Krim dhe Investigim

Po shfaqen 25–32 nga 32 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Madrugada-TN

(0)
1, 300.00 L

“Madrugada” është një roman kriminalistik intrigues nga Jan Mehlum, që ndërthur misterin, tensionin dhe analizën psikologjike duke ekspozuar anën e errët të shoqërisë norvegjeze. Përmes një çështjeje që lidhet me emigracionin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe dhunën ndaj grave, romani sjell një histori të fortë mbi abuzimin, pushtetin dhe padrejtësinë.

Sherbetorja

(1)
1, 200.00 L

Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal, si edhe fitues i çmimit ITW 2023. Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë. Shërbëtorja tashmë mbetet thrilleri më i lexuar i momentit edhe nga lexuesit shqiptarë, duke arritur rekorde absolute shitjesh në 3 vitet e fundit

Harabeli i kuq

(0)
1, 400.00 L

Ish-agjenti i CIA-s, Jason Matthews, e ka jetuar personalisht këtë botë të fshehtë, dhe kjo ndihet në çdo faqe. Spiunazh i niveleve të larta, rrezik i pallogaritshëm, agjentë të dyfishtë dhe udhëkryqe pa fund. Çfarë i duhet më shumë një lexuesi? Një libër shqip që thyen kufijtë mes fiksionit dhe realitetit.

Siguroni këtë roman mbërthyes ekskluzivisht në Leximtari.

Pallati i tradhëtisë

(0)
1, 400.00 L

Historia e famshme e Harabelit të kuq vijon me një rrugëtim mbresëlënës dhe jashtëzakonisht argëtues. E shkruar nga një ish-agjent i brendshëm i CIA-s, kjo kryevepër e spiunazhit vjen me elemente kinematografike që të mbajnë pezull. Një libër shqip plot aksion dhe tradhti, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Gjejeni këtë aventurë drithëruese ekskluzivisht në Leximtari.

Krimbi i mendafshit

(0)
1, 500.00 L

Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.

E bardha qe vret

(0)
1, 800.00 L

Romani më epik i Robert Galbraithit deri më tani, E bardha që vret është një kapitull i ri në historinë mbërthyese të Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit, sërish së bashku në një thriller që të mban frymën pezull.

 

Shtepia e shtrember

(0)
800.00 L

Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.

Dhoma e fluturave

(0)
1, 400.00 L

Dhoma e fluturave, – nje tjeter liber fantastik nga autorja e serise bestseller, Shtate motra. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.