Po shfaqen 817–840 nga 919 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i larti tek i ulëti

Bomberi 1 dhe lojtaret rezerve koha per gol

(0)
Çmimi origjinal qe: 690.00 L.Çmimi i tanishëm është: 586.50 L.

Problemi me problemet

(0)
Çmimi origjinal qe: 650.00 L.Çmimi i tanishëm është: 552.50 L.

A ke takuar ndonjëherë ndonjë PROBLEM?  Ato janë krijesa të çuditshme. Por të shqetësojnë mos i lër. Ka shumë mënyra për ti përzënë. Libri “Problemi me problemet” i ndihmon fëmijët të kuptojnë se çdo problem ka zgjidhje.

Kur yjet zbresin ne dhome

(0)
Çmimi origjinal qe: 650.00 L.Çmimi i tanishëm është: 552.50 L.

Libri “Kur yjet zbresin në dhomë” nga Mjedra Bajraktari-Deva dhe Anila Sulstarova sjell tri tregime të jashtëzakonshme për fëmijë që përballen me sëmundje të rënda. Përmes sfidave, frikërave dhe ëndrrave të tyre, fëmijët do të zbulojnë forcën që mbajnë brenda vetes dhe do të kuptojnë se shpresa, dashuria dhe imagjinata triumfojnë çdoherë në momentet më të vështira. Të tria tregimet shoqërohen nga ilustrime origjinale që e bëjnë leximin edhe më të këndshëm.

Izadora Mun fle te shtepia e shoqes

(0)
Çmimi origjinal qe: 650.00 L.Çmimi i tanishëm është: 552.50 L.

Mamaja e saj është zanë dhe babai i saj është vampir. Vetë ajo është pak nga të dy. Izadora merr ftesë nga Zoi, që të shkojë te shtëpia e saj. Çfarë emocioni për të! Është hera e parë që do të flejë te shtëpia e një shoqeje. Ato do të përgatisin tortë magjike, do tregojnë histori e do bëjnë një festë me të qeshura dhe lojëra. Por, për të gjitha këto, do t’u duhet të rrinë zgjuar gjithë natën.

Syri i ujkut

(0)
Çmimi origjinal qe: 650.00 L.Çmimi i tanishëm është: 552.50 L.

Libri “Syri i ujkut” i shkruar nga Daniel Pennac, autor francez i bestsellerëve ndërkombëtar, sjell një botë brilante të pikëtakimit mes njeriut dhe ujkut. Ky libër rekomandohet për lexuesit e vegjël mbi moshën 8 vjeç

Portret gjysheje

(0)
Çmimi origjinal qe: 650.00 L.Çmimi i tanishëm është: 552.50 L.

Ky është një roman i ndjerë për të gjithë ata që kanë ende një gjyshe dhe shpesh koha i rrëmben, duke i penguar të ndajnë pak minuta të çmuara me të. Është gjithashtu një ngushëllim shpirtëror për ata që e kanë humbur dhe, përmes këtij leximi, do ta kujtojnë plot mall, si dhe një dedikim për të gjithë ata që mbajnë këtë status të shenjtë sot. Një vepër e jashtëzakonshme që shkon shumë përtej një romani të thjeshtë autobiografik nga autorja Sonila Strakosha, duke prekur telat më të hollë të shpirtit njerëzor dhe kujtesës familjare. Zbuloni këtë dëshmi prekëse të dashurisë së pakushtëzuar.

Sonete – William Shakespeare – Pegi

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Kjo përmbledhje është një takim mes dy mjeshtërve të fjalës: Shekspirit, që u dha zë ndjenjave më të thella njerëzore, dhe Vedat Kokonës, që me ndjeshmërinë e tij poetike i bëri ato të tingëllojnë natyrshëm e bukur edhe në shqip. Sepse koha mund të marrë bukurinë e çastit, por jo bukurinë që mbetet e gjallë në poezi.

Parullat me gure

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Është një vëllim i njohur me tregime i shkrimtarit Ylljet Aliçka. Përmes një ironie dhe satire të hollë, libri pasqyron jetën absurde gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ideologjia e kohës dhe detyrimet kolektive trajtohen si një mekanizëm shtypës që zhvleftësonte individin.

I mrekullueshmi Magjistari i Ozit – klasiket – Albas

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Tregtari i Venedikut

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Gjoni me shoket prej kartoni

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Një libër ku fantazia përzihet me realitetin dhe ku ilustrimet të ftojnë të mos e heqësh librin nga dora! Zbuloni botën magjike të “Gjoni me shokët prej kartoni”, një histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije. Gjeni këtë libër të mrekullueshëm plot aventura, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Kampionet e sotem te futbollit

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

“Kampionët e sotëm të futbollit” është një libër që tregon fitoret dhe humbet, sakrificat dhe triumfet, të gjitha emocionet e futbollit për t’u përjetuar përmes historive dhe bëmave të protagonistëve të sotëm. Një koleksion i biografive të futbollistëve më të njohur sot në botë, që nga legjendarët Mesi dhe Ronaldo, te më të talentuarit Mbappe’ dhe Bellingham. Çdo fanellë është një histori sfidash dhe vendosmërish dhe suksesesh të arritura si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së futbollit. Një libër i ilustruar për fëmijë nga 8 vjeç e lart, për të zbuluar lojtarët më të mëdhenj të futbollit sot.

Bota e padukshme e adoleshences – Valbona Banka

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Autorja e letersise per femije, Valbona Banka, fituese e Çmimit të Panairit Tirana 2025, vjen me një tjetër roman për lexuesit e rinj: “Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo i pakuptuar…Si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.

Ne bregun Chesil – Ian McEwan

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Me një gjuhë të dlirë e të sinqertë, edhe në këtë vepër brenda stilit të tij mjeshtëror, Ian McEwan, si një eksplorator i çuditshëm, depërton në thelbin e karaktereve të personazheve, falë fantazisë së jashtëzakonshme krijuese.

Vajza me syte e arte – Honore de Balzac

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Novela është një pjesë e serisë “La Comédie Humaine” e Balzac, e cila ofron një portret të thellë dhe të detajuar të jetës dhe shoqërisë së shekullit të 19-të në Francë.

Letra e nje te panjohure – Stefan Zweig

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.

Filli i padukshem

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Këtë klasik bashkëkohor të hareshëm e kanë lexuar njerëz nga të gjitha moshat, lexues të panumërt kanë gjetur tek ai qetësi e shërim, duke ua lehtësuar ankthin e ndarjes, vetminë dhe humbjen. Ata kanë ndier lidhjet e pashkëputshme që ekzistojnë midis njerëzve.

Menaxhimi i vetvetes – Drucker

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Libri përmban dy artikuj klasikë nga Harvard Business Review të cilët na tregojnë çelësin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët.

Pergatitemi per provimin e vleresimit te njohurive te arsimit fillor – Vanaf 5

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Ky nuk është thjesht një libër ushtrimesh. Është ura mes dijes dhe vetëbesimit të fëmijës.  “Përgatitemi për provimin e vlerësimit të njohurive – VANAF 5” i përgatitur nga shtëpia botuese Redona, është krijuar që fëmija të mos ndiejë frikë nga testimi, por kënaqësi nga përparimi.

Kush e hengri librin e dinozaurit

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Kush e hengri librin e lepurit

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Kush e hengri librin e pandes

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Kush e hengri librin e breshkes

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Vera e zhytjeve

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Babai i Zoes nuk është në shtëpi. Ajo e sheh në fotografi, duke qeshur dhe luajtur tenis, por tani për tani mund ta vizitojë vetëm në një ndërtesë, me muret e lyera me një ngjyrë rozë të shëmtuar. Nganjëherë, babai i Zoes është aq i trishtuar, sa nuk do që ta takojë, por ajo shkon prapëseprapë. Ndërsa pret, Zoe takon Sabinën, e cila e fton të notojnë nëpër botë. Zoe mendon se është e pamundur, por Sabina i thotë: “Një vajzë mund të bëjë gjithçka që dëshiron”. Dhe të dyja zhyten në botë shumë herë atë verë, derisa, më në fund, babai i Zoes kthehet në shtëpi.