Autor: Dan Brown

Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit  ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons.

Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”.

Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit.

Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller  intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.

 

Po shfaqen krejt 8 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Simboli i humbur

(0)
1, 300.00 L

Pas dukurisë globale që ndryshoi botën e letërsisë, mjeshtri i trillerit rikthehet për të na sfiduar sërish. Një rrëfim i zgjuar, me një ritëm marramendës dhe befasi të papritura në çdo kthesë. Kjo është pikërisht vepra drithëruese që kanë pritur admiruesit e zhanrit: një garë e rrezikshme për jetë a vdekje, e mbushur me kode të padukshme dhe sekrete antike. Zbuloni çfarë ka humbur dhe lëreni veten të tërhiqet në një labirint të vërtetë, ekskluzivisht në Leximtari.

Sekreti i fundit – Dan Brown

(0)
2, 000.00 L

Shkrimtari numër një i trillerëve në botë, Dan Brown, rikthehet me një tjetër aventurë marramendëse të profesorit Robert Langdon. Një kryevepër dinamike, plot të papritura dhe thellësisht provokuese, që rrezikon të përmbysë shekuj të tërë besimesh. I sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dudaj, ky botim është më i kërkuari i momentit kudo në botë.

Siguroni kopjen tuaj nga Leximtari para se të shterojnë rezervat.

Mashtrimi I madh-Dudaj

(0)
1, 200.00 L

Nga autori i librit “Kodi i Da Vinçit”, bestseller i New York Times-it, vjen një tjetër roman shpërthyes e modern, që e shpie lexuesin nga thellësitë e acarta të Oqeanit Arktik deri në majat e frikshme të pushtetit në Uashington.

Diabolus-Dudaj

(0)
1, 200.00 L

“Diabolus” u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja – dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë.

Origjina

(0)
1, 600.00 L

Kushdo të jeni, çfarëdo të besoni, gjithçka është gati të ndryshojë. Po sikur përgjigjja për Zotin të vinte nga një kompjuter? Po sikur shkenca të guxonte të japë atë që feja ka ruajtur me xhelozi për shekuj me radhë? Ky nuk është vetëm një triller intelektual që ju mban mbërthyer nga faqja e parë; është një reflektim i thellë dhe tronditës mbi epokën tonë, të ardhmen e njerëzimit dhe sekretet që na rrethojnë. Bëhuni gati për një aventurë të re plot të papritura të papara. Gjejeni ekskluzivisht në Leximtari.

Ferri

(0)
1, 500.00 L

Një nga librat më të shitur të Dan Brown, ku mjeshtërisht ndërthuren historia, arti, kodet sekrete dhe simbolet. Ky roman bashkon artin klasik me ankthin modern duke ngritur pyetjen thelbësore: A është njerëzimi duke ngritur vetë ferrin e tij? Ndiqni Robert Langdonin në një arrati të rrezikshme për jetën nëpër Firence, ndërsa koha nuk pret dhe bota kërcënohet nga një makth i errët. Një lexim i pandalshëm që mban mendjen në tension. Porosit tani në Leximtari.

Engjej dhe djaj

(0)
1, 200.00 L

Ky është një nga romanet më të suksesshëm të mjeshtrit të suspansit, Dan Brown, dhe njëkohësisht vepra e parë ku shfaqet për publikun simbolisti i famshëm i Harvardit, Robert Langdon. Një triller intelektual i ndërtuar me një ritëm të shpejtë, kthesa të papritura dhe enigma historike që e bëjnë leximin pothuajse kinematografik. Zbuloni betejën e fshehtë mes shkencës dhe fesë në këtë aventurë të jashtëzakonshme që hapi rrugën për fenomenet botërore që e pasuan, ekskluzivisht në Leximtari.

Kodi i Da Vincit

(0)
1, 200.00 L

Ky është fenomeni letrar i Dan Brown që theu çdo rekord me mbi 80 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Një triller intelektual i jashtëzakonshëm që luan me idenë se e vërteta historike mund të jetë fshehur qëllimisht dhe se arti është një gjuhë sekrete që vetëm pak veta dinë ta lexojnë. Një aventurë që rishkruan historinë e njerëzimit dhe e mban lexuesin me frymë të ndalur nga faqja e parë deri në fund. Zbuloni këtë kryevepër të suspansit ekskluzivisht në Leximtari.