Po shfaqen 145–168 nga 918 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i larti tek i ulëti

Receta per 5 minuta nga Arbana Osmani

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Faktori Cercill , Si nje burre beri historine

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Në këtë libër do të gjeni të dhëna dhe kuriozitete politike dhe personale që do t’ju thellojnë më tepër në karrierën politike, jetën intime dhe karakterin e Winston Churchill, një kampioni të demokracisë liberale dhe luftës kundër fashizmit dhe një nga politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pasqyra e dhimbjeve tona – Pierre Lemaitre

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Pas Mirupafshim atje lart, që fitoi Goncourt më 2013 dhe qëndroi në krye të klasifikimeve letrare për një kohë të gjatë, dhe romanit të dytë po aq të suksesshëm, Ngjyrat e zjarrit, Pierre Lemaitre e mbyll trilogjinë e tij të shkëlqyer kushtuar periudhës ndërmjet dy luftërave me Pasqyra e dhimbjeve tona, një roman epik për madhështitë dhe mjerimet e një shoqërie të  shtypur nga Historia, që tingëllon po aq aktual edhe sot.

Shtepia e dritave – Donato Carrisi

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

“Shtëpia e Dritave” është një roman thriller psikologjik që të tërheq menjëherë në një atmosferë misterioze dhe të errët, tipike për stilin e Carrisit. Libri ndërthur hetimin kriminal me elementë të thellë psikologjikë, duke eksploruar kufirin mes reales dhe së pashpjegueshmes.

Portreti i nje gruaje te panjohur

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Me një stil të sofistikuar komploti, libri “Portreti i një gruaje të panjohur” është një rrugëtim argëtues në anën e errët të botës së artit, një vend ku tregtarët e paskrupullt mashtrojnë rregullisht klientët, kurse investitorët me xhepa të thellë, i trajtojnë pikturat si një kategori tjetër asetesh, veç për fitim. Ai është një provë tjetër që tregon se, kur bëhet fjalë për spiunazh, intrigë dhe suspansë, Daniel Silva nuk ka të krahasuar

Ushtari i mire Shvejk vellimi 1 – 2

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore dhe një nga romanet më të veçantë nga letërsia europiane te shekullit te XX.

Vajza e pirenejve-Living

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Një histori e rrallë rreth luftës dhe betejave të dy motrave në frontin e luftës; një sage mbresëlënëse nga Kristin Hannah që vjen në shqip nga Botimet Living.  Nëse asgjë libër tjetër nuk ju ka bërë të qani, me surprizat dhe kthesat që ky roman mbart, me siguri që do ju ndodhë të përloteni.

Hipnotizuesi

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Nën pseudonimin e famshëm Lars Kepler fshihet një nga debutimet më tronditëse të thrillerit skandinav, tashmë i përkthyer në 37 gjuhë dhe i përshtatur në një film kinematografik të suksesshëm. Ky roman i jashtëzakonshëm, i sjellë mjeshtërisht në shqip nga shtëpia botuese Dituria me përkthimin e I. Shurbani dhe A. Kënga, hapet me një masakër brutale në Stokholm. Me një strukturë të përsosur ku suspansa dhe ankthi rriten në çdo faqe, ky është një libër që do t’ju mbajë të gozhduar pas çdo rreshti. Gjejeni këtë fenomen global të krimit në Leximtari.

Petro Marko shkrimtar i lirise

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Per here te pare vjen nje veshtrim i plote mbi krijimtarine e Petro Markos, nje nga autoret me te spikatur te letersise shqipe ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe me pak i vleresuar ne kohen e tij. Studiuesi Behar Gjoka ka bere nje veshtrim krahasues mes vepres se tij dhe autoreve te brezit te humbur si Remarku apo Heminguej. Ky studim synon te ftoje lexuesit per interpretime te reja dhe per te percaktuar nje shkalle tjeter te receptimit te vepres se Petro Markos.

Syte e Monës

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Një fenomen mbarëbotëror editorial që gërshëton mjeshtërisht letërsinë me historinë e artit. Kur një dhjetëvjeçare rrezikon të humbasë shikimin përgjithmonë, gjyshi i saj i zbulon 52 kryeveprat më të mëdha të njerëzimit në muzetë e Parisit. Një libër shqip thellësisht prekës për fuqinë shëruese të së bukurës, shkruar nga historiani Thomas Schlesser.

Zbuloni këtë rrugëtim magjik ekskluzivisht në Leximtari.

Shtepia e atit tim

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ky roman është një sinfoni mbresëlënëse për dashurinë, besimin, guximin dhe vetmo-himin, dhe të qënit human në rrethanat e dhunës ekstreme.

Qielli ska preferenca-Uegen

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Një roman që prek kufijtë e dashurisë, jetës dhe vdekjes. Në këtë histori të thellë njerëzore, Remark na çon përtej romancës, drejt pyetjeve më të ndërlikuara të ekzistencës: çfarë do të thotë të jetosh me të vërtetë, kur koha është e kufizuar? Në qendër është një dashuri që lind në vendin më të papritur, mes dhimbjes dhe shpresës, mes dëshirës për të jetuar dhe dorëzimit përballë fatit. Me stilin e tij të ndjeshëm dhe filozofik, Remark e kthen çdo faqe në një reflektim mbi bukurinë e përkohshme të jetës.

Shenime nga shtepia e te vdekurve – Fjodor Dostojevski

(1)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Shënime nga shtëpia e të vdekurve është një roman gjysmë-autobiografik e njëkohësisht një nga më tronditësit të Dostojevskit, i krijuar nga përvoja e tij personale në burgun e Siberisë, në të cilin vetë autori kaloi katër vjet, por librin arriti ta përfundonte gjashtë vjet pas lirimit dhe u botua në vitin 1861–1862.

Vjen i përkthyer në shqip nga Jorgji Doksani.

Njerez te varfer

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Romani i parë dhe debutimi i jashtëzakonshëm letrar i gjeniut rus, Fjodor Dostojevski, që tronditi kritikën e kohës dhe e ngriti atë menjëherë në panteonin e letërsisë botërore. E ndërtuar në formën e një letërkëmbimi intim, kjo vepër prekëse zbulon jetën, vuajtjet dhe dinjitetin e pamasë të atyre që mbijetojnë në skajet e shoqërisë. Një portretizim thellësisht human dhe një histori dashurie e sakrifice të heshtur që nuk do t’ju lërë indiferentë. Zbuloni fillimet e një prej mendjeve më të ndritura të njerëzimit, ekskluzivisht në Leximtari.

Kumarxhiu – HC – Uegen

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

“Kumarxhiu” është një nga përshkrimet më të sakta letrare të varësisë, duke e paraqitur atë si një proces të thellë psikologjik, ku tensioni i pritjes, iluzioni i kontrollit, euforia e fitimit dhe dëshpërimi i humbjes krijojnë një cikël të rrezikshëm që e shtyn personazhin të luajë jo thjesht për para, por për ndjesinë e fuqisë dhe për të mbushur boshllëkun e tij të brendshëm.

Vajza në pikturë

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Një sagë e bukur që luan me kujtesën dhe raportet mes vëllait dhe motrës, “Vajza në pikturë” është një roman psikologjik i pazakontë që do t’ju mbajë të mbërthyer deri në faqen e fundit. Një pikturë e zbuluar së fundmi mban një mister që fle prej dekadash, të cilin lexuesi pret ta zbulojë hap pas hapi përmes këtij rrëfimi magjepsës. Zbuloni këtë vepër të mrekullueshme, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Merru me veten

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

“Merru me veten” është një libër i fokusuar tek vetëpërmirësimi, shëndeti mendor dhe zhvillimi personal, i shkruar në një gjuhë të qartë dhe të aksesueshme. Libri kombinon psikologjinë klinike, përvojën praktike dhe ushtrime reflektimi që i ndihmojnë lexuesit në disa drejtime të shëndetit mendor, duke kombinuar terapi por edhe informacione bashkëkohore në këtë fushë.

Edukimi sipas metodes Montessori

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ky libër është udhëzues praktik i aktivitete Montessori për fëmijë nga 4 deri në 8 vjeç

Kandidati i Kremlinit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Përmbyllja epike e trilogjisë së famshme “Harabeli i kuq”. Ish-agjenti i CIA-s, Jason Matthews, sjell një finale drithëruese ku shefja e kundërzbulimit rus, Dominika Egorova, dhe agjenti amerikan, Nataniel Nesh, përballen me sfidën e tyre më të rrezikshme. Një libër shqip ku çdo rrjedhje informacioni mund të jetë fatale për dy superfuqitë.

Zbuloni fundin e kësaj sage ekskluzivisht në Leximtari.

Strategjia fituese

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Dëshiron të marketosh më mirë biznesin? Ky libër është për ty! Mbështetur në përvojën e tij 10-vjeçare dhe në studimin e marketerëve më të mirë në botë, Renato Civili, ekspert i mirënjohur i marketingut në Shqipëri, të tregon hap pas hapi si të krijosh strategji të marketingut dixhital që të ndihmojnë: të rrisësh shitjet dhe të ardhurat; të fitosh klientë; të ndërtosh një biznes dhe brend të suksesshëm; të dallohesh nga konkurrentët; të ushtrosh më shumë ndikim dhe autoritet në treg. Të gjitha këto i ke vetëm 10 hapa praktikë larg. A ke guxim t’i zbatosh?

Luftetare rebele shenjtore

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Në këtë libër të çmuar, historiani dhe profesori i përkryer, Temkin, përmbush detyrën kryesore, vendos artin e udhëheqjes në kontekstin historik përkatës. Rezultati është një libër plot e përplot me botëkuptim, që tregon si një studim i kujdesshëm dhe i pakursyer i udhëheqësve të shkuar – ata që patën pushtet të madh por edhe ata që s’patën – na ndihmon të identifikojmë atributet që duhet të shohim te pasardhësit e tyre, sot.

Askujt nuk i perket vetmia

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Është një nga botimet më të fundit të Jojo Moyes që vjen edhe në shqip dhe vlerësohet si një nga romanet e saj më intimë. Trajton tema universale si: vetmia, humbja, miqësia dhe fuqia e lidhjeve njerëzore. Lexuesit e krahasojnë me romanet e saj më të suksesshme si “Unë më parë se ti” (Me Before You), por ky ka një ton më të qetë dhe më reflektues.

Bija e Montezumës

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Vjen në mënyrë të plotë “Bija e Montezumës” — një nga romanet më të mira të letërsisë klasike të aventurës. Shtëpia botuese Argeta LMG ofron për lexuesit tekstin e plotë të kësaj kryevepre, përmes një shqipërimi cilësor që na fton në një udhëtim epik. Zbuloni këtë botim të mrekullueshëm, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Seferi i Tirones

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Personazhi i këtij libri, Sefer Daja (1897-1977), një qytetar tiranas autokton, është i njohur dhe shumë popullor në Tiranë për krijimet e tij artistike, humoristike dhe satirike, përmes improvizimit të atypëratyshëm të bejteve. “Seferi i Tironës” sjell magjinë e humorit brilant tiranas, ku mjeshtëria e rimës, tallja, përçmimi dhe goditja artistike shkrihen në metafora e krahasime origjinale. Zbuloni këtë pasuri të traditës dhe humorit popullor, tashmë të disponueshme në Leximtari.