Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur
1, 000.00 LKohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist. Ky roman është historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.
Nje nate ne Lisbone
1, 000.00 LNjë histori e mrekullueshme dashurie dhe mbijetese nga pena e pashoq e Erich Maria Remarque, që ka në sfond dhimbjet e thella të shpirtit njerëzor teksa u largohet barbarive naziste. Në këtë rrëfim mjeshtëror, dëshpërimi përballet me shpresën në rripin e fundit të tokës evropiane të papushtuar ende nga lufta. Zbuloni një dëshmi prekëse të sakrificës dhe humanizmit, që do t’ju mbajë mbërthyer deri në fjalën e fundit, ekskluzivisht në Leximtari.
Lavjerresi i Fukoit
1, 800.00 LNuk eshte vetem nje liber. Jane shume libra bashke! Eshte emocionues si çdo thriller (Lavjerresi është një thriller!), i sakte si një ese (Lavjerresi është edhe një ese!), i mrekullueshëm si një libër aventurash, apasionues si një reportazh historik, provokues dhe sarkastik si një pamflet (është edhe pamflet), artistik, intrigues, brilant, i kulturuar, i sofistikuar.
Funeralet jane te rrezikshme
900.00 LKy është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Asgje e re nga fronti i Perendimit
800.00 LI botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore.
Tre shoke-BDI
1, 000.00 LRomani Tre shokë është i shkruar në veten e parë nga personazhi kryesor Robert Lohkamp, ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët me të cilët drejton një dyqan riparimi automobilash në Berlinin e viteve 1920. Në roman trajtohet edhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur e misterioze Pat.
Vrasja ne Orient Ekspres
1, 000.00 LAgatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe mjeshtre e misterit klasik, ndërton te “Vrasje në Orient Ekspres” një nga enigmat më të famshme të letërsisë detektive. I bllokuar nga dëbora në trenin legjendar, Herkul Puaro duhet të zbulojë vrasësin mes një grupi pasagjerësh ku secili duket i pafajshëm, por secili mund të fshehë një sekret.
Dhe nuk mbeti me askush
900.00 LDhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush. Nje roman qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit nga mjeshtrja e romanit te krimit
Portret i paperfunduar
800.00 LPortret i papërfunduar është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
Shtepia e shtrember
800.00 LNë gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.