Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870
1, 500.00 LGuillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.
Cifti francez
1, 500.00 LCifti francez është një roman i fuqishëm për çmimin e pushtetit, brishtësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe betejat e padukshme të kohës sonë. Sepse luftërat më të mëdha nuk zhvillohen gjithmonë në fushën e betejës, por në korridoret e politikës, në gjykata, në media dhe në ndërgjegjen e secilit.
Trendafili i mesnates
1, 400.00 LNë harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme. Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë…
Vrasje ne shtepine Flit-BDI
1, 400.00 LNjë zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi…
Vizitorja e pasqyres 2 – Te zhdukurit e dritehenes
1, 400.00 LVëllimi i dytë i serisë fantastike bestseller ndërkombëtar, “Vizitorja e pasqyrës”, vjen më në fund në shqip me “Të zhdukurit e Dritëhënës”! Fitues i çmimit Prix Albertine Jeunesse në vitin 2021, ky libër ju fton të ndiqni aventurat e reja të Ofelisë në Arkën e ngrirë të Polit, mes iluzioneve magjike, intrigave të rrezikshme dhe një dashurie të papritur. Zbuloni këtë kryevepër të fantazisë, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Perandoresha e Pjetrit – Vellimi 1
1, 500.00 LZbuloni historinë e vërtetë dhe tronditëse të Katerinës I me “Perandoresha e Pjetrit – vëllimi 1”. Ky roman shpalos përplasjen mes kulturave lindore dhe perëndimore brenda një martese toksike, dhunën, varësinë dhe luftën e pamëshirshme për pushtet. Një rrëfim i thellë për jetën e një gruaje me identitet të copëtuar, por të aftë të ringrihet gjithmonë, e cila i mbijetoi skllavërisë për t’u bërë perandoresha e parë ruse. Një vepër e jashtëzakonshme, tashmë e disponueshme në Leximtari.
I ringjalluri
1, 500.00 LMjeshtri i thrillerit nordik, Lars Kepler, rikthehet me një tjetër roman drithërues që do t’ju lërë pa frymë. “I ringjalluri” sjell sërish detektivin e famshëm Jona Lina dhe Saga Bauer në një garë të rrezikshme me kohën kundër një vrasësi të pamëshirshëm, i cili po eliminon kriminelët më të rrezikshëm të Europës. Një histori tronditëse ku e kaluara refuzon të qëndrojë e varrosur, plot mister, hakmarrje dhe tension psikologjik, tashmë e disponueshme në Leximtari.
Mrekullia e madhe – Viola Ardone
1, 200.00 LProza intensive, origjinale, plot muzikalitet e Viola Ardones na tregon se dashuria e të tjerëve nuk varet kurrë vetëm nga ne. Ky është misteri, por edhe mrekullia e dashurisë. Ky libër vjen me përkthimin e Agim Doksanit dhe hidhet në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria
Race e keqe
1, 600.00 LMe një zë mjeshtëror, Ugo Barbàra sjell një rrëfim të mahnitshëm, duke e skalitur këtë histori me një ritëm të vrullshëm që gëzon elementet e një romani të madh: personazhe thellësisht njerëzore, dashuri dhe fate për t’u përmbysur! Romani Racë e keqe ndjek ngjitjen e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me trazirat e historisë dhe mallkimin që godet ata që nuk mjaftohen me të tashmen e zakonshme.
Kristali dhe beteja me emoxhet
1, 200.00 LSeria e Kristalit e autores Albana Nexhipi Lekaj vijon me vellimin e dyte; nje liber i pazakonte per femije te cilet do te lene menjane smartphonet dhe do te merren me libra nese do te kene durimin per te lexuar vetem 10 faqet e para… Dhe do ta duan me shume gjuhen shqipe…
Dashuri qesharake
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 080.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 080.00 L.Në këtë përmbledhje magjepsëse tregimesh, Milan Kundera shfaqet edhe një herë si mjeshtër i pamohueshëm i iluzioneve dhe surprizave më elegante të rrëfimtarisë. Të shkruara gjatë asaj që autori e përshkruan si periudhën më të lumtur të jetës së tij, këto tregime eksplorojnë dashurinë, lojërat e joshjes dhe mistifikimin me një humor të rafinuar, djallëzor e të mençur. Një vepër që e kthen lojën e ndjenjave në një spektakël të vërtetë letrar, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Ne orbite
1, 000.00 LKy libër është për ata që dikur i kthenin shishet në anije kozmike magjike, për ata që shohin penelatat e William Turnerit në peizazhet e përmbytura nga drita, për ata që pluskojnë e vërtiten në thellësitë e një ëndrre dhe për ata që kanë kuptuar se ne ekzistojmë në një lulëzim të përkohshëm jete e dijeje – një shpërthim veror, i shkurtër sa një rrahje qepallash.
Superspiunet e shekullit
1, 250.00 LKnoppi ka pasur “fatin” të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë, pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor.
Ekzekutuesi
1, 500.00 LNga dyshja e autorëve të bestsellerit “Hipnotizuesi” vjen një tjetër triller tronditës me protagonist detektivin e palodhur finlandez, Jona Lina. Një udhëtim shastisës dhe thellësisht shqetësues në thellësitë e maktheve tona më të errëta. Kur dukjet janë vetëm një vel mashtrues dhe kufijtë mes realitetit e iluzionit fshihen, lexuesi tërhiqet në një vorbull hetimesh të pashpjegueshme ku asgjë nuk është siç duket. Zbuloni këtë enigmë të jashtëzakonshme kriminale skandinave që do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës, ekskluzivisht në Leximtari.
Shtate motrat
1, 400.00 LNjihuni me nje nga historite me mbreselenese te letersise bashkekohore, e cila shenon siparin e nje sage me 8 vellime. Lucinda Riley me serine Shtate motrat ka shenuar rekorde ne mbare boten por, edhe mes lexuesve shqiptare. Ky eshte vellimi i pare, qe mban te njejtin emer me kete seri te paharrueshme, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria