Sipas Kategorisë
Filtro
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Jeta intime
Si një alienist modern Niccolò Ammaniti i bën një prerje anatomike mendjes së një gruaje, eksploron frikën e saj, obsesionet, dëshirat e parrëfyeshme në një roman që bën tok fantazinë e çartur, realizmin psikologjik, sensin e tragjikes dhe magjinë e paradoksit.
Ikanaket
“Ikanakët” nga Mario Desiati është një roman prekës për përkatësinë, pranimin e vetes dhe miqësitë këmbëngulëse të një brezi që ka parë larg për të gjetur vendin e tij në botë. Me një stil poetik dhe herë-herë provokues, Desiati rrëfen format e panumërta të dëshirës së lirë, duke hetuar pa drojë instinktin, trupin dhe përpjekjen njerëzore për të qenë të lumtur. Zbuloni këtë libër magjepsës dhe thellësisht të vërtetë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Shumë jetë akoma
Romani më i ri nga autorja e dashur Viola Ardone, “Shumë jetë akoma”, vjen si një rrëfim thellësisht prekës mbi fuqinë e mrekullueshme të dashurisë dhe takimeve njerëzore që rikthejnë shpresën. Historia e dhjetëvjeçarit ukrainas Kostja, i cili gjen strehë tek një grua e vetmuar në Napoli për t’i shpëtuar luftës, do t’ju mbajë zemrën pezull dhe do t’ju tregojë se çdo fëmijë i lindur në këtë botë është fëmija i të gjithëve. Zbuloni këtë libër emocionues, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Mëndafsh
Romani i jashtëzakonshëm “Mëndafsh” nga Alessandro Baricco, një prej shkrimtarëve italianë më të vlerësuar nga kritika, sjell një histori poetike dhe të paharrueshme. Ndiqni udhëtimet magjepsëse të Hervé Zhonkur mes Europës dhe Japonisë, në një rrëfim delikat mbi dashurinë e heshtur, dëshirën dhe kërkimin e pafundmë emocional. Zbuloni këtë bestseller ndërkombëtar, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Race e keqe
Me një zë mjeshtëror, Ugo Barbàra sjell një rrëfim të mahnitshëm, duke e skalitur këtë histori me një ritëm të vrullshëm që gëzon elementet e një romani të madh: personazhe thellësisht njerëzore, dashuri dhe fate për t’u përmbysur! Romani Racë e keqe ndjek ngjitjen e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me trazirat e historisë dhe mallkimin që godet ata që nuk mjaftohen me të tashmen e zakonshme.
Emri i trendafilit
“Emri i trëndafilit” është romani i parë i Umberto Ekos, mbase edhe njëri nga më të mirat në letërsinë botërore. Pas tij, autori ka botuar romanet “Lavjerrësi i Fukosë”, “Ishulli i një dite më parë” dhe “Baudolino”. Emri i trëndafilit, romani që e bëri të njohur në gjithë botën Umberto Econ, u botua për herë të parë në vitin 1980 dhe tani, pas 32 vjetësh, ai rishfaqet për të tronditur edhe një herë kritikën letrare. Ky botim i ri i Emrit, i rishikuar dhe i plotësuar nga vetë Eco, doli në Itali në janar 2012. Po pse duhej riparë një roman kaq i suksesshëm? “Kryesisht për veten”,- thotë Eco.