Autor: Cristina Caboni

Cristina Caboni është shkrimtare e njohur italiane e cila spikat për pasionet e veta në jetën e përditshme. Ajo i është përkushtuar biznesit familjar të mirëmbajtjes dhe rritjes së bletëve, dhe kultivimit të trendafilave.

Për një kohë të gjatë ajo ësahtë marrë edhe me botën e parfumeve dhe kultivimit të esencave të ndryshme. Këto pasione kanë shërbyer për të shkruar edhe romanet e saj të cilët janë kthyer në bestseller në Itali dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Romani që e bëri të njohur në vendin e saj por edhe në botë është Shtegu i parfumeve. Ky roman dhe romane të tjera janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura, Vajza e mjaltit, Parfumi të njeh dhe Dhoma e endëses.

Të gjithë këto libra janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas më të rejave