Autor: Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…” – shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas më të rejave

C’te besh kur te shperthen zemerimi

(0)
700.00 L

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë. A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të dalë nga kontrolli, duke bërë të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati të bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty.

C’te besh kur mendja te mbetet peng

(0)
700.00 L

Nga seria Cte besh e hartuar nga psikologe amerikane ne bashkepunim me mesues dhe prinder, trajtohen rastet per edukimin e femijeve me crregullime obsesive kompulsive

C’te besh kur friksohesh nga shtrati

(0)
700.00 L

Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë… si me magji!

Cte besh kur ankohesh se tepermi

(0)
700.00 L

Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit dhe vogëlushët.

C’te besh kur shqetesohesh shume

(0)
700.00 L

Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive – sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.

C’te besh kur te nguliten veset e keqija

(0)
700.00 L

Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.