Po shfaqen 217–240 nga 908 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i ulëti tek i larti
Pepa eshte e mire
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Në këtë libërth të adhurueshëm për të vegjlit, Pepa tregon se sa e sjellshme dhe e dashur mund të jetë! Shfleto faqet e tij me ngjyra për të parë Pepën duke bërë gjëra të mira për shokët dhe familjen e saj, si të ndajë kohën për të parë televizor me Xhorxhin apo të organizojë një festë të bukur çaji me Suzin. Një histori e ngrohtë dhe edukative për fëmijët, tashmë e disponueshme në Leximtari.
Një minutë më parë
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Anna Woltz vjen me një roman të ri dhe thellësisht emocional në shqip, “Një minutë më parë”. Kjo është një histori plot tension ku miqësia, vetmia, lëndimet emocionale dhe privatësia ndërthuren në mënyrë të përsosur. Me personazhe që duket sikur të flasin drejtpërdrejt nga faqet e librit, ky roman trajton betejat e heshtura të adoleshencës dhe fuqinë shëruese të kafshëve. Zbuloni këtë libër të mrekullueshëm, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Kafsha qe jep shpirt – SB
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.“Kafsha që jep shpirt” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933-2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë nga ana e një prej prozatorëve më të njohur dhe vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.
Freshwater – Virginia Woolf
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Me lehtësinë e farsës dhe me një ironi që di njëherësh të ledhatojë e të thumbojë, Woolf-i i shndërron mitet e veta familjare në figura të gjalla, komike dhe të shtrembëruara me dashamirësi, duke na dhënë portretin më lozonjar dhe më të pacipë të botës nga e cila vjen.
Tregime per burra qe jane ende femije
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Proza narrative e Wilms Montt-it përbën horizontin më pak të njohur të veprës së saj, ku, me të njëjtin vrull që përshkon ditarët dhe poezitë e saj, ajo arrin të kapërcejë çdo kufizim të kohës së vet, duke u afirmuar si një nga shkrimtaret kiliane më vezulluese dhe më të pazakonta të fillimshekullit XX.
Sekrete femerore – Robert Arlt
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Sekrete femërore mbledh një seri skicash të mprehta ku Roberto Arlt vëzhgon me ironi, humor dhe satirë marrëdhëniet mes burrave dhe grave.
Gjeografia e kujtimeve – proze poetike
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.“Gjeografia e kujtimeve” është një hartë emocionesh dhe përjetimesh, ku udhëtimi më i rëndësishëm nuk është ai nga një qytet në tjetrin, por ai drejt vetes. Ky botim vjen i kuruar nga enti botues me i ri, Sapere Aude
Aventures e pepes si sirene
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Nje tjeter liber magjik i Pepes vjen ne shqip, ku kesaj radhe personazhi me i dashur per vogelushet deshiron qe te organizoje nje feste te bukur nen uje me miqte e saj. Po cfare ndodh qe kjo feste behet e paharrueshme per Pepen tone dhe qe ajo do te beje nje tjeter feste? Per kete ju ftojme te ndiqni Pepen si sirene deti….
I love rock and roll – Tom Kuka
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Tom Kuka vjen me nje surprize tjeter para lexuesit shqiptar, nje permbledhje me tregime e titulluar I love rock & roll: Dhjetë tregime që, në vend të titujve, kanë këngë dhe një muzikë që nuk resht së luajturi as kur përfundon libri.
Ditari i Gregut 21 – Lufto ose mbathja
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Greg rikthehet me histori të reja! Ditari gazmor i personazhit më çamarrok në botë! Libri i 21-të i autorit më të famshëm në botë Jeff Kinney! Seria më argëtuese e lexuar nga fëmijët, me më shumë se 300 milion kopje të shitura! Kjo seri ka bërë për vete edhe fëmijët më indiferentë ndaj leximit, apo edhe ata që nuk duan të lexojnë. Falë saj edhe ata janë kthyer në lexuesit më të vëmendshëm duke përfituar një kënaqësi dhe argëtim të vecantë.
Shetitje e shkurter ne poezine e sotme italiane 1991 – 2026
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Julian Zhara me këtë libër do t’ju shoqërojë në zbulimin e poezisë bashkëkohore italiane, përmes zërave të saj më të bukur, më befasues dhe më të papritur.
Udhetimi i Olit me ski
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.Një libër për t’u zbuluar, për t’u lexuar së bashku me fëmijët dhe për t’u dashur brez pas brezi. Ky klasik i dashur tashmë është në treg, botuar nga Sapere Aude.
E shkuar e pakryer
Çmimi origjinal qe: 850.00 L.722.50 LÇmimi i tanishëm është: 722.50 L.Një reflektim i thellë dhe i ndjerë mbi të shkuarën, që ndjek fatet e familjes së madhe Hasimja në udhëkryqet e historisë. Ky libër eksploron raportet e ndërlikuara mes ideologjive dhe gjithçka që na bashkon apo na ndan si shqiptarë, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Përmes një rrëfimi plot dhimbje e sinqeritet, Ermal Hasimja na fton në një mision moral: të respektojmë të shkuarën për të kuptuar veten. Një dëshmi e nevojshme mbi kujtesën kolektive, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Cufo dhe bubi kacurel
Çmimi origjinal qe: 850.00 L.722.50 LÇmimi i tanishëm është: 722.50 L.Djali Ninxha 1- Anh Do
Çmimi origjinal qe: 890.00 L.756.50 LÇmimi i tanishëm është: 756.50 L.Kjo ane e parajses
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Lady Sapiens
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit jemi ne. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave? Zbuloni një dëshmi të rrallë shkencore që përmbys klishetë e historisë dhe na fton të rinjohim origjinën tonë. Ky hulumtim tronditës dhe revolucionar u kthen grave parahistorike fuqinë dhe vendin që u takon, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Te pandarat
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.E shkruar në vitin 1954 dhe e mbajtur e fshehur për dekada të tëra, kjo vepër e jashtëzakonshme e Simone de Beauvoir konsiderohet sot një zbulim i madh letrar. Një dorëshkrim intim dhe autobiografik që zbulon rrënjët e formimit të një prej figurave më themelore në historinë e emancipimit të gruas. Përmes një rrëfimi të ndjerë mbi miqësinë pasionante dhe rebelimin rinor, autorja na tregon rrugëtimin e vështirë drejt lirisë dhe mbijetesës në një shoqëri mbytëse. Zbuloni këtë thesar të fshehur të letërsisë franceze, ekskluzivisht në Leximtari.
Identiteti – Milan Kundera
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman – një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
Misteri i mjellmes
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të gjithë të pasionuarit pas rrëfimit të tij, kësaj radhe duke eksploruar zhanrin e misterit. Përmes kësaj vepre, autori hedh sërish një vështrim kritik mbi “karikaturën” e demokracisë në vendin tonë. Mungesa e drejtësisë, zhdukja e fakteve dhe jetët paralele të shtetarëve që nuk mbajnë përgjegjësi, ndërthuren mjeshtërisht në faqet e këtij libri. Një thriller psikologjik dhe shoqëror që nuk duhet humbur, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Dreri i trotuareve
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.“Dreri i trotuareve” është romani më i njohur i Diana Çulit, i cili prej më shumë se dy dekadash vazhdon të ribotohet dhe të mbetet i kërkuar nga lexuesit. Historia rrëqethëse e Fredit dhe e Verës—historia e brezit të viteve ’70—vjen po aq e gjallë dhe jetësore, por tashmë nën optikën e reflektimit mbi një periudhë të kaluar. Dashuri, paragjykime, vuajtje dhe shpresë ndërthuren në këtë vepër që sfidoi kohën. Zbuloni këtë shtyllë të letërsisë moderne shqipe, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Ne te dy dhe dashuria
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Sublimes, të zjarrtës, të ftohtës, të ndrojturës, të bukurës, të nevojshmes, dashurisë. Çdo fjalë për të, por nuk është mjaftueshëm ta përshkruajm. Sa shkruajmë për dashurinë, e sa dashuri brenda vetes kemi?
Gersheti
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.“Gërsheti” është një roman prekës që ndërthur mjeshtërisht historitë e tri grave nga vende dhe kultura krejtësisht të ndryshme. Edhe pse jetët e tyre duken të largëta në gjeografi, ato lidhen fort nga e njëjta forcë: guximi për të ndryshuar fatin dhe vullneti për të luftuar për dinjitetin e tyre. Një histori frymëzuese mbi qëndrueshmërinë, shpresën dhe lidhjet e padukshme që bashkojnë njerëzit në mbarë botën. Zbuloni këtë himn për lirinë femërore, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Dhe nuk mbeti me askush
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush. Nje roman qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit nga mjeshtrja e romanit te krimit