Autor: Agatha Christie
Rreth autorit
Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976.
E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme.
Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës.
Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi.
Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 11 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Nje kufome ne biblioteke
Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe autorja që themeloi një traditë të paarritshme të misterit klasik, sjell te “Një kufomë në bibliotekë” një nga çështjet më intriguese të zonjushës Marpëll. Një trup i panjohur, një bibliotekë e qetë dhe një vrasës i pamëshirshëm vënë në provë zgjuarsinë e detektives së famshme në një mister plot të papritura.
Zonja e krimit
Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet. Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë: Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar. Personazh tjetër, po aq i njohur, është Hektor Puaro, të cilit nuk ka arritur t’i shpëtojë asnjë kriminel nga duart dhe që vetë autorja e ka cilësuar një gjeni me trurin plot e përplot me “qeliza të vogla gri”. Secili prej tyre ka për të na ofruar një zgjidhje të paparashikuar ose një sekret për të zbuluar, duke na futur dalëngadalë në botën e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, në botën e “zonjës së krimit”.
Funeralet jane te rrezikshme
Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Vrasja e Roxher Akrojdit
Ky liber eshte votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë! Si i tille, mbetet nje manual brilant i romaneve te zhanrit krim dhe investigim, prandaj nuk duhet lene pa lexuar.
Vrasja ne Orient Ekspres
Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe mjeshtre e misterit klasik, ndërton te “Vrasje në Orient Ekspres” një nga enigmat më të famshme të letërsisë detektive. I bllokuar nga dëbora në trenin legjendar, Herkul Puaro duhet të zbulojë vrasësin mes një grupi pasagjerësh ku secili duket i pafajshëm, por secili mund të fshehë një sekret.
Misteri i trenit blu
Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere. Pikërisht në njërin prej vagonëve kryhet një vrasje djallëzore teksa agresori përpiqet, me sukses, të grabitë një varëse të çmuar prej rubini.
Dhe nuk mbeti me askush
Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush. Nje roman qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit nga mjeshtrja e romanit te krimit
Portret i paperfunduar
Portret i papërfunduar është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
Vrasja ne famulli
Vrasja në famulli është libri i parë policor i Agatha Christie me protagoniste hetuesen e mençur, zonjushën Marpëll, që vë në provë të gjitha aftësitë e talentet e saj të vëzhgimit dhe analizës.
Vdekje ne Nil
Në ujërat magjepsëse të Nilit, mes luksit, xhelozisë dhe sekreteve, një udhëtim ëndrrash shndërrohet në skenën e një krimi të përsosur. Me Herkul Puaron në zemër të hetimit, Agatha Christie ndërton te “Vdekje në Nil” një nga misteret e saj më elegante dhe befasuese, ku pas çdo fasade respekti mund të fshihet një motiv për të vrarë.
Shtepia e shtrember
Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.