Libraria

Po shfaqen 49–72 nga 1170 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Persosmerite – Vincenzo Latronico

(0)
1, 000.00 L

Vincenzo Latronico rikthehet me një histori të kthjellët dhe të hidhur mbi ëndrrat dhe zhgënjimet, një parabolë mbi jetët tona të rrethuara nga imazhet e rrjeteve sociale dhe kërkimin e një origjinaliteti gjithnjë e më të brishtë dhe të rrallë.

Koha per te vrare

(0)
1, 200.00 L

Koha për të vrarë, romani i vetëm i Ennio Flaianos, u botua më 1947 dhe po atë vit fitoi Çmimin Strega, në edicionin e tij të parë. Në periudhën e pasluftës shkroi skenarë të shumë filmave, duke punuar me Antonionin, Rossellinin, Soldatin dhe gjithashtu Fellinin, i cili në veçanti e përfshiu në kryevepra si “I vitelloni”, “La dolce vita” dhe “Otto e mezzo”.

Teze Julia dhe kalemxhiu

(0)
1, 500.00 L

Dy biografi simetrike që përzihen dhe ndërthuren, duke vënë përballë botën e përgjakshme të Pedro Kamaços me idealet e Marios, një shkrimtari të ri, duke na zhytur kësisoj brenda një kaleidoskopi shumëngjyrësh dhe të parezistueshëm.

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Pertej Lumit – Rosa Liksom

(0)
1, 000.00 L

Atmosfera e vuajtjeve të një populli në eksod, por edhe dhembjet personale të protagonistes, e afrojnë këtë roman me veprën tjetër të autores, Gruaja e kolonelit, e mirëpritur nga lexuesi ynë. Edhe ky ka një mesazh për dhembjet e shkaktuara nga një luftë e gabuar, viktima të së cilës janë, si zakonisht, ata që nuk kanë përgjegjësi për të. Mes tyre, protagonistja e romanit, në prag të rinisë, shkrirë me peizazhin, natyrën dhe botën shtazore të vendit të saj, në përpjekjet për të kuptuar botën dhe universin, në vigjilje të zbulimeve të panjohura shpirtërore që do t’i ofrojë jeta.

Antosia ne pafundesi

(0)
1, 200.00 L

Ky roman i rrallë i letërsisë bashkëkohore polake për fëmijë dhe të rinj, i sjell lexuesve të vegjël disa ngjarjeve pak të njohura të rezistencës dhe betejave të së Polonisë, gjatë luftës kundër nazistëve dhe regjimit sovjetik, ngjarje që sot rikthehen në vëmendje përballë agresionit Rus ndaj Ukrainës.

Shenimet e togerit te flotes Jegor Metaksa

(0)
1, 200.00 L

Shënimet e Jegor Metaksa ruheshin në Bibliotekën Publike të Jerevanit dhe disa pjesë të shkurtëra të tyre u botuan në revistat ruse që kishin të bënin me marrëdhëniet me Ali Pashë Tepelenën por botimi i tyre u ndërpre. Jegor Metaksa është dëshmitari i drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrësi i ngjarjeve të përshkruara prej tij. Njohja e gjuhëve vendase i jepte Metaksaut mundësinë që të dëgjonte dhe të merrte pjesë në të tjerat.

Posedimet – Llucia Ramis

(0)
1, 200.00 L

Kur rritesh do të thotë që nuk ke më një vend se ku mund të kthehesh..? Ky është një rrëfim për dilemat dhe plagët e së shkuarës, një roman që nis me një kthim dhe përfundon me një ulërimë.

Kafsha qe jep shpirt – SB

(0)
800.00 L

“Kafsha që jep shpirt” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933-2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë nga ana e një prej prozatorëve më të njohur dhe vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Mosha e pafajesise

(0)
900.00 L

Ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përcarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror. Historia përqendrohet rreth jetës së një cifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e ciftit të përkryer fillon të lëkundet.

Korrespondentja – Virginia Evans

(0)
1, 200.00 L

Fjala e shkruar mbetet dhe ka fuqinë për të na ndryshuar. Mbi këtë premisë ngrihet romani Korrespondentja, i vlerësuar si një nga romanet më të mira që është shkruar gjatë vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.