Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 109 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Anjezka – Viktorie Hanisova

(0)
1, 300.00 L

Romani “Anjezka” është një vështrim i dhimbshëm i marrëdhënieve nënë dhe bijë, të “lindura” të dëmtuara…

Fizika e trishtimit – BAO

(0)
1, 200.00 L

Fizika e trishtimit është një libër ku mund të strehoheni, të banoni  duke gjurmuar lidhjet , duke ndjekur rrëfimtarin  që të bën të humbasësh në histori të ndryshme, me Minotaurin e pikëlluar dhe të keqkuptuar në qendër të të gjitha gjërave. Autori me kete roman, por edhe me vepren e plote te tij u vleresua me cmimin Man Booker Prize ne vitin 2023.

Posedimet – Llucia Ramis

(0)
1, 200.00 L

Kur rritesh do të thotë që nuk ke më një vend se ku mund të kthehesh..? Ky është një rrëfim për dilemat dhe plagët e së shkuarës, një roman që nis me një kthim dhe përfundon me një ulërimë.

Kafsha qe jep shpirt – SB

(0)
800.00 L

“Kafsha që jep shpirt” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933-2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë nga ana e një prej prozatorëve më të njohur dhe vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Imoralisti – Andre Gide

(0)
750.00 L

Vjen me ne fund ne shqip nje kryeveper e lirise dhe e individualizmit,  “Imoralisti” nga autori gjenial francez, André Gide, Fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, përkthyer nga Primo Shllaku, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas.

Portreti i Dorian Greit – Toena

(0)
1, 000.00 L

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Ky roman mbetet një nga veprat më të arrira të Oscar Wilde, – i hedhur në qarkullim nga Botimet Toena

Amaneti – Vigdis Hjorth

(0)
1, 400.00 L

Ky roman emocionalisht i fuqishëm dhe prekës është njëkohësisht një vështrim rrëqethës mbi një familje të copëtuar nga plagët e së kaluarës dhe një meditim i thellë mbi natyrën e traumës, të kujtesës dhe të mënyrës se si e shkuara vazhdon të ndikojë në të tashmen.

Ora pa kohe

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 900.00 L.

Hana është një banore e ishullit Ora dhe zotëron fuqi të veçanta për të krijuar errësirën dhe për të ndalur kohën. Papritmas, ajo përballet me të vërtetën dhe zbulon se ishulli dhe banorët e tij janë të izoluar, ndaj vendos të luftojë për ta, për lirinë dhe jetën e saj. Në të vërtetë, ajo që zbulon rezulton të jetë më e rrezikshme nga sa e kishte përfytyruar. Kur koha ndalon, nuk ka britma, paralajmërime, dritë apo errësirë. Një histori që të mban mbërthyer, teksa Hana endet mes mistereve dhe aventurave të pafundme. Një roman që trajton në mënyrë të veçantë konceptin e kohës.

Jeta intime

(0)
1, 200.00 L

Si një alienist modern Niccolò Ammaniti i bën një prerje anatomike mendjes së një gruaje, eksploron frikën e saj, obsesionet, dëshirat e parrëfyeshme në një roman që bën tok fantazinë e çartur, realizmin psikologjik, sensin e tragjikes dhe magjinë e paradoksit.

Annalena

(0)
1, 000.00 L

Një udhëtim shumë personal dhe i thellë brenda zemrës së forcës femërore, mes përkushtimit dhe pushtetit, madhështisë dhe sensit të limitit, talentit dhe vokacionit.

Albanian files

(0)
6, 500.00 L

Libri “Albanian files” bën bashkë gjashtëdhjetë studio ndërkombëtare arkitekture që operojnë aktualisht në Shqipëri, disa prej të cilave kanë qenë aktive në vendin tonë që nga fillimi i viteve 2000. Ky botim unik sjell reflektime dhe kontribute mbi përvojat e tyre, si dhe mbi projektet e arkitekturës së ndërtuar dhe asaj të propozuar. Zbuloni këtë vështrim të thellë mbi transformimin e hapësirës shqiptare, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Mjalti i hidhur

(0)
1, 200.00 L

Romani “Mjalti i hidhur” është një vepër thellësisht prekëse që bashkon tri gra krejtësisht të ndryshme në një Eden të thyer. Një rrëfim magjepsës mbi të vërtetat e fshehura të një martese pesëdhjetëvjeçare, letrat enigmatike të lëna pas nga një bletërritës dhe mënyrën se si këto gra përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre pas zbulimit të një sekreti tronditës. Zbuloni këtë dramë të jashtëzakonshme familjare, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Pa thënë mirupafshim

(0)
900.00 L

Romani i katërt i serisë magjepsëse dhe më të shitur ndërkombëtarisht “Pa u ftohur kafeja” nga autori Toshikazu Kawaguchi, vjen me “Pa thënë mirupafshim”. Me personazhe tipike që të ngrohin zemrën dhe rrëfime thellësisht melankolike, ky libër ju bën një pyetje thelbësore: kë do të donit të vizitonit po të mund të udhëtonit në kohë? Zbuloni këtë aventurë të re magjike plot emocione, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Viti kur dola nga akuariumi

(0)
1, 200.00 L

“Viti kur dola nga akuariumi” nga Karine Glorieux është një rrëfim thellësisht personal dhe reflektiv mbi procesin e daljes nga izolimi emocional dhe psikologjik. Duke e simbolizuar “akuariumin” si një gjendje ku njeriu ndihet i kufizuar dhe i shkëputur nga bota e jashtme, autorja na fton në një udhëtim të guximshëm drejt lirisë dhe autenticitetit. Zbuloni këtë dëshmi frymëzuese të transformimit dhe vetëzbulimit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.