Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas çmimesh: nga i ulëti tek i larti

Asgje e re nga fronti i Perendimit

(1)
800.00 L

I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore.

Tre shoke-BDI

(0)
1, 000.00 L

Romani Tre shokë është i shkruar në veten e parë nga personazhi kryesor Robert Lohkamp, ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët me të cilët drejton një dyqan riparimi automobilash në Berlinin e viteve 1920. Në roman trajtohet edhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur e misterioze Pat.

Shkendija e jetes

(0)
1, 000.00 L

Romani “Shkëndija e Jetës” është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëz ve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internua në kampet e përqendrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Obelisku i zi-BDI

(0)
1, 250.00 L

I përshkuar nga hiret dhe mrekullia e stilit të Remarkut, libri rrëfen për vitet njëzet të shekullit të kaluar, në Gjermani, vite të vështira të një kombi në prag të humnerës dhe, megjithatë, vite në të cilat, sipas autorit të Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, “shpresa valëvitej mbi ne si flamur dhe ne ende besonim në ato vlera të dyshimta që quhen njerëzi, drejtësi, tolerancë dhe mendonim se një luftë botërore kishte qenë një mësim i mjaftueshëm për një brez”.

Harku i triumfit

(1)
1, 400.00 L

Kryevepra e Erich Maria Remarque rrëfen jetën e një kirurgu gjerman të arratisur në Paris gjatë viteve para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. I detyruar të jetojë pa identitet ligjor, ai përpiqet të mbijetojë mes frikës, vetmisë dhe kujtimeve gërryese të luftës. Në këtë qytet të mbushur me hije të së shkuarës, ai përjeton një histori dashurie të thellë dhe thellësisht tragjike, e cila e vendos përballë plagëve të vjetra dhe kuptimit të ekzistencës në një kohë tepër të pasigurt. Zbuloni këtë pasqyrë mjeshtërore të dhimbjes dhe mbijetesës njerëzore në Leximtari.