Review nga Bill Gates rreth librit Gjak i keq të autorit John Carreyrou: Historia e skandalit të Theranos është thuajse e çmendur për tu besuar. Libri është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Botart
Bill GATES
Unë nuk lexoj shumë libra tundues. Shpesh e gjej veten të pazot për ta refuzuar një libër – por ato janë lloje librash që i mbajnë njerëzit të lidhur pas karrigevetë tyre. Megjithatë, kohët e fundit e gjeta veten duke lexuar një libër aq imponues, sa nuk mund t’i largohesha.
“Gjak i keq: Sekretet dhe gënjeshtrat e një Start-up në Silicon Valley” nga John Carreyrou merret në mënyrë të imtësishme me ngritjen dhe rënien e Theranos-it. Nëse nuk jeni të njohur tashmë me historinë e Theranos, këtu është një version i përmbledhur: Kompania premtoi se do t’ju japë menjëherë një pamje të plotë të shëndetit tuaj duke përdorur vetëm një sasi të vogël gjaku. Elizabeth Holmes e themeloi atë që kur ishte vetëm 19 vjeçe, dhe të dy; ajo dhe Theranos u bënë shumë shpejt dashnorët e Silicon Valley. Ajo dilte shpesh në Fjalimet TED dhe doli në kopertinat e Forbes dhe Fortune.
Deri në vitin 2013 Theranos ishte vlerësuar afro 10 miliardë dollarë, dhe madje ishte partner me Walgreens për të zhvilluar analizat e gjakut në rrjetin e tij në të gjithë vendin. Po cili ishte problemi? Teknologjia e tyre nuk funksionoi kurrë. Asnjëherë nuk iu afrua punës. Por, Holmes ishte aq e zonja në shitjen e vizionit të saj saqë ajo nuk kishte të ndalur derisa pacientët e vërtetë po përdornin “testet” e kompanisë për të marrë vendime për shëndetin e tyre. Ajo dhe ish-partneri i saj i biznesit tani po përballen me akuza për mashtrim dhe Theranos u mbyll zyrtarisht në gusht (2018, – shënim i përkthyesit).
Publiku nuk dinte për mashtrimin e Theranos derisa John Carreyrou e zbuloi historinë si reporter i Wall Street Journal. Për shkak se ai ishte aq i bindur për të ndaluar aktivitetin e kompanisë, libri “Gjak i keq” të ofron një pamje të jashtëzakonshme nga brenda.
Disa nga detajet që ai ndan me ne janë të çmendura, – e them këtë në mungesë të një fjale tjetër më të mirë. Holmes do të ftonte investitorët për të parë laboratorin; që ata të mund të testonin gjakun e tyre në një pajisje të Theranos. Pajisja ishte programuar të tregojë një shirit që ecën ngadaltë, kur në vend të tij doli një mesazh i gabuar. Teksa rezultatet nuk u shfaqen menjëherë, Holmes i ktheu investitorët mbrapsht dhe iu premtoi se do t’i informonte mbi rezultatet.
Sapo u larguan, një punonjës do të hiqte mostrën e gjakut nga pajisja dhe do ta transferonte atë në një laborator të zakonshëm analizash gjaku. Investitorëve të saj iu testua gjaku i tyre nga të njëjtat pajisje që ishin në dispozicion në çdo laborator tjetër në vend, dhe ata nuk kishin asnjë ide se çfarë po ndodhte.
Silicon Valley ka shumë për të mësuar prej belasë Theranos. Si fillim, një kompani ka nevojë që të ketë ekspertët përkatës në bordin e drejtorëve të saj. Bordi i Theranos kishte disa goditje të rënda, – përfshirë përbërjen e tij me disa ish-sekretarë Shteti dhe senatorë, – por gjatë gjithë ekzistencës së kompanisë, asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë ekspertizë në diagnostikim. Nëse do të kishin, ata mund të kishin vënë re sinjalin e kuq shumë më shpejt.
Teknologjia shëndetësore kërkon një qasje të ndryshme nga llojet e tjera të teknologjisë, sepse vihet në diskutim jeta e njeriut. Carreyrou shkruan shumë për mënyrën sesi Holmes e kishte idhull Steve Jobs dhe gatishmërinë e tij për të bërë kompromis për vizionin e tij. Kjo qasje është në rregull kur flitet për përdorimin e elektronikës: – nëse një telefon i ri nuk funksionon, ashtu siç është premtuar, askush nuk lëndohet; – por një gjë e tillë është e papranueshme për një kompani pajisjesh mjekësore. Holmes shtyu një vizion mbi atë që mund të ishte Theranos, jo për atë që ishte në të vërtetë, dhe si rezultat, e pësuan njerëzit.
Libri “Gjak i keq” është gjithashtu një përrallë paralajmëruese për virtytet e famës. Në sipërfaqe, Holmes ishte gjithçka që Silicon Valley pëlqen tek një Drejtor Ekzekutiv: karizmatike dhe bindëse, me një histori personale të paharrueshme, e bërë për profilet e revistave. Në vetvete, këtu nuk ka asgjë të keqe. Një CEO rock star mund të jetë një ndihmë e madhe për fillimin e një sipërmarrje. Por, nuk mund ta lejoni që fama të bëhet gjëja më e rëndësishme.
Theranos është në rastin më të keq, skenari se çfarë ndodh kur një CEO i jep përparësi, mbi të gjitha, trashëgimisë personale – por shpresoj që njerëzit të mos e përdorin atë si një justifikim për të fshirë vajzë tjetër me një ide të madhe. Unë gjithashtu nuk dua që libri “Gjak i keq” t’i trembë njerëzit, duke i mbajtur larg diagnostikimit. Theranos shkoi jashtëzakonisht larg pa siguruar standardet e cilësisë. Industria është e mirë-rregulluar në shkallën më të lartë, dhe kompanitë e reja diagnostikuese i nënshtrohet një testi rigoroz.
Libri “Gjak i keq” ngre disa çështje serioze të natyrës etike, por ai është përfundimisht një thriller me një fund tragjik. Ai është i këndshëm për tu lexuar, me plot detaje të çuditshme që do t’ju bëjnë të gulçoni me zë të lartë. Historia konsiderohet pothuajse shumë qesharake për të qenë e vërtetë (nuk është çudi që tashmë Hollywood po planifikon ta bëjë atë një film). Unë mendoj se është libri i përsosur për të lexuar këtë dimër para oxhakut.
Materiali është përgatitur nga Leximtari.al. Ai nuk mund të përdoret pa cituar burimin.
Librin “Gjak i keq” të John Carreyrou e gjeni online tek Bukinist.al
TË DHËNAT E LIBRIT
Titulli: Gjak i keq
Autori: John Carreyrou
Përkthyes: Ino Gramozi
Shtëpia Botuese: Botart
ISBN: 9789928286734
Fletët 368