Sipas Kategorisë
- Libri shqip 151
- Libri per femijë 1
Filtro
Po shfaqen 145–152 nga 152 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Vellazeria e Pelhures se Shenjte
Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarës, së tashmes dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s’ka të dytë në llojin e vet.
Me thuaj kush jam
Me thuaj kush jam, – nje tjeter roman i arrire nga shkrimtarja spanjolle Julia Navarro, i cili te ben te kuptosh me mire dramat dhe krizat e individit dhe identitetit ne kohen tone. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.
Qello, tashme jam i vdekur
Në një kontekst historik të ndërlikuar dhe të veçantë në llojin e vet, në një udhëtim që na çon nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, Julia Navarro përfshin aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.
Vajza e mjaltit
Cristina Caboni vjen me romanin qe shenjon edhe pasionin e saj, rritjen e bleteve. Permes tij autorja e njohur italiane sjell nje mikrobote qe te befason por qe te ben te reflektosh me gjerat magjike qe jetojne mes nesh. Nje tjeter rrefim qe do t’ju pasuroje me informacionet dhe mjeshtrine e te treguarit.
Vajzat e viles se pelhurave
Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues. Një varg të papriturash dhe dashurish të reja, treguar nga këndvështrimi i veçantë i shërbyesve intrigantë të vilës.
Vila e pelhurave
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse.
Nga asnjera ane
Nga asnjëra anë është një udhëtim në kufijtë e ndërgjegjes së dy burrave, që janë të detyruar të jetojnë sipas identiteteve që nuk i kanë zgjedhur dhe prej të cilave është e vështirë të shpëtosh… Një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj. Një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.
Kthim ne Vilen e Pelhurave
Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.