Po shfaqen 1–24 nga 914 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i larti tek i ulëti
Albanian files
Çmimi origjinal qe: 6, 500.00 L.5, 525.00 LÇmimi i tanishëm është: 5, 525.00 L.Libri “Albanian files” bën bashkë gjashtëdhjetë studio ndërkombëtare arkitekture që operojnë aktualisht në Shqipëri, disa prej të cilave kanë qenë aktive në vendin tonë që nga fillimi i viteve 2000. Ky botim unik sjell reflektime dhe kontribute mbi përvojat e tyre, si dhe mbi projektet e arkitekturës së ndërtuar dhe asaj të propozuar. Zbuloni këtë vështrim të thellë mbi transformimin e hapësirës shqiptare, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Liria
Çmimi origjinal qe: 3, 000.00 L.2, 550.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 550.00 L.Me ne fund, vjen ne shqip libri me kujtime i Angela Merkel, nje nga personalitetet me te shquara te politikes gjermane dhe europiane te ketij shekulli. 16 vite ne drejtimin e Gjermanise por njeheresh edhe ndryshimet radikale qe ndodhen pas shembjes se komunizmit dhe bashkimit te dy Gjermanive, si dhe pesha e saj ne politikat e Brukselit vijne ne kete rrefim te pazakonte qe ta sendertuar kohen tone.
1923 – 1968 : Idealisti
Çmimi origjinal qe: 3, 000.00 L.2, 550.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 550.00 L.“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.
Behu drita qe ke lindur te jesh
Çmimi origjinal qe: 3, 000.00 L.2, 550.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 550.00 L.Një udhëtim shpirtëror që zgjon kujtesën e dritës brenda teje. Ky libër nuk është për t’u lexuar, por për t’u përjetuar. Ai është fryma që zgjon kujtesën e dritës brenda teje dhe të kujton se ke qenë gjithmonë më shumë se trup, më shumë se mendje, ke qenë një qenie që mban universin në frymëmarrjen e vet.
Epoka e re e konfrontimit
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.“Epoka e Re e Konfrontimit” është realizuar me qëllim kuptimin sa më qartë të analizave strategjike, rreziqeve dhe kërcënimeve globale të cilat zhvillohen çdo ditë rreth debatit rajonal dhe ndërkombëtar mbi çështjet të cilat do të përcaktojnë drejtimin e botës në dekadat e ardhme.
Zemer sterr e zeze
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Një mekanizëm i përsosur, një rrëfim tërheqës, një kapitull tjetër i domosdoshëm në historinë e Robinit dhe Strajkut nga Seria e dedektivit Kormoran Strajk, shkruar mjeshtrisht nga Robert Galbraith, ne emrin e vertete te J. K. Rowling.
Strategjia Ushtarake e Kines
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Në ditët e sotme Republika Popullore e Kinës paraqet një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Këtë e përforcon edhe fakti se ekonomia e saj po rritet dita ditës në koordinim të vazhdueshëm edhe me Federatën Ruse. Fuqia e madhe ekonomike, i mundëson Kinës të alokojë sasi të mëdha financiare në drejtim të forcimit të mbrojtjes kombëtare, për të cilat do të flasim në detajet më të vogla në këtë libër modest i cili botohet për herë të parë në hapësirën Ballkanike. Kina ka objektiv për të kundërshtuar me çdo mjet interesat e SHBA-ve dhe të aleatëve të saj në rajonin e Detit të Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe në rajonin e Indo-Paqësorit….
Gjeopolitika e Kines
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Libri “Gjeopolitika e Kinës: Politika e jashtme dhe rendi i ri botëror” i Dritan Demiraj është një analizë e zgjeruar mbi fuqizimin e Kinës si superfuqi globale dhe rolin e saj në formësimin e rendit të ri botëror.
Strategjia Ushtarake e Iranit
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.Libri “Strategjia ushtarake e Republikës Islamike të Iranit”, së bashku me dy librat e tjerë: “Gjeopolitika e Republikës Islamike të Iranit” dhe “Forcat Al-Quds, Struktura, misionet, operacionet dhe kapacitetet e tyre”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë strukturave politike, diplomatike, forcave të armatosura, të inteligjencës, sigurisë dhe të aktiviteteve të paligjshme dhe destruktive të Iranit në fushën e diplomacisë aktive, ekonomisë, teknologjisë, të sigurisë dhe të terrorit në të gjithë rajonin dhe botën, nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.
Renia e republikes
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.“Rënia e Republikës” është një kronikë historiko-narrative tronditëse që e fton lexuesin të bëhet dëshmitar i një epoke në shembje. Më shumë se një libër, kjo vepër është një thirrje për zgjim dhe një pasqyrë e thellë reflektimi mbi përgjegjësinë qytetare, harresën dhe peshën e heshtjes. Përballuni me të vërtetat e një republike të rrënuar, por të lavdishme në kujtesë, dhe zbuloni rolin tuaj në historinë që po shkruhet, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Hije qe te ndjekin pas
Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.“Hije që të ndjekin pas” sjell një kapitull të ri epik, prekës dhe të paharrueshëm nga saga e njohur e detektivëve Kormoran Strajk dhe Robin Elakot. Kësaj radhe, dyshja përballet me njërën nga sfidat më të rrezikshme të karrierës së tyre: infiltrimin në një sekt të fuqishëm e me pamje paqësore, që fsheh sekrete të errëta dhe vdekje të dyshimta. Teksa rreziku rritet në çdo hap, ata duhet të mbështeten jo vetëm te profesionalizmi, por edhe te lidhja e tyre e thellë e komplekse. Një thriller psikologjik që do t’ju mbajë të mbërthyer deri në faqen e fundit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Para te prishura
Çmimi origjinal qe: 2, 400.00 L.2, 040.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 040.00 L.Përmes librit “Para të Prishura” Lyn Alden eksploron evolucionin e parave përmes lentes së teknologjisë dhe zhytet thellë në pyetje për të parë se cila është origjina e parasë, ku po shkon ajo, dhe çfarë është paraja në themel. Këtë libër e gjeni tek Leximtari, librari e cila shpërndan ekskluzivisht këtë libër tek lexuesit dhe rrjetin e librarive në Shqipëri dhe Kosovë.
Nje mije e nje net – Vellimi 1 – Albas
Çmimi origjinal qe: 2, 200.00 L.1, 870.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 870.00 L.Një mijë e një net konsiderohet një thesar i çmuar i botës dhe i kulturës arabe. Ky botim vjen për herë të parë i plotë në gjuhën shqipe nga origjinali (me katër vëllime). Në këtë vëllim të parë janë përmbledhur 168 rrëfenja.
Kerkimi i historise
Çmimi origjinal qe: 2, 200.00 L.1, 870.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 870.00 L.John Tosh, historiani i njohur britanik dhe profesor emeritus në Universitetin e Roehampton-it, sjell një udhërrëfyes thelbësor mbi rëndësinë e shkencës historike. Ai beson fort se studimi i historisë është pjesë përbërëse e të kuptuarit të së tashmes dhe se e kaluara shërben si një mësuese e pazëvendësueshme për të ardhmen. Një vepër që na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e kujtesës kolektive në formësimin e shoqërisë moderne. Zbuloni këtë hyrje klasike në mendimin historik, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
50 grate me me ndikim te epokes sone
Çmimi origjinal qe: 2, 200.00 L.1, 870.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 870.00 L.Libri “50 gratë më me ndikim të epokës sonë” nga Chiara Pasqualetti Johnson sjell profilet e jetëve të disa prej heroinave më të spikatura të njëqindvjeçarit të fundit. Me forcën e jashtëzakonshme, këmbënguljen dhe gjenialitetin e tyre, ato ndikuan fuqishëm në fushat përkatëse- nga shkenca dhe arti, te politika dhe sporti. Me arritjet mbresëlënëse dhe shembullin e pakrahasueshëm, këto figura historike u dhanë drejtësinë e munguar grave, të cilat deri vonë shiheshin si të virtytshme vetëm në rolet e tyre të bindura tradicionale. Zbuloni këtë enciklopedi frymëzimi dhe force, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Arti, prej zanafilles te Van Gogh
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Libri është i lehtë për t’u qëmtuar, mjaft praktik si dhe përmban riprodhime të kryeveprave të kësaj periudhe. Shpresa jonë është që edhe lexuesi të mbetet i prekur nga kjo pasuri e madhe…
Historija e Shqiprise – Kristo Floqi
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Klasiket e mi te pare-BAO
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Gjak i trazuar
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë… por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të romanit. Seria e dedektivit Kormoran Strajk vijon
Drakula – Kapak i trashe
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Xhelal Staravecka ne gjyqin e historise 1912-1944
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.M & A – Teoria nderkombetare e nderthurur me praktiken shqiptare te bashkimit dhe blerjes së kapitalit
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Biblioteka e biznesit dhe ajo akademike pasurohen për herë të parë me një botim unik rreth procesit të Bashkimit dhe Blerjeve të sipërmarrjeve (M&A). Ky libër, i sjellë nga bashkëpunimi mes profesorit të Bayes Business School, Scott Moeller dhe Dr. Kristal Hykaj, tregon se si aplikimi i inteligjencës së biznesit rrit ndjeshëm suksesin tregtar të këtyre transaksioneve. Vlera e tij shtohet nga ndërthurja e teorisë ndërkombëtare me shembuj praktikë nga korporatat në tregun shqiptar. Një udhëzues thelbësor për profesionistët e ekonomisë, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Fenomenologjia e shpirtit – Hegel
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Ndoshta një nga veprat më revolucionare të filozofisë që është paraqitur ndonjëherë, “Fenomenologjia e shpirtit” është vepra e Hegelit e vitit 1807 që, në shumë mënyra, është e jashtëzakonshme.
33 strategjitë e luftës
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.1, 700.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.Një libër i domosdoshëm për këdo që kërkon të fitojë betejat e jetës së përditshme! “33 strategjitë e luftës” nga mjeshtri i strategjisë Robert Greene ju ofron të gjitha burimet psikologjike që ju nevojiten për të kapërcyer modelet e dështimit dhe për të fituar përfundimisht epërsinë. Zbuloni këtë udhëzues thelbësor për të mposhtur sfidat dhe për të ndërtuar suksesin e pandalshëm, tashmë i disponueshëm në Leximtari.