Po shfaqen 769–792 nga 908 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i larti tek i ulëti

Une i dua klasiket – Piter Pani

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Kjo histori vjen e rrëfyer në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe poetike dhe aktivitete kreative, si pikturim i skenave, ndërtim hartash të ishullit, ose shkrime të reja me titull “Çfarë do të bëja në Kurrkund?”

Une i dua klasiket – Ditari i Ana Frankut

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

I ardhur tashmë në një version më të thjeshtë, me mjete lehtësuese për leximin dhe ilustrime të mrekullueshme, do t’i bëjë të mendojnë të gjithë fëmijët që do ta lexojnë.

Une i dua klasiket – Pinoku

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Libri përfshin edhe lojëra dhe aktivitete argëtuese që ndihmojnë në përforcimin e kuptimit të tekstit. Një klasik i letërsisë për fëmijë, me ilustrime të mrekullueshme, që do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët.

Une i dua klasiket – Libri i xhungles

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Për të gjithë ata që i duan aventurat, “Libri i xhunglës” i shkrimtarit Rudyard Kipling është një vepër magjepsëse, që duhet lexuar të paktën një herë në jetë.

Gol 8 Mberriti kapiteni i ri

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin! Është ora pesë e pasdites së një dite tetori. Kampionati fillon së shpejti dhe tashmë ka ardhur çasti për të marrë një vendim: ta pranojnë Lorisin në skuadër apo jo? Qendërsulmuesi i Akademisë Blu, në të vërtetë, dëshiron të veshë fanellën e Qeposhave, por djemtë e Shampinjonit nuk mendojnë të gjithë njësoj…

Djali qe e sheh boten me gishta

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Cte besh kur ankohesh se tepermi

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit dhe vogëlushët.

C’te besh kur ndihesh teper i druajtur

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Nga seria Cte besh e hartuar nga psikologe amerikane ne bashkepunim me mesues dhe prinder, trajtohen rastet per edukimin e femijeve qe shfaqin shenjat te ankthit social dhe te veshtiresive te nderveprimit me bashkemoshataret e tyre. Permes shembujve dhe keshillave te eksperteve ky liber u vjen ne ndihme edhe femijeve edhe prinderve per kapercimin e situatave te nderlikuara psikologjike.

C’te besh kur shqetesohesh shume

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive – sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.

C’te besh kur te nguliten veset e keqija

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.

C’te besh kur nuk do te rrish vetem

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk do të ndahesh nga prindërit i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që shoqërojnë ankthin e ndarjes, duke përdorur strategji dhe teknika të bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër vetëndihmës interaktiv është burim gjithëpërfshirës për edukimin, për motivimin dhe për fuqizimin e fëmijëve për të kapërcyer ankthin e ndarjes – në mënyrë që të bëhen pilotë me besim te vetja të balonave të tyre me ajër të ngrohtë!

Nje grua e re e bukur

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Ëieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshirës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është dhimbja, nëse ne mund ta kuptojmë, pa e provuar më parë në lëkurën tonë.

Perjetime – Platin Rrapi

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Poezitë e Platin Rrapit mbartin një shpirt të ndjeshëm, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, me një frymë lirike që lind natyrshëm nga përvoja jetësore, malli, dashuria për Zotin, për nënën, për atdheun dhe për njeriun. Ai shkruan me zemër, pa pretendime të mëdha formale, por me dëshirën për të shprehur atë që ndien. Kjo i jep poezive një ton njerëzor e prekës, shpeshherë të njohur për lexuesin, si një rrëfim që mund ta ketë përjetuar secili.

Koha e Lojes–Prit dhe ngjit–Liber aktivitetesh per femije

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Dy ketrat dhe lajthite e humbura

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Medea – Albas

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Kryevepra e letërsisë antike greke, “Medea” e Euripidit, vjen tashmë në një përkthim të ri dhe të përmirësuar në gjuhën shqipe drejtpërdrejt nga greqishtja, përmes punës së vyer të Sokol Çungës. E sjellë nga shtëpia botuese Albas, kjo tragjedi e pavdekshme rrëfen historinë tronditëse të tradhtisë, hakmarrjes dhe të drejtave të nëpërkëmbura të një gruaje. Një klithmë për barazi që vazhdon të kumbojë fuqishëm edhe në shoqëritë moderne, tashmë e disponueshme në Leximtari.

Gol – Nje zgjedhje e rendesishme

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin vijojne me serine e Luigi Garlandos. Tashme, vjen ne shqip edhe libri i shtate i kesaj serie te suksesshme per te gjithe femijet qe pelqejne futbollin

Murrosh Pushi dembelushi

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Një botë e vogël plot aventura, miqësi dhe mësime zemre! Sot duam t’ju prezantojmë një libër ndryshe për fëmijë “Murrosh Pushi Dembelushi” nga Adelina R. Mamaqi. Një histori që të tërheq me butësinë e personazheve dhe magjinë e natyrës.

Udhetimi i parvanes

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

“Udhëtimi i Parvanës” është vazhdimi prekës i historisë tronditëse të një vajze të re kurajoze, e cila përballet me pasojat e shkatërrimit dhe luftës. Pasi largohet nga shtëpia e saj midis rrënojave të fshatrave të braktisura, Parvana ndjek një zë të mekur mes heshtjes së frikshme, vetëm për të bërë një zbulim që do t’i ndryshojë përsëri rrjedhën e udhëtimit. Një histori e fuqishme mbi shpresën, mbijetesën, guximin dhe humanizmin në kushtet më të vështira, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Martin Camaj mes te veteve dhe te tjereve

(1)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Profesori Ymer Ciraku vjen me nje kendveshtrim dhe nje lexim ndryshe te vepres se Martin Camaj, i vleresuar si nje nga penat me te spikatura te letrave shqipe. Ky studim sherben si nje kod per leximin e vepres se Camajt dhe raportin qe ajo ndertoi dhe nderton ne kohe dhe hapesira te ndryshme

Vdekja e kukulles

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Vdekja e kukulles eshte nje permbledhje me tregime e shkruar nga Liza Brozi, e cila eshte vleresuar paraprakisht nga nje juri e ngritur nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit mes prurjeve me te mira per tu financuar nga krijimtaria e te rinjeve. Permes ketij vellimi autorja sjell kendveshtrimin dhe brishtesine per te rrefyer boten permes teknikave kinematografike, zellshmerise ne levrimin e shqipes dhe aftesive narrative per te sendertuar lenden

Fjalet e fundit te Shehrazades

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Fjalët e Fundit të Shehrazades është shkruar për të gjitha gratë në Turqi që i janë nënshtruar dhunës dhe shtypjes.

Udhetim ne fund te jetes

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Proza rrëqethëse nga Ëzly rrëfen një pelegrinazh letrar të frymëzuar nga një jetë leximi. Ne ndjekim një shkrimtare të paidentifikuar, ndërsa udhëton për të parë qytetet dhe varret e tre shkrimtarëve që e kanë ndikuar: Kafkës, Italo Svevos dhe, më e rëndësishmja, Çezare Pavezes, me të cilin ajo (pothuajse) ndan të njëjtën ditëlindje.

Ballo me maska ose shakaja e fundit

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Mjeshtri i prozës shqipe, Fatos Kongoli, rikthehet me një roman satirik dhe thellësisht personal. Protagonisti, një alter-ego i autorit, udhëton drejt vendit “Askund” për të marrë pjesë në një ballo që demaskon hipokrizinë e shoqërisë moderne. Një meditim mbi pleqërinë, kujtesën dhe “shakanë” e fundit të jetës.