Snajperet e fundjaves
1, 700.00 LRomani “Snajperët e fundjavës” nga mjeshtri i zhanrit noir italian, Ezio Gavazzeni, është një thriller i errët, i tensionuar dhe plot adrenalinë. Kur një seri vrasjesh e kthen qytetin në një fushëbetejë të rrezikshme gjatë fundjavave, fillon një garë e pamëshirshme me kohën për të zbuluar se kush fshihet pas objektivit. Zbuloni këtë rrëfim drithërues, plot mister dhe kthesa të papritura, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Perandoresha e Pjetrit – Vellimi 1
1, 500.00 LZbuloni historinë e vërtetë dhe tronditëse të Katerinës I me “Perandoresha e Pjetrit – vëllimi 1”. Ky roman shpalos përplasjen mes kulturave lindore dhe perëndimore brenda një martese toksike, dhunën, varësinë dhe luftën e pamëshirshme për pushtet. Një rrëfim i thellë për jetën e një gruaje me identitet të copëtuar, por të aftë të ringrihet gjithmonë, e cila i mbijetoi skllavërisë për t’u bërë perandoresha e parë ruse. Një vepër e jashtëzakonshme, tashmë e disponueshme në Leximtari.
Shtepia e dritave – Donato Carrisi
1, 500.00 L“Shtëpia e Dritave” është një roman thriller psikologjik që të tërheq menjëherë në një atmosferë misterioze dhe të errët, tipike për stilin e Carrisit. Libri ndërthur hetimin kriminal me elementë të thellë psikologjikë, duke eksploruar kufirin mes reales dhe së pashpjegueshmes.
Martin Iden – Jack London
1, 700.00 LBotimet Living sjellin kryeveprën e Jack London-it, atë që shpeshherë është konsideruar si himni i jetës së tij, romanin “Martin Iden”. Ky roman mbetet një klasik i pavdekshëm dhe i fuqishëm për përpjekjet e pareshtura për sukses artistik dhe personal.
Djali i keq qe une dua-TN
1, 400.00 L“Djali i keq që unë dua” është libri i parë i një trilogjie romantike për të rinj që rrëfen historinë e Kiarës dhe Çezarës. Ajo është një vajzë që shpesh ndihet e padukshme, ndërsa ai është djali misterioz që fsheh më shumë sesa tregon. Një histori emocionuese për pasionin, rrezikun dhe fuqinë e ndjenjave të para.