që vetë autorja e ka cilësuar një gjeni me trurin plot e përplot me “qeliza të vogla gri”. Secili prej tyre ka për të na ofruar një zgjidhje të paparashikuar ose një sekret për të zbuluar, duke na futur dalëngadalë në botën e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, në botën e “zonjës së krimit”.
Funeralet jane te rrezikshme
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Njeriu i reres
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 nga dyshja e famshme që shkroi “Hipnotizuesin” rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial thellësisht manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë që duhet ta mposhtin atë në lojën e tij vdekjeprurëse. Zbuloni një rrëfim plot mister dhe tension psikologjik, ku një e kaluar e mbyllur rikthehet befas për të përndjekur të gjithë. Një udhëtim i errët skandinav që sfidon logjikën dhe guximin, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Gjuetari i heshtur
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.Në këtë libër të ri të serisë më të shitur ndërkombëtarisht, detektivi i famshëm Jona Lina rikthehet përkohësisht në polici për të zgjidhur një seri vrasjesh të çuditshme që sa vijnë e bëhen edhe më të tmerrshme. Një triller i errët skandinav që ju mban mbërthyer nga faqja e parë deri në të fundit, teksa një grabitqar i frikshëm fshihet në hije duke pritur momentin e hakmarrjes. Zbuloni një tjetër mister drithërues nga dyshja e njohur e autorëve, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Ne kufijte e mallit dhe brenges
Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.1, 062.50 LÇmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.Një libër i shumëdiskutuar, i vlerësuar me disa çmime, i përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë, që u ndalua përkohësisht në Izrael, për shkak se sillte historinë e dashurisë midis një djali palestinez dhe një vajze hebreje, nga një prej shkrimtareve më të njohura izraelite.
Vrasja ne Orient Ekspres
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe mjeshtre e misterit klasik, ndërton te “Vrasje në Orient Ekspres” një nga enigmat më të famshme të letërsisë detektive. I bllokuar nga dëbora në trenin legjendar, Herkul Puaro duhet të zbulojë vrasësin mes një grupi pasagjerësh ku secili duket i pafajshëm, por secili mund të fshehë një sekret.
Misteri i trenit blu
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere. Pikërisht në njërin prej vagonëve kryhet një vrasje djallëzore teksa agresori përpiqet, me sukses, të grabitë një varëse të çmuar prej rubini.
Portret i paperfunduar
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Portret i papërfunduar është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
Vrasja ne famulli
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Vrasja në famulli është libri i parë policor i Agatha Christie me protagoniste hetuesen e mençur, zonjushën Marpëll, që vë në provë të gjitha aftësitë e talentet e saj të vëzhgimit dhe analizës.
Vdekje ne Nil
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Në ujërat magjepsëse të Nilit, mes luksit, xhelozisë dhe sekreteve, një udhëtim ëndrrash shndërrohet në skenën e një krimi të përsosur. Me Herkul Puaron në zemër të hetimit, Agatha Christie ndërton te “Vdekje në Nil” një nga misteret e saj më elegante dhe befasuese, ku pas çdo fasade respekti mund të fshihet një motiv për të vrarë.
Gjethe te kuqe
Çmimi origjinal qe: 1, 800.00 L.1, 530.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 530.00 L.“Gjethe të kuqe” – një roman rrëqethës që të mban në tension nga fillimi deri në fund, e vendos Paullina Simons-in në radhët e para të shkrimtarëve bashkëkohorë. Në një kampus universitar në New England, trupi i zhveshur i një studenteje të bukur gjendet i ngrirë në një grumbull dëbore. Pse nuk ishte raportuar as si e zhdukur nga miqtë e saj?
Gersheti
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.“Gërsheti” është një roman prekës që ndërthur mjeshtërisht historitë e tri grave nga vende dhe kultura krejtësisht të ndryshme. Edhe pse jetët e tyre duken të largëta në gjeografi, ato lidhen fort nga e njëjta forcë: guximi për të ndryshuar fatin dhe vullneti për të luftuar për dinjitetin e tyre. Një histori frymëzuese mbi qëndrueshmërinë, shpresën dhe lidhjet e padukshme që bashkojnë njerëzit në mbarë botën. Zbuloni këtë himn për lirinë femërore, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Kapelat prej kashte
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.“Kapelat prej kashte” është një roman i ndjerë dhe i ndritshëm mbi rininë, dashurinë dhe forcën e ëndrrave. Historia zhvillohet gjatë tri verave magjike në Atikë dhe rrëfehet nga Katerina, më e vogla e tri motrave, e cila me një imagjinatë të pasur dhe nostalgji tregon përjetimet që ndryshojnë jetën e tyre përgjithmonë. Një rrëfim plot dritë dhe emocione që zbulon misterin e botës femërore dhe bukurinë e brishtë të rritjes. Zbuloni këtë klasik të letërsisë greke, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Ne te dy dhe dashuria
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Sublimes, të zjarrtës, të ftohtës, të ndrojturës, të bukurës, të nevojshmes, dashurisë. Çdo fjalë për të, por nuk është mjaftueshëm ta përshkruajm. Sa shkruajmë për dashurinë, e sa dashuri brenda vetes kemi?
Madrugada-TN
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.1, 105.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.“Madrugada” është një roman kriminalistik intrigues nga Jan Mehlum, që ndërthur misterin, tensionin dhe analizën psikologjike duke ekspozuar anën e errët të shoqërisë norvegjeze. Përmes një çështjeje që lidhet me emigracionin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe dhunën ndaj grave, romani sjell një histori të fortë mbi abuzimin, pushtetin dhe padrejtësinë.
Gjyshi genjeshtar
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.Perrallat ANDERSEN – BT
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.Europa – Muza
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.Dhjete pyetjet e Ardenit
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.425.00 LÇmimi i tanishëm është: 425.00 L.Ky liber eshte nje etyd per dijen njerezore dhe per fuqine e librit per te na cuar ne nivelet me te larta te zhvillimit teknologjik. Permes nje fabule te thjeshte, autorja na ben te reflektojme te gjitheve. Me Ardenin, djalin kureshtar e plot humor, mund të shëtisni e të takoni njerëz të mrekullueshëm, që janë më inteligjentë sesa Inteligjenca Artificiale, dora vetë. Ky liber eshte pezgjedhur mes prurjeve me te mira te letersise per femije gjate vitit 2025 nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit.
Fjalor rrefyes i miteve pellazge vellimi 2
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.Kuzhina greke – Toena
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.Këtu gjeni 168 pjatat më tipike, të gatimeve tradicionale, që bëhet përgjatë festave, duke sjellë kuzhinën e trevave kryesore në Greqi. Recetat që do t’i gjeni këtu janë më përfaqësueset, por këtu japim edhe variacionet në gatimin e tyre. Nisur nga fakti që gatimi është art, ne ju ftojmë të luani rol protagonisti: bëni zgjedhjet tuaja, zhvilloni fantazinë dhe shijen tuaj vetjake.
Embelsira dhe brumra Toena
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Kuzhina shqiptare – Ëmbëlsira dhe brumëra, libër gatimi me 300 receta tradicionale. Në këtë libër lexuesit do të gjejnë receta me normativa të sakta për të prodhuar ëmbëlsira, të cilat janë të lehta për t’u përgatitur nga të gjithë, por duke zbatuar rregullat e procesit teknologjik.
Spageti – Toena
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.Spageti, bukatini, linguine, ziti… nuk ka asnjë libër kuzhine që të mos ketë, të paktën, një kapitull për makaronat. Ja ku e keni një ide origjinale: një mori recetash të thjeshta dhe të rafinuara, për një dhuratë të shijshme