Libraria

Po shfaqen 289–312 nga 1170 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Vajza e pirenejve-Living

(0)
1, 500.00 L

Një histori e rrallë rreth luftës dhe betejave të dy motrave në frontin e luftës; një sage mbresëlënëse nga Kristin Hannah që vjen në shqip nga Botimet Living.  Nëse asgjë libër tjetër nuk ju ka bërë të qani, me surprizat dhe kthesat që ky roman mbart, me siguri që do ju ndodhë të përloteni.

Hija e burrave – Xhafer Martini

(0)
1, 000.00 L

Ne vigjilje te 85-vjetorit Xhaferr Martini ka nxjerrë librin Hija e burrave”, roman dhe tregime alegorike nga trevat e zonës së Dibrës. Një jetë e tërë mes librave, mes nxënësve, mes fjalës së matur dhe mendimit të thellë. Një autor që ka ditur të rrëfejë kohën, njeriun dhe dinjitetin me qetësi e forcë. Botimet M&B ka botuar 15 libra të tij.

Martin Iden – Jack London

(0)
1, 700.00 L

Botimet Living sjellin kryeveprën e Jack London-it, atë që shpeshherë është konsideruar si himni i jetës së tij, romanin “Martin Iden”. Ky roman mbetet një klasik i pavdekshëm dhe i fuqishëm për përpjekjet e pareshtura për sukses artistik dhe personal.

Bija e ishullit – Soraya Lane

(0)
1, 250.00 L

Bija e ishullit, pjesë e serisë bestseller “Bijat e Shtëpisë Houp”, është një udhëtim që të çon në ishujt grekë plot diell dhe peizazhe përrallore, ku fshihet një sekret, që vetëm Ela mund ta zbulojë.

Race e keqe

(0)
1, 600.00 L

Me një zë mjeshtëror, Ugo Barbàra sjell një rrëfim të mahnitshëm, duke e skalitur këtë histori me një ritëm të vrullshëm që gëzon elementet e një romani të madh: personazhe thellësisht njerëzore, dashuri dhe fate për t’u përmbysur! Romani Racë e keqe ndjek ngjitjen e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me trazirat e historisë dhe mallkimin që godet ata që nuk mjaftohen me të tashmen e zakonshme.

 

Ajo kerkonte nje hero

(0)
800.00 L

Autori më i dashur i të rinjve, Viktor Canosinaj, rikthehet me një roman të fuqishëm që godet në zemër të sfidave të adoleshencës. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Meriyll”, ky botim i ri trajton hapur krizën e identitetit dhe fenomenin e dhunës mes moshatarëve. Një libër shqip i domosdoshëm për çdo adoleshent që kërkon të gjejë rrugën e tij, si dhe për prindërit që duan t’i kuptojnë ata.

Gjejeni këtë rrëfim kurajoz në Leximtari.

Hipnotizuesi

(0)
1, 500.00 L

Nën pseudonimin e famshëm Lars Kepler fshihet një nga debutimet më tronditëse të thrillerit skandinav, tashmë i përkthyer në 37 gjuhë dhe i përshtatur në një film kinematografik të suksesshëm. Ky roman i jashtëzakonshëm, i sjellë mjeshtërisht në shqip nga shtëpia botuese Dituria me përkthimin e I. Shurbani dhe A. Kënga, hapet me një masakër brutale në Stokholm. Me një strukturë të përsosur ku suspansa dhe ankthi rriten në çdo faqe, ky është një libër që do t’ju mbajë të gozhduar pas çdo rreshti. Gjejeni këtë fenomen global të krimit në Leximtari.

Syte e Monës

(0)
1, 500.00 L

Një fenomen mbarëbotëror editorial që gërshëton mjeshtërisht letërsinë me historinë e artit. Kur një dhjetëvjeçare rrezikon të humbasë shikimin përgjithmonë, gjyshi i saj i zbulon 52 kryeveprat më të mëdha të njerëzimit në muzetë e Parisit. Një libër shqip thellësisht prekës për fuqinë shëruese të së bukurës, shkruar nga historiani Thomas Schlesser.

Zbuloni këtë rrugëtim magjik ekskluzivisht në Leximtari.

Gjera te vogla si keto

(0)
900.00 L

Një sukses i madh ndërkombëtar, një histori e pakohë, në gjendje që të ndriçojë ato veprime të vogla që i japin dinjitet një jete të tërë.

Sekreti i fundit – Dan Brown

(0)
2, 000.00 L

Shkrimtari numër një i trillerëve në botë, Dan Brown, rikthehet me një tjetër aventurë marramendëse të profesorit Robert Langdon. Një kryevepër dinamike, plot të papritura dhe thellësisht provokuese, që rrezikon të përmbysë shekuj të tërë besimesh. I sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dudaj, ky botim është më i kërkuari i momentit kudo në botë.

Siguroni kopjen tuaj nga Leximtari para se të shterojnë rezervat.

Shtepia e atit tim

(0)
1, 500.00 L

Ky roman është një sinfoni mbresëlënëse për dashurinë, besimin, guximin dhe vetmo-himin, dhe të qënit human në rrethanat e dhunës ekstreme.

Zonjusha mbreselenese Kesidi

(0)
1, 400.00 L

Zonjusha e mrekullueshme Kesidi, që i zgjidh të gjitha problemet me qetësi, të sjell në mend Meri Popinsin, arkeologen detektive Amelia Peabadi, madje edhe aventurieren austriake Ida Pfeiffer, e cila ka vizituar Singaporin në shekullin e XIX. Në librin “Zonjusha mbresëlënëse Kesidi”, flokëkuqja Leda Kesidi përballet me fantazmat, mallkimet e vjetra dhe shpirtrat e mbinatyrshëm në Singaporin e viteve 1890, duke dëshmuar guxim dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme. Zbuloni këtë roman magjepsës, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Qielli ska preferenca-Uegen

(0)
1, 500.00 L

Një roman që prek kufijtë e dashurisë, jetës dhe vdekjes. Në këtë histori të thellë njerëzore, Remark na çon përtej romancës, drejt pyetjeve më të ndërlikuara të ekzistencës: çfarë do të thotë të jetosh me të vërtetë, kur koha është e kufizuar? Në qendër është një dashuri që lind në vendin më të papritur, mes dhimbjes dhe shpresës, mes dëshirës për të jetuar dhe dorëzimit përballë fatit. Me stilin e tij të ndjeshëm dhe filozofik, Remark e kthen çdo faqe në një reflektim mbi bukurinë e përkohshme të jetës.