Djemtë e rrugës Pal
800.00 LMe një ndjeshmëri të rrallë dhe një përshkrim realist të botës së fëmijëve, Ferenc Molnari ka krijuar një kryevepër që i kapërcen kufijtë e moshës dhe të kohës. “Djemtë e rrugës Pal” mbetet një roman i pavdekshëm për miqësinë, nderin, besën dhe humbjen e pafajësisë—një kujtesë e bukur se idealet më të mëdha shpesh lindin në zemrat më të vogla. Në përkthimin e shkëlqyer të Virgjil Muçit (mosha e rekomanduar: 10 vjeç e lart), ky libër tashmë është i disponueshëm në Leximtari.
Asgje e re nga fronti i Perendimit
800.00 LI botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore.
Tre shoke-BDI
1, 000.00 LRomani Tre shokë është i shkruar në veten e parë nga personazhi kryesor Robert Lohkamp, ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët me të cilët drejton një dyqan riparimi automobilash në Berlinin e viteve 1920. Në roman trajtohet edhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur e misterioze Pat.
Dhe nuk mbeti me askush
900.00 LDhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush. Nje roman qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit nga mjeshtrja e romanit te krimit
Shtepia e shtrember
800.00 LNë gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.
Musolini ka bere edhe gjera te mira
900.00 LMë shumë se shtatëdhjetë vjet pas rënies së fashizmit, kurrë më shumë se sot hidra nuk e ka ngritur kokën, sidomos në Internet, por jo vetëm. Slogane të përsëritura me vite, si të ishin barcaleta, që deri pak më parë dukeshin të padëmshme e qesharake, po përhapen gjithnjë e më shumë në Itali, me një synim krejt tjetër. Dhe po gjejnë terren.
Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur
1, 000.00 LKohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist. Ky roman është historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.
Nje nate ne Lisbone
1, 000.00 LNjë histori e mrekullueshme dashurie dhe mbijetese nga pena e pashoq e Erich Maria Remarque, që ka në sfond dhimbjet e thella të shpirtit njerëzor teksa u largohet barbarive naziste. Në këtë rrëfim mjeshtëror, dëshpërimi përballet me shpresën në rripin e fundit të tokës evropiane të papushtuar ende nga lufta. Zbuloni një dëshmi prekëse të sakrificës dhe humanizmit, që do t’ju mbajë mbërthyer deri në fjalën e fundit, ekskluzivisht në Leximtari.
Lavjerresi i Fukoit
1, 800.00 LNuk eshte vetem nje liber. Jane shume libra bashke! Eshte emocionues si çdo thriller (Lavjerresi është një thriller!), i sakte si një ese (Lavjerresi është edhe një ese!), i mrekullueshëm si një libër aventurash, apasionues si një reportazh historik, provokues dhe sarkastik si një pamflet (është edhe pamflet), artistik, intrigues, brilant, i kulturuar, i sofistikuar.
Funeralet jane te rrezikshme
900.00 LKy është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Vrasja ne Orient Ekspres
1, 000.00 LAgatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe mjeshtre e misterit klasik, ndërton te “Vrasje në Orient Ekspres” një nga enigmat më të famshme të letërsisë detektive. I bllokuar nga dëbora në trenin legjendar, Herkul Puaro duhet të zbulojë vrasësin mes një grupi pasagjerësh ku secili duket i pafajshëm, por secili mund të fshehë një sekret.
Portret i paperfunduar
800.00 LPortret i papërfunduar është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.