Romance dhe Pasion

Po shfaqen 25–36 nga 36 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Thuame se me dashuron

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Erih Maria Remarku ka treguar shume histori dashurie, por kesaj radhe, ka vendosur qe te rrefeje pjeset me intime nga historia e jetes se tij me te dashuren Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku.

Shkelja e kurores

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Një roman provokues që eksploron me guxim boshllëkun e fshehur pas një jete që, nga jashtë, duket krejtësisht e përkryer. Në qendër të historisë është Linda, një grua 31-vjeçare me një familje të rregullt dhe karrierë të suksesshme në Zvicër, e cila papritur fillon të ndiejë një zbrazëti të pashpjegueshme brenda vetes. Takimi i rastësishëm me një dashuri të vjetër zgjon emocione të harruara dhe e shtyn atë drejt një rruge të rrezikshme, duke e detyruar të përballet me pyetje të vështira mbi lumturinë e vërtetë, pasionin dhe kuptimin e jetës. Zbuloni këtë udhëtim emocional, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Ana Eliot – Persuasion-Living

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.

Nje kafe ne rere te nxehte

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Ky libër zbulon anën e brendshme që fshihet brenda perdes së realitetit. Një jete ndërtuar mbi ëndrrën, dashurinë dhe egoizmin. Aty ku asgjë nuk zgjat përgjithmonë… As lumturia. Dhe, aty ku mbaron ëndrra, fillon realiteti.

Gjethe te kuqe

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 530.00 L.

“Gjethe të kuqe” – një roman rrëqethës që të mban në tension nga fillimi deri në fund, e vendos Paullina Simons-in në radhët e para të shkrimtarëve bashkëkohorë. Në një kampus universitar në New England, trupi i zhveshur i një studenteje të bukur gjendet i ngrirë në një grumbull dëbore. Pse nuk ishte raportuar as si e zhdukur nga miqtë e saj?

Kapelat prej kashte

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

“Kapelat prej kashte” është një roman i ndjerë dhe i ndritshëm mbi rininë, dashurinë dhe forcën e ëndrrave. Historia zhvillohet gjatë tri verave magjike në Atikë dhe rrëfehet nga Katerina, më e vogla e tri motrave, e cila me një imagjinatë të pasur dhe nostalgji tregon përjetimet që ndryshojnë jetën e tyre përgjithmonë. Një rrëfim plot dritë dhe emocione që zbulon misterin e botës femërore dhe bukurinë e brishtë të rritjes. Zbuloni këtë klasik të letërsisë greke, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Polina – TN

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Polina, romani i parë i shkrimtarit të famshëm dhe të pavdekshëm francez, Aleksandër Dyma, është historia prekëse e një konteshe të re, të bukur dhe të pasur, që fati rastësisht e lidh me një burrë që i vjedh pafajësinë dhe e detyron të heqë dorë nga rinia, nga familja, nga atdheu dhe nga identiteti i saj.

Dyzet rregullat e dashurise

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Një histori që nuk lexohet vetëm me sy, por thellësisht me shpirt. Një libër që të bën të reflektosh, të qash, të buzëqeshësh dhe të dashurosh krejtësisht ndryshe. Ky roman është një dhuratë e përkryer për këdo që beson se letërsia ka fuqinë e jashtëzakonshme për të shëruar. Zbuloni këtë kryevepër shpirtërore që do t’ju ndryshojë ritmin e zemrës, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

7 bashkeshortet e Evelin Hygose

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Romani “Shtatë bashkëshortët e Evelin Hygosë” nga Taylor Jenkins Reid tregon historinë mbërthyese të aktores legjendare të Hollivudit, e cila në muzgun e jetës vendos t’i rrëfejë të vërtetën e saj një gazetareje krejtësisht të panjohur. Duke zbuluar sekretet e thella pas shtatë martesave të saj skandaloze, përmes këtij rrëfimi dalin në pah ambicia e pamëshirshme, sakrificat e panumërta dhe dashuria e saj e vërtetë, duke sfiduar përgjithmonë imazhin që publiku kishte krijuar për të. Zbuloni këtë dëshmi magjepsëse dhe thellësisht prekëse, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Kujtimet e tij

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Një tjetër roman emocionues nga autorja bestseller, Colleen Hoover, vjen në gjuhën shqipe nga Botimet Living. “Kujtimet e tij” sjell historinë tronditëse të një nëne të re, e cila kërkon me dëshpërim të ndërtojë një jetë shpresëdhënëse dhe të ribashkohet me vajzën e saj, përtej pengesave dhe gabimeve të së kaluarës. Një dëshmi prekëse për forcën e faljes, rrezikun e dashurisë dhe shërimin e plagëve më të thella. Zbuloni këtë libër që do t’ju rrëmbejë zemrën, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Sekreti i Helenes – Dituria

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Këtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione… Një roman emocionues bashkëkohor… E mbushur me ngjyrën, atmosferën dhe nxehtësinë përvëluese të Qipros së bukur, kjo është një histori prekëse për marrëdhëniet familjare në të gjitha brezat, lidhjet që na mbajnë shtrënguar përmes fijeve ndonjëherë të padukshme dhe për natyrën komplekse të ‘familjes’ në botën moderne…

Marreveshja

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Autorja e romanit Marrëveshja, Elle Kennedy është një autore shumë e shitur e New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. E rritur në rrethinat e Torontos, Ontario, është autore e mbi 40 romaneve e romancave bashkëkohore, tituj që të lënë pa frymë, përfshirë këtu edhe serinë jashtëzakonisht të suksessshme, Jashtë-Kampusit. Marrëveshja është romani i parë i kësaj serie befasuese