Libraria

Po shfaqen 721–744 nga 1031 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shkelja e kurores

(0)
1, 000.00 L

Një roman provokues që eksploron me guxim boshllëkun e fshehur pas një jete që, nga jashtë, duket krejtësisht e përkryer. Në qendër të historisë është Linda, një grua 31-vjeçare me një familje të rregullt dhe karrierë të suksesshme në Zvicër, e cila papritur fillon të ndiejë një zbrazëti të pashpjegueshme brenda vetes. Takimi i rastësishëm me një dashuri të vjetër zgjon emocione të harruara dhe e shtyn atë drejt një rruge të rrezikshme, duke e detyruar të përballet me pyetje të vështira mbi lumturinë e vërtetë, pasionin dhe kuptimin e jetës. Zbuloni këtë udhëtim emocional, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Atlasi, historia e Pa Saltit

(0)
1, 600.00 L

Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt.

Motra e perlave. Historia e Sisit

(0)
1, 500.00 L

Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.

Motra ne stuhi. Historia e Allit

(0)
1, 500.00 L

Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.

Motra ne hije – Historia e Starit

(0)
1, 500.00 L

Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller Shtate motrat, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria

Motra e humbur

(0)
1, 600.00 L

Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në këtë libër të shtatë të sagës epike Motra e humbur – të kthyer tashmë në bestseller ndërkombëtar Shtate motrat, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria.

Motra e henes. Historia e Tigit

(0)
1, 500.00 L

Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuse Dituria. Nje sage qe ka bere per vete zemrat e miliona lexuesve ne mbare boten.

Motra e diellit

(0)
1, 600.00 L

Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur…

Ngadalesia

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 720.00 L.

Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes. Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.

Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur

(0)
1, 000.00 L

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist. Ky roman është historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.

Nje nate ne Lisbone

(1)
1, 000.00 L

Një histori e mrekullueshme dashurie dhe mbijetese nga pena e pashoq e Erich Maria Remarque, që ka në sfond dhimbjet e thella të shpirtit njerëzor teksa u largohet barbarive naziste. Në këtë rrëfim mjeshtëror, dëshpërimi përballet me shpresën në rripin e fundit të tokës evropiane të papushtuar ende nga lufta. Zbuloni një dëshmi prekëse të sakrificës dhe humanizmit, që do t’ju mbajë mbërthyer deri në fjalën e fundit, ekskluzivisht në Leximtari.

Keshtjella-Dudaj

(0)
1, 000.00 L

Ky roman është një nga më të rëndësishmit të autorit i cili të fut në një botë të pazakontë, ku një i huaj përpiqet të depërtojë në një sistëm të mbyllur dhe të pakuptueshëm. Secili hap e çon më thellë në mister, mes personazhesh të çuditshëm, ai përpiqet të gjejë vend për veten, por çdo rrugë duket se e çon në më shumë pasiguri.

Amerika ose i zhdukuri

(0)
1, 000.00 L

Ky roman mbetet një nga veprat më të veçanta të Franz Kafkës, ku shpërfaqen mjeshtërisht temat e vetmisë, pasigurisë dhe humbjes së identitetit. Protagonisti endet në një sistem të ndërlikuar që nuk e kupton plotësisht, duke u përballur me situata sa absurde, aq edhe njerëzore. Këtu, “toka e premtuar” nuk shfaqet si një vend ëndrrash, por si një hapësirë kontradiktore ku shpresa dhe zhgënjimi bashkëjetojnë vazhdimisht në çdo hap. Zbuloni këtë vizion unik të botës moderne, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.