Po shfaqen 1–24 nga 106 përfundime gjithsejRenditur sipas popullaritetit

Mamia e Aushvicit

(0)
1, 400.00 L

I frymëzuar nga një histori e jashtëzakonshme njerëzore, ky roman prekës dëshmon luftën e një gruaje për dashurinë dhe shpresën në një kohë errësire të paimagjinueshme.

Kenga e fundit e dashurise

(0)
1, 500.00 L

Nga autorja bestseller e serisë Shtatë motrat, vjen këtë herë një histori dashurie që të prek zemrën, mes botës së rokut të viteve ’60, famës, ëndrrave dhe sekreteve që ndryshojnë gjithçka. “Kënga e fundit e dashurisë” është një roman magjepsës mbi humbjen, shpresën dhe dashurinë që mbetet edhe kur gjithçka tjetër ndryshon. Zbuloni këtë vepër prekëse, e cila del në qarkullim për lexuesit duke nisur nga data 22 korrik 2026, tashmë e disponueshme në Leximtari.

Trendafili i mesnates

(0)
1, 400.00 L

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme. Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë…

Jeta intime

(0)
1, 200.00 L

Si një alienist modern Niccolò Ammaniti i bën një prerje anatomike mendjes së një gruaje, eksploron frikën e saj, obsesionet, dëshirat e parrëfyeshme në një roman që bën tok fantazinë e çartur, realizmin psikologjik, sensin e tragjikes dhe magjinë e paradoksit.

Te henat blu

(0)
1, 000.00 L

Një eksperiment letrar kurioz dhe interesant, diku midis stilit të Bukowskit dhe Céline! Romani debutues “Të hënat blu” është një libër ekspresiv, plot jetë dhe të vërteta, që sjell përvojat dhe aventurat e rinisë mes kaosit shoqëror. Një rrëfim i gjallë për mbijetesën, zbulimin e vetvetes dhe dallgët e jetës në rrugët e Amsterdamit, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Bija e ishullit – Soraya Lane

(0)
1, 250.00 L

Bija e ishullit, pjesë e serisë bestseller “Bijat e Shtëpisë Houp”, është një udhëtim që të çon në ishujt grekë plot diell dhe peizazhe përrallore, ku fshihet një sekret, që vetëm Ela mund ta zbulojë.

Zoti i pyjeve

(0)
1, 400.00 L

Duke hapur fletë pas flete të fshehtat e familjes Van Laar dhe të bashkësisë së punonjësve që jetojnë nën hijen e saj, romani “Zoti i pyjeve” nga Liz Moore e tërheq lexuesin në një dinasti të mbushur me mistere, heshtje dhe mundësi të dyta. I ndërtuar me shumë linja rrëfimi dhe i përkthyer në shqip nga Agim Doksani (botuar nga Bota Shqiptare), ky thriller drithërues ju fton të zbuloni të vërtetat e errëta që fshihen pas dyerve të mbyllura, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Persosmerite – Vincenzo Latronico

(0)
1, 000.00 L

Vincenzo Latronico rikthehet me një histori të kthjellët dhe të hidhur mbi ëndrrat dhe zhgënjimet, një parabolë mbi jetët tona të rrethuara nga imazhet e rrjeteve sociale dhe kërkimin e një origjinaliteti gjithnjë e më të brishtë dhe të rrallë.

Koha per te vrare

(0)
1, 200.00 L

Koha për të vrarë, romani i vetëm i Ennio Flaianos, u botua më 1947 dhe po atë vit fitoi Çmimin Strega, në edicionin e tij të parë. Në periudhën e pasluftës shkroi skenarë të shumë filmave, duke punuar me Antonionin, Rossellinin, Soldatin dhe gjithashtu Fellinin, i cili në veçanti e përfshiu në kryevepra si “I vitelloni”, “La dolce vita” dhe “Otto e mezzo”.